Fabio Quagliarella do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan ueb-faqja e futbollit Goal.com.
Sulmuesi 29-vjeçar ka qëndruar shumicën e kohës në karrige për Bianconerët, që nga arritja e trajnerit kryesor, Antonio Conte në fillim të sezonit 2011/12, dhe ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje.
Ish-ylli i Udineses ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2014, por edhe klubi edhe lojtari janë të pajtimit se e ardhmja e tij qëndron diku tjetër.
Lazio raportohet se është duke përcjellë nga afër situatën e Quagliarellas dhe e sheh sulmuesin si një partner ideal për Miroslav Klosen. Në garë për të mund të jetë edhe Fiorentina si dhe Zenit St Petersburg./Njoftohu/