Albina HoxhaStina e çeljes së luleve dhe e bimëve të ndryshme nuk po përjetohet mirë nga një pjesë e madhe e popullsisë. Teshtima, skuqje të syve, rrjedhje të hundëve sikur të ishin me grip përjetojnë shumë njerëz në këtë stinë. E, në fakt, ky problem nuk po kursen asnjë moshë. Mjekja alergologe, Mira Xhixha, pohon se çdo ditë paraqiten dhjetëra qytetarë për ndihmë mjekësore, pikërisht për alergjitë.Doktoreshë! Jemi në periudhën e alergjive të stinës së pranverës, po flitet mjaft për këtë, por kur është itensiteti i tyre dhe cilat grupmosha prek kryesisht? Mund të them se jemi në pikun e tyre. Tashmë janë këto 3 muaj që shfaqen me simptoma të veçanta karakteristike të alergjive.Këto alergji prekin persona që e kanë sëmundje kronike apo mund të prekin edhe të tjerë?Prekin çdo person që është alergjik. Kohët e fundit është rritur numri i rasteve të reja, çka do të thotë se tashmë po paraqiten njerëz që nuk kanë vuajtur kurrë më parë nga alergjitë. Më e prekur është mosha aktive 20, 30 deri në 50 vjeç, por ka edhe raste kur fëmijët janë 5-vjeçarë. Por mund të shfaqet edhe mbi moshën 50 vjeç, për shembull edhe tek një 65-vjeçar mund të ketë një fillim alergjie.Si mund ta kuptojnë njerëzit se janë me alergji, pasi shpesh e ngatërrojnë me gripin e zakonshëm?
Janë shenja shumë karakteristike. Duke nisur me rrugët e frymëmarrjes. Fillon me shenja si të ishte rrufë, por edhe astma bronkiale janë dy simptomat kryesuese të alergjisë. Simptomat tipike të rrufës janë të teshtitura, kullim hundësh me sekrecione të ujshme dhe të bollshme, kollë, bllokim frymëmarrjeje, lotim dhe kruajtje sysh. Këto përbëjnë atë që ne e quajmë: rrufë alergjike. Megjithatë, nuk do të thotë që një person t’i ketë të gjitha këto shenja për të qenë me alergji stinore. Mund të ketë edhe vetëm dy apo tri shenja të tilla dhe vuan nga alergjia.
Këto probleme alergjikët do t’i kenë gjatë gjithë sezonit apo kanë ndonjë periudhë zhvillimi?Nëse ka polene në hapësirë vazhdojnë këto shqetësime gjatë gjithë sezonit. Temperatura mbi 20 gradë, rrezatimi diellor dhe lëvizje të lehta të ajrit që janë të pranishme dhe ndikojnë fort tek alergjikët.A ka bimë, lule, pemë tipike që janë shkak kryesor i këtyre alergjive, cilat janë ato konkretisht?Nga barishtet janë më tipiket loliumi, grami, familja botanike gramore ku futen me mijëra lloje dhe këto gjenden jo vetëm atje ku ka gjelbërim masiv, por edhe aty ku nuk ka. Mjafton të ketë diku një rrënjë bari që ka çelur lule dhe nxerr polien në hapësirë.Sa i takon mjekimit, a është i domosdoshëm për personat që e vuajnë apo munden ta kalojnë pa mjekimKëtu nuk bëhet fjalë për shqetësime të lehta, pasi alergjitë janë vërtet të mundimshme për njerëzit, ndaj nuk mund të kalohet pa mjekim. Nëse nuk bëhet mjekimi mund të ketë ndërlikime, dhe një rrufë kalon në astmë bronkiale. Hundët e bllokuara komplikojnë për sinozit apo kollë të thatë, shenja të bronshitit, frymëmarrja natën bëhet me anë të tonsileve, që shoqërohet me rritje të bajameve, me kavitete dentare. Madje tek fëmijët mund të shfaqen inflamacione në vesh si shenjë komplikacioni, shoqërohet me dhimbje koke, situatë stresante etj.A shërohet alergjia?Jo. Në fakt nuk ka shërim, por kurohet. Nuk mund të themi se shërohet si gripi, por mjekohet gjatë gjithë kohës.Alergjia ngatërrohet me gripinNodh që kur shohim dikë tek teshtin apo ka sekrecione nga hundët mendojmë se janë me grip, por në fakt nuk është e tillë. Mjekja alergologe Mira Xhixha shpjegon se alergjia nuk ngjitet. “Gripi ka një gjendje të shprehur me këputje që ditën e parë, një grip mund të zgjasë 4-5 ditë, më shumë se