Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë...
Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.
Ai lidh macën për këmbë të magjes.
Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)
Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.
Ai që nuk do nënën, do njerkën.
Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
Ai që pyet, nuk humbet.
Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!
Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.
Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.
As pula kemi, as dhelpra na i ha.
Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia.
Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij)
Atje ku ka, edhe derdhet.
Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.
Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.
Bark gunga, s'ja din bark petes.
Barku është i vellaji i detit.
Barku fire, s´kërcen mirë.
Behari nuk vjen me nje lule.
Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.
Beja ka rrufenë.
Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
Bëri te pjellë, e dështoi.
Bie një gur, e leviz nje mur.
Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.
Bjeri pragut te degjoje dera.
Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
Borxhi i vone e gezon te zone.
Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
Buka të ze syte.
Buke e hi ne shtepi.
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
Burre e grua si mish e thua.
Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
Çdo pësim është dhe mësim.
Ç'e do mallin , e ç'e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
Çfarë bën i ati, e heq i biri.
Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
Cjapi mish e dhia tave.
Çka mbjell korr. (populli)
Ç'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
Dardha bie nen dardhe. (populli)
Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
Dimri ha dhe kashten.
Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
Dita ka sy, nata ka veshe.
Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
Djali i pa nënë, si nata pa henë.
Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
Do dhe thele mbi bisht.
Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
Dora jote, mëma jote.
Dora që nuk kafshohet, puthet.
Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
Durimi është më e madhja trimëri.
Durimi ka dhe kufi.
Dy atllar në një mullar.
Dy duar për një kokë.
Dy here flitet ne mulli.
Dy mace, mundin një luan.
E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)
E dogji miza. (e goditi fjala)
E hidh mbas krahëve. (harroje)
E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
E kërkoi si breshka gozhdën.
E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
E zure gjarprin? Shtypi kokën.
Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)
Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.
Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
Është gacë e mbuluar.
Është këthyer dera nga përroi.
Është më afër dera se qilari.
Është me të dhënë, nuk është me të thënë.
Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh.
Është njeri që nuk le dy gurë bashkë.
Është njeri që nuk turbullon ujë.
Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)
Është si mesalla me dy faqe.
Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.
Ferra e nisi, ferra e grisi.
Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
Fjale e keqe, rrezon malin.
Fjale fjale niset davaja.
Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.
Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
Floke gjate mendje shkurter. (populli)
Folë pak, dëgjo shumë.
Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
Gabimet që harrohen, përsëriten.
Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin
Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.
Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
Kush punon, fiton.
Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
Lumi fle, armiku s'fle.
Malet tunden, por nuk bien.
Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
Mendja e zbukuron njeriun.
Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.
Mendo dhjete here e fol nje here.
Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
Mos i shiko gunen, por shikoje punen.
Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Nje krimb thane nje lis.
Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
Njeriu plaket duke nxene.
Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.
Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lëshon.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua.
Për çdo sy ka bukuri.
Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.
Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.
Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
Puna vjen me kembe te arta.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qente lehin, karvani shkon perpara.
Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.
S'tundet mali nga debora.
Syri është një dritare e shpirtit.
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të hijohet.(Samuel Butler)
Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
Trimeria matet me zemer, jo me trup.
Trimi i mire me shokë shumë.
Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
Xhelozia është krimbi i dashurisë.
Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
Bukë e hi në shtëpi. PERMET
Çdo hi në vatrën e tij. JUG
Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORË
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBËR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORË
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
Ç'i do qeni brekët. KORÇË
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë. JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
I buti thyen të fortin. SHKODËR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PËRMET
Dami të bëhet mësim. DIBËR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
S'hahet në vend të djathit. KORÇË
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORË
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET