Zlatan Ibrahimovic me 27 gola në 31 ndeshje zyrtare i ka lëshuar sfidën Juventusit dhe Barcelonës, kundërshtarë me të cilët Milani do të ndeshet në Kupën e Italisë (të martën) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve (28 mars).
“Do të shkojmë në Torino për tu kualifikuar. Do të jetë e vështirë, por do të bëjmë të pamundurën. Jam pak me grip, por do të jem i gatshëm për të luajtur”, shprehet sulmuesi suedez për gazetën ‘Aftonbladet’.
Në lidhje me katalanasit e Pep Guardiolës, Ibrahimovic deklaroi se nuk është aspak i frikësuar.
“Nuk kemi frikë. Me Barcelonën jemi ndeshur në grupe e tani duhet të luajmë sërish në çerekfinale. Do të jenë ndeshje të vështira, por për mua nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ndeshjet e mëparshme”, shtoi numri 11 i kuqezinjve.
Për Milanin do të rikthehet pas dëmtimit Clarence Seedorf, i cili pritet të luajë në Juventus Stadium. Gjithashtu pritet edhe grumbullimi i mbrojtësit Alessandro Nesta.
TCH