Pëmes nje pajisjeje të instaluar në sistemin televiziv kabllor në burgun "Liberty" të Teksas, pas një hetimi të kryer, u zbulua se të burgosurit kishin arritur të çkodonin kanalet televizive pornografike dhe se kishin shikuar filma porno prej disa muajsh
Drejtuesit e burgut e pikasën vetëm pas disa muajsh se të burgosurit arrinin të kishin akses në këto kanale. Gjithçka doli në dritë pasi televizioni lokal "Channel 2", mori 'e-mail'-e, dëshmi të rojeve dhe dokumente të tjera nga burgu e nga vetë të burgosurit. E të thuash që fillimisht, drejtuesit e burgut, megjithë denoncimin e bërë, s'ishin besuar nga ana e kompanisë televizive kabllore 'Comast', që i kishte marrë me shaka ankesat, përderisa e konsideronin të pamundur që të burgosurit të kishin akses në kanalet porno.
Mirëpo ja që ata ia kishin dalë mbanë, duke bërë të mundur rrëzimin e pengesës së "password"-it, përmes disa hileve të tyre. U desh që të shkonte një teknik për të bërë kontroll dhe për të zbuluar atë që po ndodhte me të vërtetë: ishte instaluar një scrambler (sistem errësimi) direkt në sistemin kabllor të burgut.