Candeleda, fshat spanjoll që po pëson shterim popullesie, ka organizuar një festë për 68 gra, me synim lidhjen me burrat beqarë të zonësNjë shoqatë kompani organizimi takimesh midis çiftesh po përpiqet për të ngadalësuar shterimin e popullsisë nga fshatrat kryesorë të vendit, duke u çuar beqarëve gra të vetmuara nga Madridi. Candeleda, një fshat prej rreth 6000 vetësh në buzën e lumit Lobera, ka organizuar një festë fundjave, për të mirëpritur 68 gra, me synimin për t’u njohur dhe pse jo, për t’u lidhur me burrat beqarë të zonës.Të dhënat historike e tregojnë Candeledan të banuar prej 5.000 vjetësh, ndërkohë që një banor aktual, Jose Miguel 67-vjeçar është shprehur se urren të shohë zvogëlimin që po pëson popullsia e saj, pas një historie të tillë të gjatë. Si përfundim, në Candeleda, gratë e ardhura dhe burrat beqarë të zonës kërcyen, flirtuan, duke marrë në konsideratë edhe perspektivat e tyre. Blanca Fernandez, 52- vjeçare, e cila punon shitëse në Madrid, ka deklaruar se ishte e tërhequr nga ideja e një dite ndryshe dhe një shansi për romancë: “E di që është e vështirë të gjesh dashurinë e jetës, por disa nga këto takime, kanë përfunduar shpesh në martesa”
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy