Nje nga gjerat qe duhet te sjellime ne mendje kur flasim per jeten eshte se gjithmone do te kete njerez qe do te na gjykojne edhe pse ndoshta nuk dine asgje per ne. Ne te vertet keta njerez qe na njohin me pak na gjykojne me teper.
Duhet te mesohemi me kete fenomen, e megjithese gjykimi i tyre nuk eshte i rendesishem sepse ne fund te fundit asnje nuk eshte perfekt. Prandaj i vetmi gjykim per te cilin duhet te shqetesohemi eshte gjykimi i Zotit.
Asnjehere mos e jeto jeten me friken se do zhgenjesh te tjeret, sepse pamvarsisht se c'fare ben, ne fund te jetes do te kesh zhgenjyer te pakten nje person dhe shume te tjere do te te kene zhgenjyer ty.
Beje jeten tende vete, duke qene ti ne cdo rethane. Bej emrin tend dhe mer vendimin tend!