Misteri Shqiperi - Rusi
Çfarë i lidh dy popujt tanë përgjatë historisë Kur bëhet fjalë për këtu e 500 vjet, misteri për ti zbuluar është gjithnjë e më i vështirë. Por, duke u shkëputur deri në vitet 1600, Rusia zbulohet të ketë qenë një vend jo aq misterioz për shqiptarët.
Marrëdhëniet diplomatike dhe fermane që përkojnë me luftën ruso-turke, qëndrime politike të Rusisë, ku duket qartë interesi sllav për situatën në Shqipëri, si dhe shumë ngjarje të tjera historike gjenden në Arkivin Qëndror Shtetëror të Shqipërisë.
Një informacion i konsiderueshëm që tani qarkullon i hapur.
Nga viti 1689 deri më 1912
Të dhënat janë kryesisht të fushës politike. Ka fermane dhe akte të tjera që gjenden në Sixhilatin e sherijes së Beratit, ku flitet për luftën austro-turke (1689) dhe qëndrimin e Rusisë ndaj saj, si dhe për luftën ruso-turke (Kriza e Lindjes).
Dokumentet më të hershme të identifikuara janë të vitit 1678. Këto dokumente bëjnë fjalë për mobilizim jeniçerësh për në front, për beteja të zhvilluara, për lëvizje trupash, për ultimatume të Rusisë ndaj Turqisë, për paqe mes tyre, etj.
Mjaft të dhëna ka për veprimtarinë e konsujve rusë në Ballkan e në hapësirën historike shqiptare, si ata të qyteteve Mitrovicë, Tivar, Shkodër, Janinë. Dominojnë raportet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Ballkan. Ka të dhëna për vrasjen e konsujve rusë në Manastir, Shkodër, Janinë.
Në Sixhilatin e sherijes së Beratit, në vitin 1917, është regjistruar një ferman që informon për betejën ruso-turke të zhvilluar në lumin Prut. Në një dokument të vitit 1711 gjendet një thirrje e ipeshkvit të Pejës drejtuar Perandorit të Rusisë, Pjetër, ku kërkohet ndërhyrja ruse në mbrojtje të të drejtave të të krishterëve për çlirimin nga sundimi osman.
Në një dokument tjetër të viti 1737 (ferman, sixhilati i Beratit) gjenden të dhëna për luftën austro-ruse, si dhe për disa masa të urdhëruara nga Perandoria Ruse për mbrojtjen e Greqisë. Ruhet gjithashtu, një letër origjinale e mitropolit të Malit të Zi, Petrovic, (viti 1754) drejtuar Perandoreshës së Rusisë, Ekaterina, ku kërkohet mbrojtja e Rusisë.
Në vitin 1759, krerët e Himarës dhe të disa zonave të tjera jugore të Shqipërisë, me anë të një letre, i kërkojnë Carit të Rusisë të marrë në mbrojtje Shqipërinë. Ata premtojnë se do të krijojnë një ushtri shqiptare për të luftuar kundër Perandorisë Osmane.
Në të njëjtën letër, përshkruhet pozita gjeografike e Himarës dhe e Shqipërisë dhe i kërkohet Carit, të pranojë fëmijë shqiptarë për tu shkolluar atje. Po në vitin 1760, me anën e një dokumenti zyrtar (çertifikatë), Departamenti i Punëve të Jashtme të Rusisë i jep vizë (leje kalimi) tregtarit shqiptar Jakov Suma të udhëtojë nga Petersburgu për në Riga.
Vitit 1779 i takon një hartë e përgjithshme e Perandorisë Ruse. Më 1789, kapedanët shqiptarë të revolucionit grek, Jorgo dhe Dhimitër Boçari, Xhavella, Kosta Kolano dhe mitropoliti Anthim i shkruajnë Perandoreshës së Rusisë dhe kancelarit të saj për ta falenderuar për ndihmën që u është dhënë nga ushtarakë rusë.
Kërkojnë më shumë ushtarakë rusë për ndihmë në Sul (zonë e banuar me shqiptarë të emigruar në mesjetë, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në çlirimin e Greqisë, sikundër ka shkruar edhe Byron në Child Harold).
Ruhet një dekret origjinal i Carit të Rusisë, me anën e të cilit në vitin 1892, urdhërohet përkrahja e lëvizjes antiosmane në zonat e bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë Shkodrën, si dhe mbledhja e ndihmave në rindërtimin e kishave.
Të dhëna ka për marrëdhëniet dypalëshe, ku tërheqin vëmendjen kërkesat e shqiptarëve për përkrahjen ruse në mbrojtjen e kufijve nga pretendimet greke. Në këto dokumente shprehet qëndrimi i Rusisë ndaj problemit shqiptar; roli i saj në diskutimet ndërkombëtare për caktimin e kufijve të Shqipërisë; influenca ruse në lidhje me raportet e shqiptarëve me sllavët e jugut, si dhe në lidhje me panhelenizmin në Ballkan e në raport me Shqipërinë.
Në vitin 1873 ambasadori rus në Stamboll i kërkon shtetit të tij (ministrit të Jashtëm në Petersburg), tu jepet përkrahje nga Rusia kërkesave të Preng Bib Dodës për një lëvizje antiosmane. Po në këtë vit, me anë të një qarkoreje, njoftohet administrata qëndrore e Elbasanit mbi qëndrimin e Perandorisë Osmane për shitjen e pronave, rusëve.
