Një 77 vjecar grek i ka dhënë fund jetës së tij në një mënyrë shumë demostrative. Ka qenë ora 09.00 e mëngjesit të sotëm kur i moshuari teksa ishte ulur pranë shkallëve të metrosë në qendër të Athnës, nxori një pistoletë të vjetër dhe i dha fund jetës së tij me një plumb në kokë. Dëhmitarët okularë thanë se përpara se të shkrepte armën 77 vjecari u shpreh: “Do iki, që mos iu le borxhe fëmijëve”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Sintagma i cili është më i populluari I Athinës dhe ndodhet rreth 50 metra nga parlamenti grek .
Si pasojë e krizës që po kalon vendi masave të ashpra që rëndojnë mbi popullatën, vetëvrasjet në Greqi janë kthyer tashmë në një fenomen./albobserver/