Ministria e Jashtme ka reaguar sot në lidhje me qëndrimet e PDIU-së për deklaratën e ministrit Haxhinasto gjatë një interviste në Vizion Plus. Sipas MPJ-së, prononcimi i Haxhinastos në lidhje me zgjidhjen e problemit të ndalimit në kufirin shqiptaro-grek të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë të shkruar në dokumentat e udhëtimit “Vendlindja: Çamëri” është keqinterpretuar.
“Ministria e Punëve të Jashtme, me evidentimin e ketij problemi, ka marrë kontakte të menjëhershme me ambasadën greke në Tiranë, ka protestuar, dhe ka kërkuar shpjegime se pse qytetarët shqiptarë ndalohen në kufirin grek.
Nga ambasada greke është dhënë sqarimi që toponimet zyrtare të Greqisë, të depozituar nga ana e saj në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk e përfshijnë këtë term. Këtë qëndrim e praktikë, Greqia e ka realizuar edhe me vende të tjera fqinje të saj, më të cilët ka bërë më pas marrëveshje dypalëshe.
MPJ ka kërkuar që për këtë kategori personash të realizohet një marrëveshje me palën greke me qëllim që ata të mos ndalohen në kufi dhe të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës Greke”, thuhet në reagim.
Sipas MPJ-së, diskutimi për përfshirjen e emërtimit Çamëri në dokumentet e udhëtimit të shqiptarëve të lindur atje nuk ka snjë lidhje me qëndrimin e shtetit shqiptar në lidhje me Çamërinë apo komunitetin çam.
“Theksojmë me forcë se diskutimi për vendosjen e emrit të vendit “Çamëri” në dokumentat e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë të lindur atje, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Jashtme apo të shtetit shqiptar në lidhje me Çamërinë, komunitetin çam, apo të drejtat e tyre legjitime”, thuhet në deklaratë.
Në fund, Ministria e Jashtme thekson se shpreh keqardhjen për çdo përpjekje, manipulim apo politizim të kësaj çështje për qëllime të pastra populiste.
“Pavarësisht nga këto manipulime dhe goditje të tilla të pabaza e ilegjitime, MPJ do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e gjithë qytetarëve shqiptarë, lëvizjen e tyre të lirë, të drejtat që u garanton ligji kombëtar dhe ai ndërkombëtar, si dhe do të vazhdojë të rrisë parreshtur emrin dhe prestigjin e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë”, përfundon reagimi i MPJ-së.
PDIU reagon ndaj Haxhinastos: Çamëria trevë shqiptare, kjo s’ndryshohet
Partia për Drejtësi Integrimit dhe Unitet ka reaguar pa deklaratës së zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili tha se Çamëria nuk ekziston si toponim.
“Është e papranueshme që njeriu që duhet të protestonte dhe të hidhte poshtë me argumente historike e të së drejtës ndërkombëtare këtë pretendim absurd të palës greke, ministri ynë i Jashtëm i bën tezat e Greqisë të vetat. Shteti shqiptar duhet të kundërshtojë këtë qëndrim absurd”, ka kërkuar PDIU duke kujtuar se “shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave të bashkëkombësve dhe sidomos të qytetarëve të saj”.
PDIU në një deklaratë për shtyp shpreh keqardhjen “që qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar”.
Partia çame gjithashtu ka denoncuar “përulësinë” e shtetit shqiptar ndaj atij grek pasi argumentohet në deklaratë çështje të ngjashme janë zgjidhur nga Maqedonia dhe Turqia me Greqinë.
“Nuk kemi dëgjuar deri më sot, që autoritetet tona kufitare kanë refuzuar kalimin në kufi të askujt që ka pasaportë greke e ku vendlindja shkruan Argjirokastro dhe jo Gjirokastër. Argumentet e këtij niveli janë të ulët, të papranueshëm dhe mbi të gjitha qesharakë”, thuhet në reagim. /F.Stafa/
* * *
Haxhinasto: Çamëria nuk ekziston në toponimet greke
Në një intervistë në Vizion Plus, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, është shprehur se Çamëria nuk ekziston në toponimet greke.
Duke folur në lidhje me kthimin e çamëve në kufirin grek, Haxhinasto u shpreh: “Ne jemi përpjekur që kjo problematikë të zgjidhet, kjo problematikë vazhdon të ekzistojë pasi ka të bëjë me mënyrat e caktuara të shkrimit të toponimeve në dokumentet tona zyrtare, por sigurisht kjo çështje zgjidhet nëpërmjet dialogut, komunikimit.
Pala greke ka shprehur qëndrimin se ajo njeh atë toponim që është paraqitur në formë zyrtare nga ana e saj në OKB. Në këtë listë që është paraqitur në OKB prej 10 vitesh nuk ekziston fjala Çamëri dhe ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë dypalëshe”.
Ndërsa në lidhje me bllokimin e peshkatarëve të Sarandës nga marinarët grekë, një çështje që prej ditësh është në qendër të deklaratave të PDIU-së, Haxhinasto u shpreh se kjo parti nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Jashtme. Haxhinasto tha gjithashtu se gjithçka dinte në lidhje me këtë çështje ishte ajo që është pasqyruar në media.