Rreth 400 banorë të fshatit Pishkash të Komunës Qukes në Librazhdit, prej dy javësh kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e vjedhjes se transformatorit.
Ndonëse kanë trokitur shumë herë në dyert e CEZ Shpërndarjes për zëvendësimin e tij, kjo e fundit nuk u është përgjigjur kërkesës së tyre. Si pasojë e neglizhencës së CEZ-it banorët e zonës janë hedhur në një protestë paqësore duke paralajmëruar edhe bllokimin e rrugës kombëtare nëse kompania vazhdon të heshtë. Ata pretendojnë se CEZ vijon të shkelë kontratat me konsumatorin, duke u dërguar një shkrese në çdo familje, sipas të cilës thuhet që duhet të paguajnë nga 3000 mijë lekë për të blerë vaj për transformatorin e ri që pritet do t'u vihet në shërbim, në të kundërt do të qëndrojnë në errësirë.
Deputeti i zonës së Partisë Socialiste Taulant Balla i pranishëm në këtë protestë i ka bërë thirrje CEZ Shërndarjes, Ministrisë së Linjës dhe ERE-s që të marrë masat për normalizimin e situatës pasi në të kundërt banorët do të përshkallëzojnë protestat në mënyrë të pandërprerë deri në zgjidhjen e problemit.
Ndërkaq situata në Pishkash vijon të mbetet e rënduar sidomos për bizneset të cilat kanë pësuar mjaft dëme financiare. Edhe pse banorët pretendojnë që janë pagues të rregullt të energjisë elektrike deri në masën 120%, ata janë të destinuar të vuajnë errësirën.
tch