Forumi Kuq E Zi
Lidhja e Prizerenit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lidhja e Prizerenit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lidhja e Prizerenit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lidhja e Prizerenit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Lidhja e Prizerenit Empty Lidhja e Prizerenit 2/5/2011, 15:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lidhje e Prizerenit
Veprimtaria diplomatike e delegacionit te lidhjes shqiptare ne pranveren e vitit 1978.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit të veprimeve me armë në dorë përdori në shkallë të gjerë edhe veprimet diplomatike. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë veprimtaria diplomatike që zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nëpër kryeqytetet e fuqive pjesëmarrëse të Kongresit të Berlinit, në muajt prill—qershor të vitit 1878.
Për shkake të qëndresës së vendosur dhe të organizuar të popullit shqiptar, deri në praverën e vitit 1878, nuk kishte qenë e mundur të zbatoheshin vendimet e Kongresit të Berlinit. Sidomos i mprehtë ishte bërë problemi në Jug, në lidhje me përcaktimin e vijës së re kufitare greko-turke që kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetësuar thellësisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithë vilajetin e Janinës, në të cilën popullsia shqiptare përbënte pjesën më të madhe dhe më kompakte të banorëve të saj.''...në sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak në Athinë, Konti Dubski, ushqehet dëshira për t'i dhënë një shtrirje sa më të madhe" vijës kufitare të rekomanduar. Aneksimi i Shqipërisë së Jugut shihej si një „garanci e sigurt për të ardhmen (e helenizmit)".



Përballë këtij rreziku edhe në Jug, ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, nën udhëheqjen e Lidhjes, po zhvillohej një veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme për të kundërshtuar me armë shovinistët grekë, bile edhe vetë Portën, në rast se ajo do të bënte qoftë edhe një lëshim të vogël lidhur me territoret shqiptare. Në protestat, thirrjet, memorandumet që iu drejtuan Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, shprehej vendosmëria e paepur e mbarë popullit shqiptarë për të bërë çdo sakrificë dhe për të mbrojtur deri në vdekje kombësinë dhe trevat e tij jugore.



Duke vlerësuar situatën e krijuar, konsulli francez në Selanik raportonte se „ ... shqiptarët janë shumë të acaruar dhe i shpallin me krenari qëllimet e tyre për të kundërshtuar çdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisëdo t’i duhet të përballojë një rezistencë shumë serioze në qoftë se ngul këmbë në pretendimet e sotme".2 Porta e Lartë, e interesuar për të ruajtur të pa prekura territoret e Perandorisë, megjithëse hyri në bisedime me Greqinë, nuk donte të merreshin si pikënisje linjat e rekomanduara në protokollin e 13-të të Kongresit të Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante të detyrueshme dhe vijën Kalamas—Selemvria, të rekomanduar prej tij, e konsideronte të papranueshme. Por, e paaftë për t'i bërë ballë presionit të Fuqive dhe për t'iu kundërvënë atyre, përpiqej të përdorte si argument qëndresën e fuqishme të shqiptarëve. Ndërsa qeveria greke ngulte këmbë në zbatimin e linjës së rekomanduar.



Në këto kushte bisedimet e komisionit greko-turk që u zhvilluan në Prevezë në muajt shkurt—mars, e që u zvaritën ditë të tëra, nuk mund të jepnin e nuk dhanë asnjë rezultat.
Qarqet sunduese greke të ndodhura përballë qëndresës së vendosur të Lidhjes Shqiptare dhe të pakënaqura nga rezultati i bisedimeve kërkuan ndërmjetësimin e Fuqive nënshkruese të Traktatit me qëllim që të siguronin përkrahjen e tyre për aneksimin e tokave që aspironin.
Në gjendjen e krijuar Lidhja ndërmori hapa të rinj dhe zhvilloi një veprimtari diplomatike intensive për të ndikuar aktivisht në favor të çështjes shqiptare pranë Fuqive të Mëdha, dhe për të krijuar një opinion publik botëror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtë e Shqipërisë.



Në mars të 1878-ës, mbledhja e Komitetit të Lidhjes i Prevezës vendosi të dërgonte një delegacion në Evropë, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhëheqësi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashëri, delegacioni në muajt prill—qershor 1878 vizitoi kryeqytetet e pesë Fuqive të Mëdha, nënshkruese të Traktatit të Berlinit (Romën, Parisin, Londrën, Berlinin e Vjenën) si edhe Stambollin. Si përfaqësues i mbarë popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmëri pranë kabineteve evropiane të drejtat legjitime të shqiptarëve, tërësinë territoriale e paprekshmërinë e Shqipërisë dhe u deklaroi atyre se të gjithë shqiptarët, të bashkuar si një trup i vetëm do të luftonin në rast se Evropa do të lejonte aneksimin e një pjese të vendit të tyre nga ana e Greqisë, edhe sikur vetë Porta të detyrohej ta pranonte këtë aneksim.

Anëtarët e delegacionit, megjithëse kishin marrë përsipër një detyrë „shumë të guximshme nga të gjitha pikëpamjet", e kishin për nder dhe ishin të vendosur që ta përmbushin misionin e diplomatëve të parë të kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do të trokasim në të gjitha dyert, pa humbur zemër"— deklaronte Abdyl Frashëri.

Nisja e delegacionit ndeshi qysh në fillim, në Prevezë, në qëndrimin negativ të zëvendës konsullit të Francës si dhe të konsullit austro-hungarez, të cilit iu duk si „arrogancë" dhe „e habitshme" që Lidhja po niste një delegacion për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.

Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetësim në qarqet qeveritare të Athinës dhe në Portën e Lartë. Të dy palët reaguan dhe u përpoqën për ta penguar veprimtarinë e delegacionit shqiptar.

