Ajo u thotë jo operacioneve plastike dhe botoksit. “E respektoj zgjedhjen e të tjerave për operacione plastike, por për vete preferoj rrudhat”, thotë Monika Beluçi.47-vjeçarja që ka bërë krenare italianët duket se është kundër bisturisë si armë për të luftuar plakjen, madje e cilëson si të dëmshme për një aktore.“Bëj vetëm një trajtim me vitamina. Nuk më pëlqen ideja e ndërhyrjes në fytyrë. Sinqerisht mendoj se është diçka e rrezikshme për një aktore”.
Por ylli i filmit “Malena” nuk ka frikë nga vitet që kalojnë, madje as nga menopauza. “Jam mendërisht gati dhe nuk kam aspak frikë. Mendoj se do t’u drejtohem alternativave që ofron mjekësia”, thotë Beluçi.
Madje 47-vjeçarja simbol i bukurisë femërore mesdhetare shkon më tej kur deklaron që ndihet e lumtur sepse me kalimin e moshës bie edhe nevoja e femrës për të joshur. “Po, është një çlirim. Bëhesh më ironike dhe e largët, provon më në fund pak dhembshuri për veten”, thotë ajo.
Shekulli