Forumi Kuq E Zi
Kush dhe kujt ia bëri gropën?2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kush dhe kujt ia bëri gropën?2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kush dhe kujt ia bëri gropën?2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kush dhe kujt ia bëri gropën?2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Kush dhe kujt ia bëri gropën?2 Fjolla-spancaFjolla Spanca

Një qytet që e mbytëm vetë

Që kur mbaj mend veten, mbaj mend dhe zhurmën e helikopterëve. S’është çudi, as e padëgjuar. Të jetosh në Mitrovicë është pak a shumë si të jetosh në pyll, ku veli i misterit të ndjek nga pas. Në qytet ka më shumë rreth-rrotullime sesa trotuare për këmbësorë. Aty njerëzit shesin fara luledielli, misër e duhan. Nga afër ndjen mllefin e barkthatëve. Sheh pleq që i afrohen urës dhe mallkojnë të gjallët e të vdekurit. Burrat me kollare që janë drejtorë drejtorish/biznesmenë të fuqishëm paratë i fitojnë duke i detyruar të tjerët të bëjnë vetëvrasje. Pra, këta janë gjithçka për mjerimin, dhe asgjë për njerëzimin. Në Mitrovicë kur të shëtisësh, do gjesh trupa njerëzish që hidhen nga ndërtesat shumëkatëshe. Sheh djem të rinj që luajnë me thika. Muzgu i mbledh drog’ shitësit. Kryhen pazaret. Natën, me episode e bën gjumin. Ndodh që në mes të territ futen fqinjët e të plaçkitin. Jo që nuk e sheh grabitësin, por s’arrin ta shohësh as hundën tënde, meqë dritat ikin në ag’ dhe terri përveçse i mbyt neuronet e të papunëve, i privilegjon kriminelët për të maksimizuar fitimin. Pa harruar kapakët prej hekuri të kanaleve, që ikin sa hap e mbyll sytë. Në përgjithësi, në Mitrovicë (në gjithë Kosovën) nuk këshillohet të ngresh krye, edhe sikur vdes në spital se s’ka ilaçe, apo kur mjekët të thonë se ke kancer ndërkohë që ti je ftohur pak. Mjekët po s’gërryen xhepin tënd, ta harrosh se ke për t’u shëruar.

Si jashtë shteti
Në Mitrovicë, mërzia më e madhe shkaktohet nga pamundësia për të dalluar njëmendësisht kufirin në mes të mundshmes dhe të pamundshmes. Seç ka një vijë të gjatë e të pasigurt, ku ndahet realja nga irealja. E vetmja ndarje që mund të shihet qartë është ura. Në qytet, aty – këtu, ke edhe ca kafe – bare ku të rinjtë kalojnë gjithë ditën duke rrotulluar lugën kineze prej plastike (kancerogjene) për nja tre o katër orë. Janë kthyer në skeptikë sepse vetëm kështu mposhtin idenë ironike, që u fal ndjesinë e vetëdijes për realitetin e shpifur që po e jetojnë. Mllefi i padrejtësive s’ka kandar. Tjetri, si do që të jetë, kthehet në armik. Sepse është ai që mund të ta zërë karrigen në kafe-bar, mund të të fitojë lojën kur luani në çajtore ose ta ndalon të futesh në shkollë, ngase ti mban shami në kokë. Jemi shtet demokratik de. Ndërkombëtarët pa asnjë lidhje me botën e realitetin (por ama mbesin ndërkombëtarë) vijnë, e shesin mend. Na mësojnë se si duhet të krijojmë “ura bashkëpunimi” me fqinjët. Gëlojnë lloj – lloj diskutimesh, e gajasin për do projekte. Iu tregojnë fëmijëve se çka është HIV-i, sa lloj drogash kemi dhe si konsumohen, pse duhet t’i urrejmë burrat, dhe sa të pacivilizuar kemi qenë deri sa nuk erdhën këta “shpëtimtarët” për të na modernizuar. Pra, ne bëhemi perëndimorë duke krijuar organizata joqeveritare – NGO-rëra. Gjithë këto organizata përveç fondeve të majme që marrin kinse për të emancipuar rininë, në dritë zor se qesin diçka. Sot rinia s’flet më për shpresën apo shkollën. Shpresa është ndrydhur prej kolltukëve të dala mode e boje, që burokratët i kanë privatizuar. E shkolla ka veç mure të akullta, ku çohet dashuri mes dashnorëve (nxënësve) të rinj, dhe larg të qoftë zhvillimi i mësimit aty, sa të jenë gjallë partitë politike që fusin hundët edhe nëpër mësonjëtore.

