Politikat shëndetësore kanë qenë në qendër të fjalës së sotme të kryeministrit në mbledhjen e qeverisë.
Sipas Berishës, Shqipëria ka nivele të ulëta të vdekshmërisë foshnjore, vdekshmërisë së nënave në lindje dhe vdekshmërisë në tërësi, kjo për shkak të një sistemi të kujdesit shëndetësor efikas.
“Shqipëria për fatin e keq të saj ka pasur nivele afrikane të vdekshmërinë foshnjore. Shqipëria e sotme ka një mortalitet infantil një shifror dhe kjo është një arritje historike për vendin dhe kombin. Treguesit e vdekshmërisë së nënave në lindje janë të kënaqsheë, duke lënë mbrapa një grup të tërë vendesh të zhvilluara. Këto nivele ftojnë për një përpjekje të re të madhe. Tregues tjetër themelor është vdekshmëria në tërësi. Në një studim që përfshin 4 dekada, shqiptarët në sajë të uljes progresive të vdekshmërisë në dy dekadat e fundit kanë meritën e madhe, kanë fatin të kenë vdekshmërinë totale për burrat dhe gratë më të ultën se të gjitha vendet e tjera ish-komuniste. Më të ulët se Çekia, Kroacia , Polonia, Rumania, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rusia etj. Shqipëria ka një vdekshmëri 126 veta për 100 mijë banorë, me diferencë vetëm me 2 vdekje më shumë me Finlandën. Edhe ky tregues e rendit shqipërinë në vendet e zhvilluara”, tha Berisha.
Gjithashtu, kryeministri theksoi se numri i ulët i vdekjeve i atribuohet edhe niveleve të larta të imunizimit.
“Shqipëria renditet në grupin e vendeve më të zhvilluara të OECD-së duke qëndruar në nivelet më të larta përsa i përket imunizimit të fëmijëve. Ne ruajmë nivel imunizimit total, kemi ndër nivelet më të larta në botë, 98 për qind të vaksinimit të fëmijëve. Në këtë proces qëndron një nga shkaqet e uljes së mortalitetit infantil”.
Duke u ndalur në aksesin e qytetarëve në shërbimin shëndetësor, një nga pikat më të kritikuara nga opozita, Berisha tha se ai ia ka dalë të mbetet dyerhapur për qytetarët, pavarësisht nëse kanë ose jo mundësi ta paguajnë.
“Shqipëria renditet e treta përsa i përket aksesit në shërbimin shëndetësor më të lehtë se të gjitha vendet e tjera. Vetëm dy vende ka përpara. Këtu qëndron një nga arritjet më të mëdha të sistemit tonë shëndetësor, i cili ndonëse përballet me tregun, kërkesat dhe pasojat e veta, ia ka dalë të mbetet dyerhapur për qyetetarët e vet. Shërbimi shëndetësor është i hapur për atë që ka dhe atë që nuk ka. Në Shqipëri radhët janë më të pakta se në të gjitha vendet e tjera të botës, përveçse dy. Ka një organizim dhe një shpërndarje të shkëlqyer të shërbimit shëndetësor. Mbajtja e këtij pozicioni shumë të rëndësishëm kërkon konsolidimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore”, tha Berisha.