Ndarja është përjetim i dhembshëm për të dy partnerët, por studimet kanë treguar se meshkujt, për dallim nga femrat, pas ndarjes janë më të prirë për vetëvrasje, alkoolizëm, shtim në peshë dhe për probleme mendore.
Identitetin e vet meshkujt e lidhin me partneren dhe familjen, ku përshtatja me mënyrën e re të jetës për ta është më e vështirë sesa për femrat. Ndarja te ta ka efekt të njëjtë me vdekjen, apo me pushimin nga puna, thonë psikologët, prandaj procesi i rehabilitimit është më i gjatë.
Egoja është tregues i rolit tonë në shoqëri, por shpesh ajo paraqet probleme në lidhje me mërzinë dhe ndarjen. Edhe meshkujt e martuar, sikur edhe gratë, shpesh ekzistimin e tyre e lidhin me martesën dhe me familjen, prandaj ndarjen e përjetojnë si dështim personal. Atyre u duket sikur e kanë humbur “unin” e tyre, të cilin deri vonë e lidhnin me familjen dhe me partnerin, prandaj egoja shkakton zemërim, ankth, dëshpërim dhe depresion.
Disa meshkuj ikin nga realiteti duke punuar, disa në alkool, derisa të tjerët fillojnë që të dalin me femra shumë më herët sesa që janë të gatshëm për një gjë të tillë. Një sjellje e tillë është e rrezikshme, meqë ka efekt të shkurtër pozitiv, kurse efekti afatgjatë është krejtësisht negativ.
Pas ndarjes duhet të ballafaqohemi me atë që ka ndodhur, ta pranojmë atë, dhe se përkundër asaj se ju duket që martesa juaj nuk ka qenë ideale, sepse po të ishte e tillë, as që do të vinte deri te ndarja. /