Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit mund të kthehet në një uzinë që do të asgjesojë edhe municione të tjera të rajonit, nëse qeveria shqiptare bie dokrod me palët e interesuara.
Kjo ide u hodh nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, përfaqësuesve të NAMSA-s, si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Elbasan, gjatë një vizite pune që zhvilluan në këtë uzinë në kuadrin e seminarit të pestë të Iniciativës Rajonale për Reduktimin e Stoqeve.
Përfaqësuesi i NAMSA-s, Dave Nautrov, nga Luksemburgu, gjatë vizitës së tij u shpreh se uzina e lëndëve plasësë në Mjekës është një aset i rëndësishëm dhe me eksperiencën që ajo ka fituar, mund të shfrytëzohet dhe në marrjen e një vendimi të tillë duhet të vendosë politika.
Zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia është shprehur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 do të përfundojë asgjesimi i të gjitha municioneve të tepërta dhe brenda shtatorit të këtij viti do të përfundojë demontimi i municioneve në poligone, për të vijuar më pas me demontimin në uzinat ushtarake.
Gjithashtu, ai ka shtuar se ministria, në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare, do të nisë pastrimin e zonave të kontaminuara nga stoqet e municioneve të tepërta.
tch