Persona të armatosur në Meksikën perëndimore kanë vrarë 12 policë që ishin duke hetuar vrasjen e 10 njerëzve të tjerë.
Oficerët u sulmuan pasi ata ishin duke kontrolluar për trupat, që u përkisnin disa kokave që u gjetën të prera në afërsi të qytetit Teloloapan në shtetin Guerrero të dielën.
Mesazhe kërcënuese që i drejtoheshin kartelit të dorgës “La Familia”, u gjetën bashkë me kokat.
Korrespondentët thonë se “La Familia” dhe “Knights Templar”, dy kartele rivale, janë duke luftuar për kontrollin e tregtisë së drogës në shtetin Guerrero.
Pak hollësi u dhanë në deklaratën rreth pritës që ndodhi të dielën vonë. Së paku nëntë agjentë u plagosën, të cilët janë duke u trajtuar në spital.
Rreth 4.000 forca të policisë meksikane dhe ushtria janë përfshirë në operacionet kundër trafikantëve të drogës në këtë zonë, ku destinacionet kryesore turistike si Acapulco dhe Zihuatanejo janë të vendosura.
Megjithatë, problemi është ende jashtë kontrollit, rreth 50,000 njerëz janë vrarë në lidhje me dhunën mbi drogën, në Meksikë, që nga viti 2006.
Papa Benedikti ka planifikuar një vizitë në vendin fqinjë të Michoacan, të premten, ku pritet të flasë edhe për dhunën shkatërruese të lidhur me drogën në këtë vend.
TCH