Barrikadat
Shumëkush, që nuk e ka parë Mitrovicën në verë kur viheshin barrikadat dhe të shurdhonin të shtënat e armëve, më ka thënë se problemi i veriut është i thjeshtë, dhe mund të zgjidhet brenda dy orësh. (Në fakt, as në Google Maps nuk e gjen Kosovën brenda dy orësh, e lëre më ta bashkosh Mitrovicën, po nejse). Këta pseudopatriotë fishkëllejnë pa u ndalë, se s’ia kanë idenë ndryshimit revolucionar, as vuajtjes së heshtur të qytetarëve. Për Mitrovicën përherë ka qenë e pamundur të shkruash e të mos e përmendësh pavarësinë gjysmake të Kosovës. Përditë turpërohem kur në mend më kalojnë kujtimet e luftës, amaneti i të rënëve e gjaku i dëshmorëve. Pavarësia e shkurtit s’ishte ajo për të cilën vdiqën mijëra shpirtra! (Për sa kohë i kthejmë në numër të vdekurit, ata barazohen me zero, me hiç). E sot, ata që hiqen si përfaqësues populli s’janë asgjë më shumë se servilë të pushtetit. Më zihet fryma kur kujtoj verën dhe politikanët, politikologët, filozofët e psikopatët që ofronin gjithfarë lloj “alternativash, mendimesh, opinionesh” për problemin e veriut, ndërkohë që qytetarët matanë urës, s’kishin bukë për të ngrënë. Ky është një nga ato momentet kur ti kupton se përveç tenderëve, korrupsionit dhe kriminalitetit, ne s’dimë të bëjmë asnjë gjë tjetër. Aso kohe cicëronin të gjitha partitë në Kuvend. Në krahasim me kryeneçësinë ultra-nacionaliste serbe, vallja pseudo-patriotike e qeverisë ishte e destinuar për të dështuar. Reciprociteti sa për sy e faqe e nxori popullin në rrugë. Filluan protestat. Ndërkohë që policia rrihte protestuesit në Merdare e te Dheu i Bardhë, në veri të Kosovës serbët bënin përgatitjet për referendum. Dhuna e policisë pasqyroi karakterin e shtetit të Kosovës – atij shteti që shpejt u shndërrua në një gjë të pavlefshme.

