Fotot personale të një mafiozi kinez
Një seri fotografish të marra nga celulari i humbur i një mafiozi kinez kanë tronditur Kinën.
Të publikuara edhe në mediat ndërkombëtare, imazhet tregojnë mafiozin duke pozuar me një mal kartmonedhash vendase, që të konvertuara janë më shumë se pesë milionë dollarë.
Midis fotografive, mafiozi shfaqej duke i dhënë makinës së tij superluksoze me mbathje, por fotografitë më tronditëse ishin ato të poshtërimit dhe rrahjes brutale të kundërshtarëve.
Në njërin prej atyre imazheve, një grup banditësh kinezë shfaqeshin duke i prerë një gisht një fatkeqi.
Fotografitë u ngarkuan në mënyrë anonime nga një faqe interneti, me emrin “fotografi nga telefoni i një gangsteri kinez”.
Harresa e telefonit në një vend publik mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë mafiozit, i cili është shpallur menjëherë në kërkim nga drejtësia kineze, e njohur për brutalitetin dhe dënimet me vdekje që mund të jepen për një sërë akuzash, duke nisur nga vrasjet, trafiku i drogës, korrupsioni, përthunimi, krimet kundër shtetit e deri tek vjedhja.