Ndryshe nga se është përcjellë në mediat shqiptare, takimi i Berishës me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban në mediat e vendit të tij ishte një kundërvënie ndaj BE-së. Në një prizëm të tillë e ka parë gazeta “Pester Lloyd”. Kjo gazetë shkruan “si për ironi, ky takim mes dy ‘demokratësh të përsosur’ u përdor nga kryeministri për t’i kthyer një përgjigje Barrosos, që kishte thënë se ‘ata që e krahasojnë BE-në me Bashkimin Sovjetik nuk ia kanë idenë e demokracisë’.Të hënën Orban deklaroi se ‘vendet e Europës Qendrore dinë më shumë për demokracinë për shkak se kanë jetuar në diktaturë’. Për të ilustruar këtë ai mori si shembull mysafirin e tij, Berisha, regjimi i të cilit nuk është larg nga ajo që përshkruhet si një diktaturë, por shitet si demokraci”.
Gazeta në artikullin e saj raporton se Orban duke u shprehur se “Shqipëria plotëson të gjitha standardet demokratike për anëtarësim në BE” synonte t’i kundërvihej BE-së e cila kërkon plotësimin e disa kushteve nga Shqipëria“Por mashtrimet elektorale, plumbat mbi kandidatët, lufta mes bandave, djegia e fletëve të votimit, vrasja e protestuesve përmes njësive speciale të kryeministrit, bojkoti i parlamentit, korrupsioni në majat e larta dhe një menaxhim mafioz nuk janë standarde demokratike, që mund të ofrojë Shqipëria. Demokratët europianë tani mund të shpresojnë që gjykimi i Orban për standardet demokratike të ketë lidhje vetëm me injorancën e tij mbi atë që ndodh në Shqipëri”, thuhet në këtë artikull. /F.S/