Një vajzë, studente në universitet është përjashtuar nga studimet me argumentin e rektoratit se veshja e saj ishte e papërshtatshme me normat universitare. Në të vërtetë, studentja 22 vjeçare vishte vazhdimisht minifunde provokuese të cilat ngjallnin tek djemtë por edhe tek vajzat, situata të ndryshme.
Studentja quhet Geysi Villa Nova Arruda. Ajo është 22 vjeçe dhe jeton në Brazil. Deri dje ishte studente e universitetit Universidade Bandeirante. Sikundër pohojnë mediat braziliane, studentja u largua nga studimet me urdhër të rektoratit, pas ankesave të shumta që erdhë nga studentët e tjerë.
“Studentja Geysi Villa Nova Arruda prezantohej në sallat e leksioneve me veshje skandaloze duke fyer kështu qëllimin akademik që ka një universitet”, ishte pjesa tjetër e argumentimit të përjashtimit për studenten 22 vjeçare.
Vetë Geysi Villa Nova Arruda është e irrituar nga ky fakt i përjashtimit që po e mundon prej kohësh dhe thotë se ende nuk po arrin të kthejë të drejtën e vet.
Ne jetojmë në një vend që është i famshëm për karnavalet dhe këta të bëjnë moral se ke veshur fund të shkurtër, – vë në dukje studentja e përjashtuar.
Ata më fyen sepse sollën policinë vetëm se kisha veshur këtë fustan të kuq dhe 6 policë më morën me forcë, tregon 22 vjeçarja.
Kurse shton: Gjatë periudhës para se të largohesha, shumë studentë më shihni si dele e zezë. Më shkatërruan makinën duke e goditur atë me ç’të mundnin.