Forumi Kuq E Zi
Top Story”: Skenaret e zgjedhjes së Presidentit  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Top Story”: Skenaret e zgjedhjes së Presidentit  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Top Story”: Skenaret e zgjedhjes së Presidentit  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Top Story”: Skenaret e zgjedhjes së Presidentit  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Top Story”: Skenaret e zgjedhjes së Presidentit  Top-story
Propozimi i avokatit Ardian Visha për postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga ana e Partisë Socialiste ka ngjallur një debat interesant në jetën politike shqiptare.

Një njeri me njohje të forta edhe në mazhorancës, sidomos nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Visha është një kandidat i fortë për të zëvendësuar të dorëhequrin Kreshnik Spahiu.

Megjithatë, me kandidaturat për president që duhet të konfirmohen deri në fund të muajit, votimi për postin e KLD-së është mbi të gjitha edhe një test i rëndësishëm për numrat në Parlament.

Pikërisht për strategjitë dhe për kandidatët e mundshëm për të pasuar Bamir Topin në krye të Shtetit Shqiptar, katër analistë të njohur, Mustafa Nano, Shpëtim Nazarko, Lutfi Dervishi dhe Henri Çili, debatuan në studion e “Top Story”, emisionit të përjavshëm politik të Sokol Ballës.

Pas një analize hyrëse, rreth numrave dhe mbështetjes në Kuvend, ishte Nano i pari që komentoi situatën aktuale politike. “Maxhoranca nuk i kishte votat as në vitin 2007, por në një farë mënyre i gjeti dhe në këto vite, gjithmonë i ka gjetur votat e munguara në momentet kritike. Për këtë arsye, unë mendoj se është e pamundur të bësh llogari numrash në këtë moment”.

Pas rikthimit të Ilir Metës nga Uashingtoni, duket se Lëvizja Socialiste për Integrim ka adoptuar një qëndrim të ri ndaj presidentit dhe duket se do të tentojë të ketë aktorin e saj në këtë garë. Megjithatë, analiza politike e Çilit është disi e ndryshme.

”Unë mendoj se është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që LSI dhe PD të ndahen në këtë argument. Kontrata e tyre është për qeverisje të mirë, integrim dhe e shtrirë në kohë deri në vitin 2013. Bashkëpunimi për presidentin është pjesë e kësaj kontrate, prandaj nuk shoh ndonjë arsye për një qëndrim të ndryshëm të LSI-së. Për më tepër, pasi kalimi i saj në aleancën me PD-në në vitin 2009 krijoi shumë debat, ky është rasti më i mirë i zotit Meta për të dëshmuar një lloj morali politik dhe për të treguar se ka një arsye përse ky partneritet në qeverisje ekziston. Megjithatë, unë mendoj se do të ketë edhe dy faktorë të tjerë me ndikim në procesin e përzgjedhjes së presidentit, dy elementë që ndikojnë gjithmonë dhe që janë prezentë jashtë politikës, opinioni publik dhe roli i ndërkombëtarëve”.

Në analizën e tij, Shpëtim Nazarko vlerësoi se aktorët që do të zgjedhin kreun e shtetit do të ndikohen edhe nga perspektiva e zgjedhjeve të vitit 2013. “Shifrat i shërbejnë ideve dhe janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se si do të sillen aktorët lokalë. Por, janë pikërisht këta aktorë që kanë filluar të bëjnë llogaritë e tyre për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe në këtë kuadër, Meta, Idrizi, Dule apo ndonjë tjetër që mund të bëjnë diferencën, pasi kanë shumë për të fituar apo humbur”.

Sipas Nazarkos, roli i ndërkombëtarëve është më i rëndësishëm nga sa mund të mendohet. “Ndërkombëtarët janë të shqetësuar sepse akumulimi i pushtetit në dorën e një partie është me zarar. Presidenti, ndonëse ka një rol ceremonial, ka një rëndësi të madhe në një vend ku zgjedh prokurorin, kryetarë gjykatash dhe drejtues të tjerë. Ata e dinë se me krizën politike që mund të vijë me zgjedhjet e ardhshme dhe me atë ekonomike që ka filluar tashmë, Shqipëria do të ketë nevojë për një figurë të qëndrueshme për të përballuar çdo situatë dhe për të mbajtur të bashkuar vendin në kohëra të vështira”.

