Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar të kërkuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ardit Bakalli, 33 vjeç, me banim në Elbasan, është vënë në pranga pasditen e së mërkurës.
Ndaj tij, Gjykata e Gjenovës në Itali ka lëshuar një urdhër arresti në vitin 2006 për veprën penale trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 33-vjeçari pritet të ekstradohet për në Itali.
Nuk jepen detaje të akuzës, por mendohet se urdhri i arrestit ishte pjesë e një operacioni të organizuar nga policia italiane kundër trafikut të lëndëve narkotike në vendin fqinj. / Bardha Nergjoni