Pesëdhjetë banorë të qytetit të vogël francezë të Pontivi-së (Pontivy) u mblodhën të mërkurën në mbrëmje në oborrin e nën-prefekturës për të protestuar kundër largimit me forcë të një familjeje shqiptare njofton e përditshmja provinciale franceze “Ouest-France”.
Kjo familje përbëhet nga çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijë.
Sikurse njofton gazeta vendore, Zyra franceze për mbrojtjen e personave pa shtetësi (Office français de protection des apatrides) i refuzoi statusin e azilkërkuesit kësaj familjeje shqiptare.
Familja detyrohej të largohen nga Franca qysh në muajin gusht 2012.
Që nga shkurti 2013 është nën arrest shtëpiak.
Pesëdhjetë simpatizantë
Të mërkurën në orën 06:00, familja u arrestua nga xhandarmëria dhe u dërgua në Ruasi (Roissy) para një largimi të mundshëm me avion në Shqipëri.
Në mbrëmjen e 13 marsit, rreth pesëdhjetë simpatizantësh u mblodhën në oborrin e nënprefekturës për të denoncuar këtë veprim që ata mendojnë se është i padrejtë.
Pontivia është bashki, qendër administrative, që ndodhet në departamentin e Morbianit (Morbihan) e të rajonit të Bretanjës (Bretagne).
Qyteza ka një popullsi prej 13 700 banorësh.