E dashura e Kennedy u vra nga CIA
Dyshimet e rrethanave të vdekjes së një prej të dashurave të presidentit John F. Kennedy vetëm disa muaj pas vdekjes së tij, kanë krijuar ndër vite teori shumë të dyshimta.
Version i fundit është se Mary Pinchot Meyer, e bërë e njohur për marrëdhënien intime dhe shoqërore që formoi me presidentin e vrarë në një atentat në vitin 1963, u ekzekutua nga CIA, pasi ishte në dijeni të shumë detajeve që nuk duhet të dilnin në dritë.
Në një libër të sapobotuar, është vetë vëllai i Meyer ai që tregon disa detaje të dyshimta, midis të cilëve një fakt të panjohur më parë.
Në një pasazh, Ben Bradlee tregon se të nesërmën e mësimit të vrasjes brutale të së motrës, shkoi në shtëpinë e saj për të marrë ditarin personal të kujtimeve, por për befasinë e tij më të madhe, shtëpia ishte e boshatisur.
James Angleton, drejtori i atëhershëm i CIA-s kishte mbërritur atje përpara tij dhe edhe ai me të njëjtin qëllim, të marrjes së ditarit përpara se ai të binte në duart e gabuara.
Sipas versionit zyrtar, Meyer mbeti e vrarë gjatë një tentative përdhunimi, nga një person i panjohur dhe i pazbuluar kurrë. Sipas Bradlee, kjo pistë është përgatitur që më përpara dhe se në të vërtetë, ajo është ekzekutuar nga agjentë të CIA-s sepse dinte detaje të rrezikshme rreth Kennedy-t dhe mënyrën se si ai u vra në Dallas.