Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka shprehur besimin se reforma zgjedhore do të përfundojë sa më shpejt dhe do të arrihet progresi i kërkuar.
Ai ka kërkuar vijimin e dialogut konstruktiv nga forcat politike shqiptare për përmbushjen e reformave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Kërkohet vullnet në mënyrë konstante. Presim të përfundojë reforma zgjedhore. Ne kemi kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore, që është pjesë e një axhende më të gjerë reformash, si ajo në gjyqësorë dhe parlamentare. Këto reforma janë vendimtare për qëllimin që ka Shqipëria, ndaj duhet të punohet hap pas hape për implementimin e tyre”, ka thënë ambasadori i OSBE-së Wollfarth, pas përfundimit të vizitës në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ku ka shkuar për të uruar festën e Sulltan Novruzit.
TCH