Si rrallëherë në Iran, njerëzit e pakënaqur janë ngjitur në makinën e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili po shëtiste në qytetin jugor Bandar-Abas duke iu ankuar për kushtet e jetesës. Një video e rrallë e publikuar në “Youtube” tregonte një burrë plak që i bërtiste Presidentit iranian: “Unë jam pensionist. Jam i uritur” duke u përpjekur të godiste makinën e tij, ndërsa Ahmadinexhad e injoronte duke përshëndetur me dorë pjesën tjetër të turmës, me një buzëqeshje në fytyrë. Ndërsa makina ecte ngadalë mes njerëzve, zëri i pensionistit mbytet nga turma, kur papritur një grua e re me vel hipën mbi makinën e tij. Edhe pse tërhiqet nga këmbët prej rojave të sigurisë, ajo arrin të ulet në makinën e tij dhe të flasë me të. Ndërsa fati i plakut mbetet i paqartë.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy