Ju mund të mendoni se partnerja juaj ka një buzëqeshje të bukur por nëse dëshironi të fitoni zemrën e saj duhet ti bëni komplimente për linjat e trupit. Mënyra më e mirë për ti bërë përshtypje pozitive femrës sipas studimeve më të fundit është komplimenti mbi humbjen e peshës.
Pas studimit në të cilin u përfshinë 2 mijë meshkuj dhe femra, gratë rezulton se e kanë kënaqësinë maksimale kur partneri u thotë se duken më të dobëta se sa zakonisht. Ndërsa 43% e vajzave janë obsesive ndaj peshës së tyre, çdo katër në dhjetë prej tyre gëzohen kur marrin komplimente për rënien në peshë.