Edgari, banori i fundit që la të shtunën në mbrëmje shtëpinë e Big Brother, u shpreh në emisionin ‘Fan Club’ se banorët e shtëpisë “nuk treguan vlera”. “Unë mundohesha t’i përcillja mesazhe të rinjve, por më e rëndësishmja ishte të merrja nga ata, nga brezi i ri. Por, kam marrë gjëra negative. Nuk arrita të marr vlera sepse të gjithë hynë në lojë për të mos i treguar vlerat në krahasim me mua dhe më erdhi keq. Graciano për shembull ka më shumë vlera se ç’kam pasur unë në moshën 20-vjeçare, por kishte frikë nga përballja”, u shpreh 52-vjeçari.Më tej ai shtoi se eksperienca e tij në Big Brother ishte e mrekullueshme: “Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, është një format që megjithëse mund ta imagjinosh si është, nuk arrin dot kurrë ta kuptosh pa hyrë aty brenda.”
Në lidhje me konfliktin që ka pasur me Liamin dhe frazën e drejtuar për çamët, Edgari shpjegoi: “I kam thënë tekstualisht Liamit: me këtë që bëre nxorre në pah atë që thonë për origjinën tënde! Këtë e ka shkruar Fan Noli dhe ka shkruar edhe për gjirokastritët, kosovarët etj. Nuk e kam pasur me të keq. Liami më ka ofenduar shumë, por nuk i jam përgjigjur sepse nuk e ulja dot veten aq shumë. Unë nuk mund të shkoja në zhargonin e tij, por i kam thënë që ai nuk ka bërë asgjë në jetën e vet përveçse karagjozllëqeve dhe vulgarizmave. Deri këtu mund të shkoja.”
“Nuk mendoj se kam gabuar. Mbase gabimi është mungesa e strategjisë por ishte mungesë e ndërgjegjshme nga ana ime. Unë isha i njëjti që në fillim, nuk ndryshova”, shtoi Edgari.
Në lidhje me moshën e tij, Edgari pranoi se ka qenë një pengesë e madhe në Big Brother: “Mosha më ka penguar shumë në këtë reality show. Kam qenë gjithmonë nën presionin e moshës sepse sa herë që flisja më thonin “ti je i vjetër”. Unë doja të nxirrja vlerat e të tjerëve dhe doja t’i jepja nga vlerat e mia, por ata në shtëpi nuk e donin këtë dhe nuk më shfrytëzuan.”
tch