NE si popull i fjetur dhe JU si diktatorë përballë Fusnotës *
Një ditë të bukur, kur qeveria e dorëzoi Republikën në këmbim të fusnotës * (të kurrgjësë), u çudita se si na mbajti toka. Uvertura e zhbërjes ose “progresit” shtetëror ishte qershia mbi tortë, për të cilën dinim diçka të gjithë, dhe s’kishte ide të qartë askush. Shija e hidhur e dokrrave të pavarësisë na la të kuptojmë se akoma jetojmë në të kaluarën. Jemi krejt të parëndësishëm. Padituria dhe paaftësia historikisht na kanë pamundësuar parashikimin e të ardhmes tonë. Këto ditë të errëta, më shumë se kurrë i kemi tregu botës sa të vegjël jemi. Jetojmë në kohërat moderne ku komandantët e luftës janë shitësit e atdheut dhe ne mjaftohemi me broçkullat duke e mashtruar veten se ka edhe më keq se kaq. Sa pak vlerë paska shteti! Ne, jo që s’mbërrijmë më i patë nën kontroll kufijtë, po s’i njohim as rrugët nëpër të cilat futemi. Ndaj dhe këshillat e “miqve tanë ndërkombëtarë” i marrim shabllon, si të mirëqena. Fusnota, si fjollë e borës që shkrihet në pranverë, ka shumë mundësi të ngrihet përjetësisht, o të dashur liderë cinikë. Ju, “anti-evropianë” që lëshoni pe për çdo teke të Serbisë, “mikut” të Evropës. Ju që për çdo lëvizje kërkoni vizë. Ju që i keni frikën edhe hijes tuaj. Ju, që me dy duart e kthyet, e zhbëtë ëndrrën e vonuar të atyre që s’janë dhe atyre që po vijnë, e s’kanë ku të shkojnë.
Zhizheku, në esenë e tij për “Refuzimin e shantazheve të dyfishta të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, vë në pah fundamentalizmin etnik të regjimit profashist serb. Slavoj Zhizheku shkruan për paradoksin e thellë të përfshirë mbi ideologjinë e viktimizimit ku aspekti kryesor ishte privilegji që NATO-ja i bëri fraksionit të “moderuar” kosovar të Ibrahim Rugovës kundër “radikalëve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, kur NATO-ja ndërhyri për t’i mbrojtur viktimat kosovare, morri gjithë sigurinë e nevojshme që ATA DO MBETESHIN VIKTIMA të paafta për ta mbrojtur vetveten, dhe jo një forcë aktive politiko-ushtarake. Madje Zhizheku shkruante se edhe nëse NATO okupon Kosovën, ajo do të mbetet një vend i shkatërruar, me popullin e vet të viktimizuar, dhe aspak subjekt i fuqishëm politik.
Tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë nga mbarimi i luftës, dhe pothuajse katër vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e cila vazhdon të jetë e pakonsoliduar jo vetëm për problemet e veriut, por edhe për aspektin ndërkombëtar të mosnjohjes nga OKB-ja. Sado që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë abrogoi në një mënyrë rezolutën 1244, zbutja e qëndrimit të lidershipit kosovar përveç që hodhi poshtë “fitoren” në GJND-së, i dha mundësi avancimi kandidaturës së Serbisë në Bashkimin Evropian dhe vazhdimësi “kërcënimit” të saj që me futjen në përdorimit të fusnotës*. Klasa politike kosovare karakterizohet nga paqëndrueshmëri e theksuar në vendimmarrje dhe varësi e skajshme karshi faktorit ndërkombëtar. Nga pozita e “të viktimizuarve”, udhëheqësit e sotshëm (por edhe ata paraprakë) vuajnë prej “modernizimit” të tepruar dhe tendencave të marra për t’u pozicionuar si demokratë të rinj, në krahasim me super’ nacionalistët serb që vazhdimisht ndjekin politika radikale. Futja në përdorim e fusnotës është shoqëruar më mjegull të paqartë në lidhje me avantazhet dhe humbjet që ka pësuar Kosova*. Paaftësia për të parë projektet ndërkombëtare përmbajtësisht, leximi simbolik e sipërfaqësor i marrëveshjeve (detyrimeve) ka diskredituar kredibilitetin e lidershipit aktual. Madje, ky akt politik vë në dyshim përkrahjen ndërkombëtare, procesin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetet që akoma nuk e njohin pavarësinë, stabilitetin rajonal dhe vetë “sovranitetin” territorial të Kosovës. Mbetet pikëpyetje nëse fusnota është kthim mbrapsht në 1244 apo një shteg i ri nëpërmjet të cilit Kosova përfiton në arenën ndërkombëtare! Zhvillimet e fundit politiko-ekonomike nuk janë shpresëdhënëse. Realpolitika amerikane e destinuar furishëm mbi Lindjen, Bashkimi Evropian i tronditur nga kriza ekonomike dhe ndryshimet në gjithë globin, japin një mozaik ngjarjesh shumë më të rëndësishme sesa fusnota.
Paradoksalisht, Kosova si rast SUI GENERIS, me qeveri të korruptuar, opozitë të heshtur (lexo: “joevropiane”) krim të organizuar, imazh jo të mirë ndërkombëtar, si vend i varfër dhe pa perspektivë shihet larg proceseve progresive. “Rehatia” e rrejshme pas marrëdhënieve të mira më Amerikën apo vendet evropiane radikalizon nevojën për vënien e marrëdhënieve bilaterale me vendet e tjera mbështetëse dhe progresin e brendshëm politiko-ekonomik. Sot, Kosova* mbetet një vend i shkatërruar, me popullin dhe liderët e viktimizuar dhe aspak subjekt i fuqishëm politik. Në pritje të “mrekullisë amerikane” kanë hequr dorë nga këmbëngulësia për ruajtjen e kredibilitetit të pavarësisë së gjymtuar! Kësisoj, qeveria përveç që ia futi vetes fusnotën, shkeli vullnetin e qytetarëve dhe e fali apo mbyti me duart e veta një qytet.

Fjollshëm, fusnotshëm, me zemër t’plastë prej Kosove.*

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sa gjynah qytet i mbytur?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons