Instituti i Statistikave njoftoi se rritja ekonomike në tre-mujorin e katërt të vitit ishte 3.8 përqind, kryesisht për shkak të ecurisë së mirë të tregtisë dhe transportit.
"Tregti, hotele dhe restorante shënoi një rritje me 8.8 përqind krahasuar me 3-mujorin e katërt të të 2010 dhe një rritje prej 2.7 përqind krahasuar me 3-mujorin e tretë të vitit 2011. Aktiviteti i transportit, gjatë këtij 3-mujori u rrit me 15.4 përqind krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit 2010", deklaroi Etugert Llazi, Specialist i Llogarive Kombëtare në INSTAT.
Tre-mujori i katërt përmbyll dhe shifrën vjetore të rritjes ekonomike e cila sipas INSTAT është shumë afër variantit të qeverisë prej 3 përqindësh.
"Produkti i Brendshëm Bruto me çmimet bazë gjatë vitit 2011, bazuar në vlerësime 3-mujore, shënoi një rritje me 3.1 përqind, krahasuar me vitin 2010", tha specialisti i llogarive në INSTAT, Llazi.
Tregtia ka qenë sektori udhëheqës i rritjes ekonomike jo vetëm në tre-mujorin e katërt, por edhe për gjithë vitin 2011. Sipas INSTAT, në terma vjetorë tregtia u rrit për 2011-n me 5.45 përqind duke dhënë kështu ndikimin më të madh në rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë vitit të kaluar.
Bujqësia, një tjetër sektor me peshë të lartë në ekonominë kombëtare, u rrit me 3 për qind gjatë 2011 krahasuar me 2010-n, ndërsa prodhimi industrial duke se ka ngadalësuar ritmet teksa është rritur me vetëm 2.8 për qind.
Shifrat tregojnë se sektori me ecurinë më të fortë gjatë vitit 2011 ka qenë transporti, i cili është rritur me 18 përqind, por për shkak të peshës së vogël në ekonomi efekti i tij në rritjen totale të prodhimit është më i kufizuar.
tch