Mbreti Juan Carlos i Spanjës i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të zëvendësuar legenin e trupit, pasi u rrëzua gjatë një udhëtimi në Botsuana.
Mbreti pësoi një frakturë të trefishtë në legen dhe sipas pallatit mbretëror dëmtimi kishte prekur edhe artritin. Ky është operacioni i katërt të cilit i nënshtrohet 74-vjeçari në dy vitet e fundit.
Juan Carlos iu nënshtrua ndërhyrjes të shtunën në mëngjes, në spitalin San Jose të Madridit, nën mbikëqyrjen e doktorit Angel Villamorthe.
“Juan Carlos kishte pësuar një frakturë të trefishtë në pjesën e djathtë të legenit, që lidhej me artritin. Përmes operacionit u rindërtuan pjesët e dëmtuara dhe një protezë u instalua”, ka njoftuar pallati.
I njëjti burim ka thënë gjithashtu se rrëzimi i monarkut në Botsuana ishte aksidentale, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Por e përditshmja spanjolle “El Pais” deklaroi se mbreti ishte duke gjuajtur elefantë në momentin që u rrëzua.
Në tre operacionet e tjera që prej majit të vitit 2010, mbreti ka hequr një tumor beninj, ka riparuar themrën e një këmbe dhe i është ngjitur një gjur artificial në këmbën e djathtë.
Ndërsa nëntorin e kaluar ai mbajti syze dielli për të mbuluar një lëndim që e kishte marrë nga “përplasja me një dorezë dere”.
Por incidentet në radhët e familjes monarke duket se nuk kanë të sosur. Më herët gjatë javës, nipi 13-vjeçar i mbretit u shtrua në spital pasi qëlloi aksidentalisht këmbën e tij me pistoletë.
tch