Nuk duronte dot mamanë, shkon me dëshirë në burg
Burgu duket se ka qenë për të, më i preferuar sesa një bashkëjetesë e detyruar me të ëmën.
Fjala është për një 43-vjeçar nga Napoli, me emrin Carmine Iervolino, i cili pas muajsh këmbëngulje pranë policisë që të ndryshonte vendbanimin, ka vendosur t’i japë vetë zgjidhje problemit, duke hedhur një bombë Molotov kundër policisë.
Më pas, ai u arrestua dhe duket se ndihet mjaft i kënaqur.
Në fund, kur ai është pyetur nga policët se përse e ndërmori një akt të tillë, shpjegoi se gjithçka e bëri pasi nuk duronte dot të ëmën e tij dhe më mirë preferonte qelinë e burgut.
Iervolino tashmë i arrestuat për zjarrvënie, do të përgjigjet edhe për keqtrajtim psikologjik të nënës së tij.