“Titanic” rrezikon një tjetër “zhdukje”. Këtë herë duket se po mendon natyra të përfundojë atë që nisi ajsbergu 100 vite më parë. Robert Ballard, autori që në vitin 1985 zbuloi anijen që tashmë "flë" në fund të Oqeanit Atlantik në thellësinë mbi 4 mijë metra, thotë se shumë shpejt natyra dhe erozioni në fund të oqeanit, do të zhdukë edhe ato pak prova që kanë mbetur nga “Titanic”.Ballard dhe ekspertë të tjerë amerikanë bënë thirrje për marrjen e një vendimi se çfarë do të bëhet, nëse do të ndërhyhet në thellësi për ruajtjen e anijes ose për nxjerrjen e saj në sipërfaqe.Apeli adresohet pak ditë nga 100-vjetori i mbytjes së “Titanic” super-anija, e cila u nis më 10 prill 1912 nga Britania për në SHBA në udhëtimin e saj të parë, por që fatkeqësisht do të ishte edhe i fundit…më 15 prill të 1912 anija do të fundosej pas përplasjes me një ajsberg. 1635 persona, pasagjerë dhe personel gjetën vdekjen nga 2224 persona në total që ndodheshin në bord. tch
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy