Kjo del nga një simulim sekret i kryer nga Pentagoni gjatë muajve të fundit dhe që është publikuar nga “New York Times”
Në rast se Irani do të sulmohej nga Izreali, atëherë do të plaste një luftë e rangut botëror, që mund të përfshijë SHBA-në dhe të provokojë vdekjen e qindra amerikanëve, sipas asaj që bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë. Kjo del nga një simulim sekret i kryer nga Pentagoni gjatë muajve të fundit dhe që është publikuar nga “New York Times”, duke cituar burime të administratës amerikane. Me pak fjalë, rezultatet e simulimit, siç shpjegojnë burimet, duhet të kenë ngjallur një shqetësim të madh mes autoriteteve amerikane. Mbi të gjitha shtë i shqetësuar gjenerali James N. Mattis, i cili komandon forcat amerikane në Lindjen e Mesme.
Gjithmonë sipas “New York Times”, rezultatet e këtyre simulimeve sekrete të udhëhequra nga forcat e armatosura amerikane, nuk janë të vetmet e mundshme. Por mbi të gjitha del se është thuajse e pamundur që SHBA të qëndrojë jashtë një konflikti, që do të ndizej prej një sulmi të Izraelit kundër impianteve bërthamore të Iranit. “New Times ka nënvizuar sesi frika e ngjallur nga këto simulime që janë pjesë e misionit "Internal Look", mund të ndezë një reagim më të vendosur nga ana e Shtëpisë së Bardhë, të Pentagonit dhe të Inteligjencës amerikane kundrejt Izraelit, autoritetet e të cilit janë paralajmëruar gjithmonë nga rreziqet e një vendimi unirateral kundrejt Teheranit. Vendim ky, që do të krijonte në mënyrë të pashmangshme një situatë rreziku edhe për SHBA-në. Sipas vlerësimeve amerikane, një sulm izraelian nuk mund të bënte më shumë sesa të ngadalësonte me një vit programin iranian, kurse përfshirja amerikane do ta ndalonte programin me dy vjet.