Kina dhe Vietnami janë përfshirë në një konflikt të ri diplomatik për shkak të burgosjes së 21 peshkatarëve vietnamezë prej autoriteteve të Pekinit.
Faji i peshkatarëve ishte se kaluan në jug të një ishulli, për të cilin Kina pretendon sovranitetin.
Peshkarexhat ishin duke lundruar pranë ishujve Paracel, të pushtuara nga Kina që prej vitit 1974, por të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Vietnamit.
Ho Shi Mini zyrtar ka paraqitur një ankesë formale dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të tij, të mbajtur në një burg kinez që prej datës 3 mars.
Vietnami, që së bashku me Kinën janë një prej pesë vendeve të vetme në botë të drejtuara nga sisteme komuniste njëpartiake, pretendon se asnjë e drejtë e sovranitetit nuk është shkelur, duke qenë se peshkatarët ishin duke lundruar brenda ujrave territoriale.
Tensionet midis Kinës dhe Vietnamit janë rritur dukshëm së fundmi, për shkak të pretendimit nga të dyja vendet të disa ishujve në Detin e Kinës Jugore, çka sjell edhe paqartësi në ndarjen e kufirit detar, në një zonë ku dyshohet se mund të ndodhen rezerva të rëndësishme nafte.
Sipas një ndarje të mëparshme, Kina dhe Vietnami kishin secila sovranitetin mbi një prej ishujve të pabanuar Paracel, por Pekini ndërmori një sulm në vitin 1974 mbi kazermën ushtarake vietnameze duke pushtuar ishullin e dytë, në një konflikt që i mori jetën 71 ushtarëve.
tch