Forumi Kuq E Zi
A ekziston lepuri polar? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A ekziston lepuri polar? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
A ekziston lepuri polar? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A ekziston lepuri polar? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1A ekziston lepuri polar? Empty A ekziston lepuri polar? 18/3/2012, 22:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lepuri polar bën pjesë në grupin e banorëve të rrallë të zonave të ftohta të rrethit polar arktik. Kjo kafshë jeton në tundrat e Kanadasë, në Grenlandë, Alaskë dhe ishuj arktikë, në rrafshina por edhe në regjione të larta mbi nivelin e detit. Kjo kafshë arrin të mbijetojë gjatë periudhës së dimrit të gjatë, falë gëzofit të dendur

Mbretëria: Animalia
Lloji: Chordata
Klasa: Gjitarë
Rendi: Lagomorpha
Familja: Leporidae
Gjinia: Lepus
Specia: Lepus arcticus

Lepuri polar bën pjesë në grupin e banorëve të rrallë të zonave të ftohta të rrethit polar arktik. Kjo kafshë jeton në tundrat e Kanadasë, në Grenlandë, Alaskë dhe ishuj arktikë, në rrafshina por edhe në regjione të larta mbi nivelin e detit. Kjo kafshë arrin të mbijetojë gjatë periudhës së dimrit të gjatë, falë gëzofit të dendur. Në parim, ky lepur dallohet nga lepuri i thjeshtë ose lepuri i pyllit. Lepuri polar është më i madh, e ka bishtin e vogël dhe të palosur plotësisht nën putrën e pasme, veshët i ka të shkurtër (në mënyrë që përmes tyre të mos e humbasë nxehtësinë trupore), kurse ngjyra e gëzofit të kësaj kafshe ndryshon varësisht nga stinët e vitit. Gjatë stinës së verës, gëzofi i lepurit polar është më i shkurtër dhe ngjyra e gëzofit ndryshon varësisht nga territori në të cilin jeton; tek lepujt polarë të tundrave, (të cilat gjatë verës janë të mbuluara me bar të ulët) gëzofi i lepurit polar merr ngjyrë të kaltër dhe të përhirtë dhe të përhirtë me ngjyrë kafe, kurse lepujt polarë, të cilët banojnë në zonat më veriore (të mbuluara vazhdimisht me borë dhe akull), edhe gjatë stinës së verës kanë gëzof të bardhë si bora. Ky lepur i bukur është i gjatë mbi 70 cm, kurse peshon rreth 6 kg.
Në zonat polare, lepujt nuk kanë shumë zgjedhje për ushqim. Gjatë verës, lepujt ushqehen me fruta (kokrra) pylli, sythe pemësh, likene, myshqe, kurse gjatë dimrit ushqehen kryesisht me shelgje (me lëvore, rrënjë dhe degë të shelgut). Lepujt polarë e kanë aq të zhvilluar shqisën e të nuhaturit, saqë mund ta nuhasin erën e shelgut edhe kur është thellë nën borë. Gjatë dimrit, lepujt e uritur e gërmojnë borën me shputat e përparme. Nëse sipërfaqja e borës është e mbuluar me akull, atëherë lepujt së pari, do të vrapojnë mbi akull për ta thyer akullin dhe më pas fillojnë të gërmojnë, me ndihmën e kthetrave të gjata dhe të mprehta në shputat e përparme dhe dhëmbëve të gjatë dhe prerës.
Gjatë stinës së dimrit, lepujt polarë nuk flenë. Ata mblidhen në grupe, të cilat përbëhen nga disa qindra lepuj. Gjersa disa lepuj flenë dhe hanë, të tjerët mbajnë rojë në mënyrë që t’i alarmojnë lepujt e tjerë në grup nëse iu kërcënohet ndonjë rrezik. Lepujt i kalojnë më lehtë së bashku stuhitë e dimrit: ata mblidhen nëpër kaçuba, prapa shkëmbinjve, ose në strofuj të gërmuar nën borë dhe rrinë afër njëri-tjetrit në mënyrë që ta ruajnë nxehtësinë trupore. Madje, edhe nëse një lepur i vetëm polar gjendet jashtë duke kërkuar ushqim dhe e zë stuhia ose era e ftohtë, ai do të dijë të shpëtojë: kur i palos veshët në trup, dhe ngjitet për sipërfaqe të tokës, ai është në gjendje të qëndrojë me orë të tëra edhe në stuhi polare.
Lepujt polarë janë pre e pothuajse të gjitha kafshëve polare, siç janë: bufi polar, bukla, ariu polar, ujku dhe dhelpra. Kur lepujt të cilët bëjnë rojë lajmërojnë që rreziku është afër, lepujt drejtohen në këmbë të pasme, vështrojnë nga cila anë vjen rreziku dhe ikin me vrap. Lepujt polarë mund të vrapojnë me katër këmbë ose të kërcejnë me këmbë të pasme, sikur kangurë dhe me këtë rast, mund të arrijnë shpejtësinë më të madhe se 60 km/h. Ka raste kur lepujt polarë kërcejnë në ujë dhe kalojnë me not një përroskë të ngushtë, në mënyrë që të ikin nga grabitqarët.
Në pranverë, gjatë sezonit të shumimit, lepujt polarë largohen nga grupet e mëdha dhe ndahen në çifte. Të vegjlit vijnë në jetë në maj, qershor ose korrik – sa më në veri që jetojnë, aq më vonë do të lindin. Zakonisht çelin nga tetë lepurushë të vegjël dhe kur të vegjlit mbushin 2-3 ditë, ata mbesin vetëm gjersa nëna e tyre shkon të kërkojë ushqim. Gjatë kësaj kohe, të vegjlit qetësohen plotësisht në mënyrë që grabitqarët të mos i vërejnë. Kur mblidhen kruspull, është pothuajse e pamundur t’i dallosh nga gurët dhe shkëmbinjtë përreth. Lepurushët e vegjël bëhen të pavarur pas vetëm dy javësh, kurse me nënën e tyre takohen vetëm kur duhet të ushqehen me qumësht. Lepurushët e vegjël largohen nga nëna e tyre kur i mbushin dy muaj, kurse gjatë pranverës së ardhshme, tashmë janë të gatshëm për shumim.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2A ekziston lepuri polar? Empty Re: A ekziston lepuri polar? 14/5/2013, 16:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
hmmmmm interesante hera par si e nigjoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons