Shkencëtarët zbuluan se të gjithë ata të cilët përdorin tastierë QWERTY reagojnë shumë pozitivisht në fjalët të cilat shkruhen me dorën e djathtë!
Kështu për shembull, duke shtypur frazën/grimasën e njohur “LOL”, ndihemi shumë mirë!
Përkundrazi, shkencëtarët pohojnë se fjalët të cilat, germat e tyre ndodhen të mbledhura në të majtë të tastierës, na shkaktojnë ndjenja negative.
Si shembull ata na japin fjalën “tax” që do të thotë… tatim!
Edhe pse deri më tani nuk ka një shpjegim të mirëfilltë për fenomenin QWERTY, shkencëtarët e njohur (ata të cilët kryen studimin mbi këtë fenomen) besojnë se vjen nga fakti së për pjesën dërrmuese të njerëzve është më e lehtë përdorimi i dorës së djathtë, në kundërshtim me dorën e majtë për të shtypur tastierën.