Në vitin 1877 nunci apostolik në Vjenë i shkruan ipeshkvit të Shkodrës, ku e informon për gjendjen politike në Shqipërinë e Poshtme dhe për kushtet e situatën e luftës ruso-turke. Një batalion shqiptarësh ka marrë pjesë në përkrahje të ushtrisë ruse kundër ushtrive osmane. Në vitin 1878, në një regjistër të mitropolisë së Korçës mbahen shënime rreth luftës ruso-turke (Kriza e Lindjes).
Njoftime të vikarit të Tivarit për arkipeshkvin e Shkodrës, ku flitet për mbajtjen e një meshe në këtë qytet për shpëtimin e Carit Aleksandër II i Rusisë (1879). Pjetër Molenskij, qytetar rus, në gjysmën e dytë të shek. XIX, jep çdo vit ndihma për shkollimin e vajzave të varfëra jetime (Kodiku i Madh i Korçës).
Në vitin 1879, me anë të një promemorieje, përfaqësues të krahinave jugore të Shqipërisë (Berat, Delvinë, Përmet, Gjirokastër) i kërkojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ndërhyrjen e saj në mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë. Kjo letër i dërgohet edhe ambasadorit rus në Stamboll.
Kërkohet nga Rusia të mos cënohet tërësia tokësore e Shqipërisë (mbrojtje prej fqinjëve). Njoftimi për disa shtetas malazezë që nuk duan të mbajnë zi për vdekjen e Carit të Rusisë (me atentat), në vitin 1878.
Në një koleksion telegramesh të konsujve austro-hungarezë në Stamboll, Londër, Berlin, Paris, Petersburg, Tivar, Manastir, (viti 1880). Ka njoftime për qëndrimin dhe ndërhyrjen e Rusisë për caktimin e kufijve të Shqipërisë.
Në një urdhër të vitit 1888, Ministria e Punëve të Brendshme të Perandorisë Osmane njofton prefekturën e Elbasanit për kryerjen e veprimeve, me qëllim që çerkezët e Kaukazit, që kishin emigruar në këtë perandori, të ktheheshin në Rusi.
Në Kodikun e Mitropolisë së Drinopolit, (Gjirokastër) viti 1894 është kopjuar një seri raportesh të konsullit austro-hungarez në Janinë, përshkruhet takimi i konsullit me valiun (prefektin) e Janinës dhe kërkesën e tij për të hapur zyra përfaqësimi (zëvendëskonsuj) në Vlorë dhe Prevezë.
Në një raport të konsullit austro-hungarez në Janinë jepen të dhëna për rrethanat e vdekjes së konsullit rus në Janinë, Emilianov (viti 1889). Firmat tregtare të Shkodrës Çoba, Pema, Saraçi caktojnë përfaqësues të tyre të përhershëm në Odesa. Kryepleqësia e Korçës, mblidhet për të marrë në dorëzim tri këmbana të dhuruara kishave shqiptare nga kishat ruse në Odesë (1903).
Letra ku kërkohet ndihmë nga kishat ruse për krijimin e një kishe ortodokse shqiptare të pavarur dhe për hapjen e kishave shqiptare në Amerikë; letra të tjera që njoftojnë për zhvillimin e liturgjive në gjuhën shqipe (1903-1905).
Më 1904, legata ruse jep ndihma humanitare për kishën e Vrionit. Në të njëjtin vit, në Kodikun e Mitropolisë së Drinopolit (Gjirokastër), jepen të dhëna për një letër dërguar Konsullatës ruse në Janinë për të kërkuar ndihmë për kishën e Shën Ndreut.
Konsulli rus në Mitrovicë (1905) njofton Qendrën për lëvizjen e prijësve të kryengritësve shqiptarë (Sulejman Batusha), për organizimin e një mbledhjeje nga këta të fundit në Istniç dhe për hartimin e disa kërkesave që do ti dërgohen Portës së Lartë: lirimi i ushtarëve shqiptarë, anullimi i reformës mbi tokën.
Flitet për luftëra e beteja në rajonet veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë. Më 1909, konsulli rus në Janinë njofton ambasadën ruse në Stamboll për zgjedhjet parlamentare dhe sidomos për mënyrën se si fitoi kandidatura e Ismail Qemalit si deputet i Beratit (tre vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë).
Në një letër të vitit 1911 flitet për raportet ruso-turke dhe për krijimin e një partie demokratike që mund të shkaktonte incidente në parlament. Sinodi (këshilli) i mitropolisë së Korçës nuk e pranon propozimin e konsullit rus në Manastir për mënyrën e ndarjes së trashëgimisë së Grigor Nukes (1912).
Në një raport të konsullit rus në Shkodër (1912) njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë për cilësinë e deputetëve të këtij vilajeti (Riza Bej, Myrteza Efendi). Në marrëdhëniet ekonomike ka të dhëna për veprimtarinë e përfaqësisë tregtare shqiptare në Odesë (viti 1889); fermane perandorake për të lejuar shkëmbim mallrash, importe, si dhe për çmimet e tyre (viti 1904).
Në fushën e arsimit ka të dhëna për shtypje dhe shpërndarje librash në gjuhën shqipe në Odesë dhe vende të tjera.