Juventusi ka mposhtur 2-0 në transfertë Palermon duke i rrëmbyer kryesimin e Serisë A, Milanit, që humbi ndaj Fiorentinës, brenda në San Siro, 2-1.
Kanë mjaftuar dy gola të shënuar nga Bonucci dhe Quagliarella në pjesën e dytë të takimit që bardhezinjtë të siguronin trepikëshin, në një takim ku kundërshtari nuk e ka vendosur, thuajse asnjëherë në vështirësi.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Milani pësoi një humbje shokuese 1-2 pikërisht aty ku nuk ia merrte mendja njeriu, në San Siro nga Fiorentina, që merr një trepikësh me mjaft vlera në luftën e saj për mbijetesë mes më të mirëve të futbollit italian.
Milani e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli, realizuar me 11 metërsh nga Ibrahimovic në minutën e 31. Por dy minuta nga nisja e pjesës së dytë, Jovetiç bën San Siron të heshtë duke barazuar gjithçka.
Në minutat e mbetura Milani përpiqet të rigjejë avantazhin, por nuk ia arrin dot, përkundrazi janë miqtë ata që kalojnë në avantazh me anë të Amaurit. Ish-juventini shënon në minutën e 89, duke i bërë një dhuratë edhe ish-skuadrës së tij.
Ndërkohë, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Kaljarit, duke humbur sërish terren në luftën për vendin e tretë, vend që përkthehet në pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Në kuadër të luftës për këtë vend, Udineze mposhti 3-1 Parmën dhe ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 51 pikë.
TCH