dy javë nuk zgjat, ndërsa alergjia zgjat tri muaj; 3-4 ditët e para një grip ka hundë të thata, kurse alergjia ka më shumë sekrecione dhe të teshtitura”, pohon Mira Xhixha, duke shtuar se mund të kemi edhe dhimbje koke, gjë që alergjia nuk e ka në fillesat e saj. Sipas saj, sekrecionet e hundës në rastin e gripit, nga të holla bëhen të trasha, bëhen viskoze, ndërsa tek alergjikët janë gjithnjë të ujshme. Këto shenja mund të ngatërrohen vetëm 2-3 ditët e para, por janë tërësisht të dallueshme më vonë.Që fëmijët e prindërve alergjikë të mos bëhen alergjikëQë fëmijët e prindërve alergjikë të preken sa më vonë nga alergjitë, sa më lehtë dhe mundësisht të mos preken fare, mjekja alergologe Mira Xhixha jep një varg porosish. “Gjithë prindërit që janë diagnostikuar dhe e dinë që janë alergjikë, aq më shumë kur janë të dy alergjikë, është mirë të bëjnë një konsultë me mjekun alergolog, që kur fëmija është në bark të nënës. Për të marrë këshilla dhe rekomandime të vlefshme për rritjen e këtij fëmije, në mënyrë që ai të ketë sa më pak mundësi për të shfaqur alergji ose sa më larg në kohë, ne japim një sërë masash, që kanë të bëjnë që me periudhën e jetës brendauterine. Kjo nis me ekspozimin e nënës ndaj mjedisit të jashtëm. Sa më pak e ekspozuar nëna ndaj duhanit, sa më shumë ushqime natyrale dhe sa më pak të konservuara të marrë, sa më shumë të jetë e ekspozuar në ajër të pastër dhe jo të ndotur, dhe sa më pak ndaj ajrit me kondicioner, aq më rezistent do të jetë fëmija i saj ndaj alergjive”.Dorela Jahaj, 21-vjeçareKam probleme në këtë kohë kryesisht me rrugët e frymëmarrjes, teshtima rrufa, si edhe bllokim të hundëve. Të gjitha m’i shkakton rritja e temperaturave, shtimi i pluhurit. Nëse bie shi, më kalon menjëherë. Marr mjekime të lehta pas konsultës me mjekun. Dje isha më keq, tani më ka kaluar pak. Vazhdimisht laj duart, fytyrën dhe flokët. Këto janë masat që marr unë për t’u ndier më mirë. Megjithëse më pëlqen natyra, i shmang daljet në natyrë. Nuk mund të dal nga Kodra e Liqenit dhe të shijoj natyrën, lulet, diellin dhe gjithçka që ofron kjo stinë. Fizikisht ndihem e dobët, nuk bëj dot aktivitetin e zakonshëm, kam dhimbje të forta koke dhe ndihem në anktSilva Gjonaj, 22-vjeçarePavarësisht nëse është ose jo pranverë, lëkura ime është e ndjeshme ndaj diellit. Prandaj, mundësia për të qenë alergjike për mua është shumë e madhe. Më duhet të kujdesem në vazhdimësi për të eliminuar efektet e dëmshme të rrezeve të forta diellore. Sepse, nëse e lë pas dore, fytyra ngelet e irrituar për muaj të tërë. Përveç kësaj, nuk e duroj dot dritën, e kam fobi, më skuqen sytë, më lotojnë dhe më kruhen. Është një periudhë që unë e përjetoj keq, nuk dal dot të argëtohem, nuk bëj dot tualet e shumë të tjera. Kur ndihem keq dhe shoh që nuk po më kalon kjo situate, shkoj tek mjeku, vizitohem dhe marr mjekimet përkatëse.Dezdemona Mehaj, 23-vjeçareFillimisht kur erdha ne Tiranë, ambjentimi me mjedisin e mbindotur ka qenë paksa i vështirë. Madje për këtë më është dashur që disa herë të bëjë testin alergjik dhe pse ka rezultuar negativ. Kjo gjë më bezdis edhe sot. Pavarsisht se sipas specilistëve është thjeshtë psikologjike. Por unë kam vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Shpeshherë nuk arrij të mbushem me frymë, kam kollë, hundët më bllokohen dhe skuqen. Ndihem keq. Më duket sikur nuk jam e aftë për asgjë. Përdor mjekime të thjeshta si larje duarsh, nuk dal rrugëve me biçikletë, kujdesem shumë për veten deri sa të kalojë. Shpeshherë marr edhe ndonjë gjë në farmaci, që të më lehtësojë, edhe pse mjekët nuk më kanë lejuar ta bëj këtë gjë.