Aktori hollivudian, Robert De Niro, kërkoi ndjesë për një deklaratë me sfond racist, gjatë një aktiviteti në shërbim të mbledhjes së fondeve për fushatën e Presidentit Amerikan, Barack Obama.
72-vjeçari prezantoi hyrjen në skenë të Zonjës së Parë, Michelle Obama, me fjalët: “Vendi nuk është ende gati për të patur një Zonjë të Parë të bardhë”.Ndonëse e konsideruar si një batutë nga ana e aktorit, deklarata u përball me kritika të ashpra, që e shtynë De Niron të kërkonte një falje publike. “Ndonëse komenti im u bë me një gjestikulacion të qartë satirik, i kërkoj ndjesë të gjithë atyreve që u ndienë të fyer nga fjala ime. Ky nuk ishte qëllimi im”, u shpreh De Niro.Në kampin kundërshtar, kandidati për të fituar emërimin e republikanëve për president, Newt Gingrich, e konsideroi deklaratën e aktorit me famë ndërkombëtare si “papranueshme”. Gingrich e konsideroi shakanë e De Niros si të turpshme dhe ofenduese, ndaj tre grave të rivalëve republikanë, Calliasta Gingrich, Karen Santorum dhe Ann Romney, me ngjyrë të bardhë lëkure. Ai shkoi deri atje sa të kërkonte ndjesë personale nga vetë presidenti Obama.
Zyra e Michelle Obama, nga ana e saj, nëpërmjet një deklarate e konsideroi shakanë si “të pavend”. Nga ana e tij, De Niro është një mbështetës i njohur i presidentit Obama.
tch