Pas daljes në treg të filmit “Kony 2012”, filmi që denoncon atë që tashmë quhet “fenomeni Kony” në Afrikë, ku fëmijët detyrohen të marrin armët e të luftojnë ose përndryshe të përballen me vdekjen, ka reaguar Unioni Afrikan.
Masa e parë e Unioni është organizimi i një fushate të gjërë për arrestimin e Xhozef Konit, fushatë ku do të përfshihen rreth 5 mijë ushtarë, nga të cilët 1500 ushtarë nga Uganda. Por numri i “gjahtarëve” të Konit pritet të rritet pasi qindra janë vetëofruar vullnetarë për kapjen e tij.
Operacioni do të shtrihet në Uganda, Sudan, Republikën Demokratike të Kongos dhe në disa zona të tjera, ku mendohet se fshihet "monstra e Afrikës".
Artisë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë kanë denoncuar prej vitesh masakrën ndaj fëmijëve në Afrikë të kryera nga famëkeqi Xhosef Koni dhe nga “Ushtria e Rezistencës së Zotit”, LRA, në veri të Ugandës, Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin Jugor, ku mendohet se janë rrëmbyermbi 60 mijë fëmijë. Djemtë shndërroheshin në luftëtarë, ndërsa vajzat në skllave seksi dhe ata që nuk pranonin apo bënin rezistencë u priteshin veshët, buzët, hunda apo vriteshin.
Koni i pari në listën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare duhet ndaluar, thotë kryeprokurori, Luis Moreno Ocampo dhe kësaj thirrje i janë bashkuar shumë njerëz të famshëm në të gjithë botën, Oprah >infrey, Bill Gates, Angelina Jolie, Rihanna, Lady Gaga e shumë të tjerë. Dhe duke nisur nga premtimi Jakobit, 'Invisible Children' nisën aksionin, duke e bërë të famshëm Konin për mizoritë e tij.
TCH