Quhet Denise Milani dhe populli i internetit e ka zgjedhur si “gjoks më i bukur i 'web'-it”. Përmasat e saj janë 100-50-86 dhe ndryshe nga sa mund të mendojnë femrat ziliqare, gjoksi i saj është krejt natyral. Denise ka lindur në vitin 1984 në Çeki, por suksesi i saj ka ardhur në SHBA, ku trupi i saj i mahnitshëm s’ka kaluar pa u vënë re.
Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës, aq sa kanë bindur popullin e internetit për ta zgjedhur si dekolteja më e bukur. Sidoqoftë Denise, ndryshe nga shumë kolege të saj, nuk ka pozuar kurrë nudo, por gjithmonë paksa e mbuluar, duke ia lënë imagjinatës pjesën tjetër.