Prej dy vitesh diskutohet vendosja e një rregulli të ri, të fortë në sistemin e qarkullimit rrugor.
Rreth një vit më parë, Kodi Rrugor ndryshoi disa nene që katërfishonin gjobat, por numri i aksidenteve të ndodhura deri më tani duket se nuk kanë dhënë rezultat.
Ministria e Transporteve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit (njësia e qarkullimit rrugor), janë duke vendosur në zbatim projektin e ri, të shumëpërfolur, atë të aplikimit të patentës me pikë. Në muajin nëntor 2012 ka përfunduar varianti me ndryshimet e rregullores së Kodit Rrugor, ku preken disa nene, një kopje e së cilës disponohet nga gazeta “Shqip”.
Patenta do të ketë 20 pikë dhe në varësi të gabimeve në drejtimin e mjetit të transportit do të bëhen zbritje. Në nenin 312 të rregullores apo në nenin 120 të Kodit, shtohet një pikë, sipas së cilës “leja e drejtimit do të jetë me pikë”. Bashkangjitur me projektvendimin janë vendosur edhe pikët që zbriten, në rreth 200 gabimet e mundshme që mund të kryejë drejtuesi i mjetit, sipas vlerësimeve të realizuara nga efektivët e qarkullimit rrugor.
Pikët e humbura mund të rifitohen, nëse plotësohen disa kushte, si pagesa e gjobave. Në raste të ndryshme, as gjoba nuk do t’i bëjë punë drejtuesit të mjetit në rast se gabimet i shkaktojnë humbje të menjëhershme të 15 pikëve (ose në një manovër apo veprim të ketë kryer 3 gabime me nga 5 pikë).
Programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura do të përcaktohen nga Ministria e Transporteve me akte të veçanta që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe programet e testimit.
Kontrolli i gjendjes reale të pikëve nga çdo drejtues mjeti rrugor do të bëhet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit. Kjo drejtori pritet të inaugurojë sot, në prani të Kryeministrit qendrën e re të shërbimit. Në pikën 4 të nenit 312/1 të rregullores, thuhet se “drejtuesit e mjetit rrugor, që janë punonjës të shërbimeve të policisë rrugore dhe kontrolleve të tjera në rrugë, sipas neneve 11 dhe 12 të Kodit Rrugor, numri i pikëve që u hiqet do të jetë dyfish, sipas rastit të gabimit”.
Maksimalja e pikëve të humbura në një gabim është 10 dhe minimalja me 1 nga 20 pikë që përmban patenta, por në rast se në një veprim të vetëm ose konstatim nga forcat e policisë rrugore për shkelje në tri gabime njëkohësisht, të cilat “kushtojnë” 15 pikë të humbura, atëherë drejtuesit të mjetit i merret patenta.
Sidoqoftë, Ministria e Transporteve thotë se, “për shkeljet e rënda, si aksident rrugor me largim nga vendi i ngjarjes ose drejtimi i mjetit rrugor në gjendje të pirë, pezullohet leja e drejtimit, deri në heqje të lirisë”.
Projektvendimi për Kodin e ri Rrugor përmban shumë ndryshime të tjera sa u takon drejtuesve të mjeteve që kanë probleme me shikimin, e deri në modalitetet për licencimin e autoshkollave, kriteret kualifikuese të kursantëve, të mjeteve që përdoren në praktikë etj.
Në reformën e re parashikohet edhe mënyra e zbritjes së pikëve në patenta, si duhen rikuperuar etj. Kështu, zbritja e pikëve i njoftohet Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (institucioni që lëshon patentat dhe lejet e qarkullimit rrugor) zyrtarisht ose në mënyrë telematike nga ana e organeve të Policisë Rrugore, brenda 30 ditëve, nëse janë kryer pagesat e shkeljeve apo kanë përfunduar afatet e ankimit ose të kryerjes së këtyre procedurave. Nga ana e saj, Drejtoria e Patentave i komunikon zyrtarisht dhe në mënyrë telematike drejtuesit të mjetit rrugor vendimin e marrë për shkeljen e kryer. Mësohet se njoftimi mund të kryhet edhe me postë (kur të zgjidhet një herë e mirë sistemi i adresave të sakta!).
Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejes së drejtimit duhet t’u nënshtrohet provave kualifikuese. Po kështu duhet të veprohet nëse mbajtësi i lejes së drejtimit kryen shkelje të përsëritura në të paktën tri herë me një minimum prej 5 pikësh (rregulli i “15 pikëshit”).
Në 20 vitet e fundit, në rrugët e vendit kanë ndodhur mbi 14 mijë aksidente me të paktën 6 mijë viktima. Por, përveç tyre numërohen edhe 7 mijë persona të tjerë të lënduar që mund të kenë mbetur të paralizuar apo invalidë për të gjithë jetën. Shqipëria ka të paktën tri herë më shumë aksidente për numër popullsie se të gjitha vendet e rajonit. Rreth 40 për qind e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit me stazh të ri deri në pesë vjet në timon. Peshën kryesore e mbajnë meshkujt nga 18 deri në 30 vjeç, që zënë edhe 80 për qind të viktimave të trafikut rrugor. Por alarmante janë shifrat e këmbësoreve që përfshihen në aksidente, duke zënë 40 për qind të numrit të viktimave.
Rrugët më problematike janë në qarqet Vlorë, Lezhë dhe Kukës, ku më së shumti emigrantët janë pre e aksidenteve ose shkaktarët. Ata ankohen për mungesën e duhur të sinjalistikës dhe trafikut pa rregull të mjeteve nga ana e vendasve.