Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve.kur jan ne lidhje dashurie me nje Vajze.
Shpesh femrat ankohen se meshkujt gënjejnë shumë dhe durojnë shumë pak. Edhe pse është e vërtetë shprehja se partnerit nuk i duhet treguar gjithçka, studiuesit kanë arritur të evidentojnë dhjetë gënjeshtrat më të përdorshme nga meshkujt, ato që do të vinin në alarm çdo grua, përveç atyre që kur dashurohen humbin arsyen dhe arrijnë të "hanë" gjithçka. Le t‘i zbulojmë së bashku dhe të mos harrojmë se ndonjëherë janë ato që na nxjerrin nga situata, por jo gjithmonë. Një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve është: "Shihemi. Do të telefonoj unë". Të jeni të sigurt që nuk do ta bëjë. Atëherë përse i thotë? Për të të hequr qafe, për të mos e bezdisur dhe për të qenë i qetë për vete.
1. Do të të telefonoj unë
Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t‘i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë. Mos prisni me shpresë dhe mbi të gjitha mos nisni të mendoni me vete: ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta është shumë i zënë me punë, nuk ka kohë, apo është i sëmurë.
2. Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.
Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë.
3. Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt
Domethënia: sigurisht që nuk dua t‘ua tregoj filmimin të gjithëve, vetëm miqve të mi më të mirë. Mes të tjerash, të xhirosh një film hard me një djalë dhe ta lësh që të jetë ai që ta ruajë, është garancia më e mirë se do të kthehet në mënyrë shantazhi. Mund të jetë një mënyrë e mirë për t‘ua treguar jo vetëm ju, por pas ndarjes, familjes apo të dashurit tuaj të ri.
4. Me ty kam provuar kënaqësi të jashtëzakonshme në krevat
D.m.th: nuk je keq. Me kusht që të mos ketë qenë hera e tij e parë dhe të ketë probleme serioze me kujtesën, një mashkull nuk mund të kujtojë detajet e të gjitha herëve që ka bërë seks. Ndoshta po jua thotë me shpresën që edhe ju të thoni të njëjtën gjë duke vënë në dukje zotësinë e tij, ose ndoshta ka qenë tërësisht bujar në gjykimin e tij.
5. Të dua
Domethënë më pëlqen shumë dhe të kam xhan. Zakonisht, kjo thuhet pas asaj që femra ju ka thënë më parë. Atij i pëlqen shumë të rrijë me të, d.m.th të shkojë në shtrat dhe nëse sintonia emotive është e fortë ai ndihet thuajse i detyruar t‘i përgjigjet ndjenjës së saj nga frika se mos e humb.
6. Nuk jam i martuar
Do të thotë nuk kam një lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe gënjeshtra shkojnë përkrah. Një numër i madh meshkujsh edhe pse të martuar dhe me familje, sillen si beqarë sapo ju jepet rasti i parë. E vështirë është të gënjesh kur në shtëpi ke një grua të padurueshme. Nëse keni edhe më të voglin dyshim se ka një lidhje tjetër apo është i martuar, çojeni punën deri në fund për ta demaskuar.
7. Nuk është faji yt, është i mi
Domethënë është faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi më i keq i një djali është marrja e përgjegjësive të ndarjes dhe lotët e vajzës në këtë moment. Mund t‘i thotë gjithçka për të mos e parë duke qarë. Një tjetër variant: je shumë e mirë për mua, nuk të meritoj.
8. Nuk ia kisha thënë askujt më parë
Domethënë deri tani nuk ta kisha thënë. Nuk është e zakonshme që një djalosh t‘u bëjë të njëjtat biseda vajzave me të cilat ka dalë, sidomos nëse është i sigurt që ka goditur në shenjë.
9. I adhuroj prindërit e tu
Domethënë unë do përpiqem të shkoj mirë me prindërit e tu që ti i do shumë. Nëse ai është i zgjuar e di që një vajzë e lidhur me prindërit do të mendohet gjatë për t‘u lidhur me dikë që nuk i ka qejf prindërit e saj, kjo sepse ka nevojë për aprovimin e tyre.
10. Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë
Kjo do të thotë po kam qenë i lidhur, por nuk mund ta them se ti do bëheshe si histerike. Është rasti klasik kur ajo që pyet nuk mund të dëgjojë një përgjigje të sinqertë, por një përgjigje ngushëlluese. Kështu që ai gënjen për të parandaluar pyetjet dhe hollësitë që do të vijnë më vonë; si nisi lidhja, ku u njohët, kush ju prezantoi sa kohë ndenjët bashkë, pse çfarë ka ajo më shumë se unë, çfarë të ka pëlqyer tek ajo, të pëlqen akoma etj.