Plotëson ëndrrën e jetës, e paralizuar në karrige, hidhet nga 150 metra lartësi
Një femër e paralizuar në karrige mori pjesë në sportin e hedhjes nga 150 metra lartësi prej një ure. 24 vjeçarja Christine Rougoor përmbushi kështu një dëshirë të sajën për të sfiduar veten dhe kushtet ku ndodhet prej kohësh. Momentet janë fiksuar në kamera dhe tregojnë zonjushën Rougoor e cila e shijon në maksimum këtë moment hedhjeje ndonëse ndodhet në një karrige me rrota. “Kjo mundësi më tha disa sekonda liri nga çdo shqetësim dhe mendim”, tha ajo.