Duke ndërhyrë në analizë, Dervishi kujtoi se Shqipëria ka njohur deri më sot të tre skenarët e mundshëm që mund të përdoren për zgjedhjen e Presidentit. “Në fillim, në vitet 1992-97, kishte një shumicë absolutë në gjendje që të propozonte dhe të zgjidhte fare lehtë presidentin. Në vitin 2002, pas zgjedhjeve jashtë standarteve të vitit 2001, konsensusi për presidentin u gjet si një mënyrë rrugëzgjidhjeje për të qetësuar klimën politike dhe kështu fitoi kandidatura e Alfred Moisiut. Në vitin 2007, u ndoq modeli kushtetues, çka do të thotë njëra palë thjesht siguroi numrat dhe e zgjodhi. i pari model nuk është më i mundur, pasi askush nuk ka një epërsie dërrmuese. Megjithatë, për të gjithë ata që kërkojnë një zgjedhje konsensuale, mazhoranca ka një kartë të madhe morale në dorë, pasi ajo mund të kujtojë se ndryshimet kushtetuese u bënë pikërisht me këtë qëllim, që momenti i zgjedhjes së presidentit të mos shihet si një fazë që mund të trazojë mazhorancën dhe ta zhysë atë në krizë”.

Presidenti i varur politikisht…

Por sa do të ndikohet politikisht nga forca politike që do të dalë, që me shumë gjasa do të jetë Partia Demokratike, presidenti i ardhshëm i vendit? Kësaj pyetje u munduan t’i japin përgjigje në pjesën e dytë të Top Story-t të analistët e ftuar në studio.

Mustafa Nano duke bërë një kthim pas në kohë mohoi përsëritjen e një rasti “Topi”, pasi sipas tij, presidenti aktual kishte krijuar figurën e presidentit para se të zgjidhej, me qendrimet e tij jashtë gjuhës së ashpër, si në kohën kur PD ndodhej në opozitë, ashtu edhe kur ndodhej në pozitë.

Ndërsa për Henri Çilin, kushdo që do të zgjidhet president, është e pamundur që të vihet nën kontrollin e njërës apo tjetrës palë politike. Të njëjtin mendim ndau edhe analisti tjetër, Lutfi Dervshi. Sipas tij kushdo që të shkojë në presidencë, nuk do të jetë nën kontroll ashtu siç mendohet kjo pasi presidenti nuk është ceremonial dhe ka shumë kompetenca që i jepen falë kushtetutës së 1998.

Fatos Nano president?

Një ndër emrat më të përfolur, por që ende nuk është propozuar nga askush, për postin e presidentit është edhe ish kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Mustafa Nano thotë se ideja e Fatos Nanos president është një ide e sikletshme por që ka dy avantazhe, e para ka deputetë në mes të opozitës dhe mazhorancës që do ta mbështesnin dhe kjo PS-së do t’i interesonte Nano kandidat për president, por jo si propozim i saj. E dya është i pakontrollueshëm, kjo është një garanci për institucionin. Por veç kësaj, thotë analisti Mustafa Nano, ish-kreu i PS-së ka edhe disavantazhet, është një figurë jo me duar të pastra.

Për Henri Çilin Fatos Nano president është një avancim para dhe jo kthim pas në kohë, do respektohej tradita politike, tha ai, dhe do të ishte kandidatura më e mirë se ato që mund të dalin aksidentalisht gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

Ndërkohë, publicisti Shpëtim Nazarko shkoi më tej. Ai tha se emri i Fatos Nanos është “karremi” i hedhur nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha për të përcarë Partinë Socialiste.

Roli i Metës

Partisë Demokratike nuk i mjaftojnë 66 mandate për të zgjedhur kandidaturën e saj. Për këtë demokratëve u nevojiten votat e aleatëve e sidomos votat e katër deputetëve të LSI-së. Por çfarë roli do të luajë LSI në gjithë këtë situatë?

Mustafa Nano shprehu skepticizmin e tij. Ai argumentoi se LSI dhe Ilir Meta ndjehen më të sigurtë në aleancë me Partinë Demokratike dhe kjo e bën që të bjerë dakort me propozimin e demokratëve për presidentin e ardhshëm. Edhe analisti tjetër në panel, Lutfi Dervishi, shprehu sigurinë se presidenti i ardhshëm nuk do të jetë një propozim i LSI-së.

Ndërkohë, për Henri Çilin LSI ka një rol të rëndësishëm brenda koalicionit dhe se në zgjedhjen e presidentit, kjo forcë politike, do të luajë rolin e saj brenda koalicionit dhe në perspektivë për ripërtëritjen e bashkëpunimit me PD-në edhe në zgjedhjet e 2013-s apo edhe më tej.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons