Rruga 117 në Tetovë në të ardhmen do ta mbajë emrin Dritan Hoxha. Vendimi u miratua me shumicë votash në Këshillin Komunal të Tetovës.
Këshilltarët shqiptarë të BDI-së dhe PDSH-së, gjatë debatit në Këshill dhanë vlerësime të larta për veprën e themeluesit të “Top Medias”.
Durim Luma, këshilltar i PDSH-së, vlerësoi se: “Ishte një propozim shumë i sinqertë nga Kryetari i Komunës së Tetovës, që të nderohet emri dhe personaliteti i të ndjerit Dritan Hoxha, i cili ka një ndikim të madh qoftë në biznesin shqiptar, por edhe në zhvillim dhe organizimin e mediave të pavarura në Shqipëri. Dritan Hoxha është një njeri që ka demokratizuar fjalën e lirë dhe që ka bashkuar të gjitha trojet shqiptare”.
Në një linjë u shpreh edhe kolegu i tij në Këshill, Daut Arifi, këshilltar i BDI-së. “Nëse jemi përcaktuar për një shoqëri multienetike dhe demokratike ne duhet duhet të dijmë të respektojmë njëri-tjetrin dhe në këtë drejtim, edhe këshilltarët nga komuniteti maqedonas duhet ta kuptojnë se situata në qytetin tonë është e veçantë dhe se është e domosdoshme të respektojmë historinë dhe figurat kombëtare të njëri-tjetrit”.
Inicuesi i idesë për emërtimin e një rruge në Tetovë me emrin e Dritan Hoxhës, kreu i komunës Sadi Bexheti, tha se vepra e kësaj figure ka ndikuar edhe në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Bexheti faleminderoi këshilltarët maqedonas për votën pro iniciativës së tij.
“Mendoj se është një personalitet që ka kontribuar dhe që arriti që për një kohë të shkurtër të realizojë demokratizimin e shoqërisë shqiptare, duke e bërë atë konkurrente edhe për mediat ndërkombëtare e botërore. Mund të them se ishte një njeri me vision shumë të madh për shoqërinë në tërësi. Prandaj, kam kënaqësi që edhe në Tetovë, një rrugë e rëndësishme e qytetit do të marrë emrin e këtij personaliteti”, deklaroi kryebashkiaku.
Kreu i Tetovës, foli edhe mbi rëndësinë e të mediave të Tiranës për shqiptarët e Maqedonisë. “Është shumë e rëndësishme që mediat shqiptare të ndihmojnë në informimin direkt dhe njëkohësisht të ndihmojnë në aspektin e mediave të mbyllura në Maqedoni, pasi ne nuk kemi asnjë dritare tjetër për rtë parë përveç mediave shqiptare”, shtoi ai.
Tabela me emrin e presidentit të ndjerë të “Top Media”-s është bërë gati, ndërsa inagurimi i rrugës me emrin “Dritan Hoxha” në mënyrë zyrtare, do të bëhet në përvjetorin e këtër të vdekjes së tij.
TCH