Rriten rastet me hemoragji celebrale në vendin tonë. Në qendrën spitalore univeristare në Tiranë rregjistrohen rreth 1000 raste në vit të cilët preken nga kjo sëmundje e rëndë, një pjesë e të cilëve ndahen nga jeta, disa të tjerë mbeten të paralizuar dhe një numër fare i vogël rikuperohen pas një periudhe të gjatë kohe.
Mjekët thonë se në shtimin e këtyre sëmundjeve ndikojnë faktorë të jashtëm që lidhen me mënyrën e jetës konsumi i ushqimeve me yndyrë, duhani dhe alkooli por dhe sëmundje si hipertensioni që kanë shkak kryesor po këta faktorë.
“Tipet kryesore janë infarkti dhe hemoragjia cerebrale, që është rrjedhje e gjakut në tru, si pasojë e carjes së enëve të gjakut. Faktorët që e shkaktojnë janë hipertensioni, diabeti, aritmia, etj. Pastaj ndikojnë përdorimi i duhanit apo alkoolit”, thotë Mjeku Neurolog, Altin Kuqi.
Insulti cerebral nuk ka shenja paralajmëruese, por mund të ndodhë në cdo moment, ndonëse më parë njihej si sëmundje e moshës së tretë tashmë ajo prek edhe moshat 45 vjecare.
“Shenjë dalluese është paraliza e gjymtyrëve, kur ajo prek pjesën e djathtë të trurit, paralizon gjymytrët e majtë dhe anasjelltas. Është vënë re që yndyrnat, hipertensioni dhe diabeti gjihtmonë e më tepër kanë filluar të shfaqen në mosha më të reja”, shtoi neurologu Altin Kuqi.
Mbrojtja më e mire, thotë mjeku, është konsultimi i herë pas hershëm tek mjeku për të mabjtur në kontroll sëmundjet që e shkaktojnë por edhe rregullimi i stilit të jetesës, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik.
TCH