Me insistimin e madh të Athinës, u nis një delegacion „epirotas" në po ato kryeqytete, si kundërpeshë për të luftuar përçapjet e misionit shqiptar dhe për të neutralizuar efektin që mund të bënte ai në Evropë.

Po kështu, Porta e Lartë, e vendosur në politikën e saj antishqiptare, për të ruajtur të paprekur sundimin e vet mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nuk mund të pranonte që ky të për-faqësohej nga dikush tjetër përveç asaj, dhe aq më tepër që shqiptarët të vepronin në mënyrë të pavarur në arenën ndërkombëtare. Prandaj përpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „të pahijshme" dhe të „paarsyeshme". Në telegramet që ministri i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane u drejtonte ambasadorëve të vet në Romë, Paris, Berlin, Vjenë, i porosiste të vepronin në mënyrë të tillë që përfaqësuesit shqiptarë „të heqin dorë nga misioni që kishin marrë përsipër".

Përpjekjet e Portës së Lartë për të penguar veprimtarinë diplomatike të Lidhjes në arenën ndërkombëtare, janë një aspekt tjetër që hedh poshtë pikëpamjet e asaj historiografie që e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellë të Portës dhe nismat e saj si të nxitura e të organizuara nga ajo.




Me gjithë këto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tërhoq nga rruga e nisur, i ndërgjegjshëm se vetëm ai kishte të drejtën dhe ishte në gjendje të mbronte interesat më jetike të popullit shqiptar. „Porta e Lartë flet si qeveri e cila është e lidhur gjer në një farë mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashëri, ndërsa ne „kemi ardhur në perëndim me qëllim që të parashtrojmë gojarisht vendimin e një populli të tërë... e t'i japim të kuptojë Evropës se preferojmë të vdesim të gjithë me armë në dorë duke luftuar kundër atyre që duan të pushtojnë vendin tonë".7 Kjo ishte përgjigjja që përfaqësuesit shqiptarë i dhanë Portës së Lartë.

Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nëpërmjet memorandumit me shkrim që iu dorëzoi kabineteve të Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, si edhe me anë të parashtrimit gojarisht të kërkesave shqiptare në takimet me personalitete të larta zyrtare të tyre. Në këtë memorandum, ngrihej zëri i protestës ndaj vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cënuar rëndë të drejtat e kombit shqiptar.




Në të shpreheshin qartë në emër të popullit shqiptar kërkesat themelore të lëvizjes: ruajtja e tërësisë tokësore dhe njohja e kombit shqiptar, si një komb që kishte luftuar për të ruajtur atdheun e vet, kombësinë e vet, gjuhën dhe zakonet. „Një komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej në memorandum, — nuk duhet lejuar, të sakrifikohet... pa asnjë arsye të ligjshme". Duke kërkuar nga Fuqitë e Mëdha që të hiqnin dorë nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit, në memorandum shprehej vendosmëria e paepur e të gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur me gjak atdheun dhe kombësinë përballë rreziqeve që i këcënonin.

Në fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi në Romë, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete të tjera politike.Kërkesat shqiptare gjetën një farë përkrahje në qarqet qeve-ritare italiane. Vetë kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta të Greqisë (mbi Epirin) nuk do të merreshin parasysh. Ky pohim fliste për një kthesë në politikën italiane ndaj çështjes së kufirit greko-turk, në krahasim me qëndrimin e mbajtur në Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetëm kishte treguar „simptoma aq të ngrohta për Greqinë", por për më tepër ishte bashkuar me Francën në përkrahje të rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte që mbretëria greke të dëmshpërblehej në Tesali. Kjo kthesë padyshim nuk buronte nga „dëshira e mirë" për të njohur luftën e popullit shqiptar për të drejtat e tij kombëtare, por kishte të bënte kryesisht me interesat e Italisë në Shqipëri.

Nga informatat që kishte marrë qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do të ndeshte në një rezistencë shumë të ashpër nga ana e shqiptarëve, gjë që do të çonte padyshim „në komplikacione të rënda", duke krijuar një gjendje shqetësuese për atë. Prandaj ajo ishte e interesuar, që të mos krijohej „një situatë (e tillë) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore në Ballkanin Perëndimor, „do të përfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes së qetësisë do të okuponte edhe Shqipërinë".

Italia, duke e konsideruar shkatërrimin e Perandorisë Osmane vetëm si çështje kohe, jo vetëm përpiqej të evitonte vendosjen definitive të Austrisë në bregdetin për karshi, por për të realizuar në të ardhmen synimet e saj preferonte që Epiri më mirë të mbetej nën Perandorinë, se sa të bashkohej dhe të asimilohej nga një shtet tjetër.

Megjithatë, Italia duke mos qenë në gjendje të luante një rol më vete, dhe nga frika se mund të izolohej krejt në „koncertin evropian", nuk mori asnjë angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e përcolli atë me fraza të përgjithshme se protestat e tij do të merreshin në konsideratë, se ishte duke u biseduar çështja e ndërmjetësimit të fuqive, prandaj shqiptarët nuk duhej t'u shkaktonin vështirësi Fuqive të Mëdha.

Ndryshe nga ç'ndodhi me qarqet qeveritare, kërkesat e drejta të delegacionit tërhoqën vëmendjen e rretheve demokratike si dhe të shtypit përparimtar italian, të cilat ngritën zërin në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar dhe i bënë thirrje qeverisë italiane që të mos bashkëpunonte për të shtypur një kombësi në interes të një tjetre.
Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua për në Paris. Për përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartë se ato do ta kishin shumë më të vështirë realizimin e misionit të tyre në Francë.

Në Kongresin e Berlinit ishte pikërisht përfaqësuesi francez Vadingtoni që, në përkrahje të pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijën e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazë për rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe më pas, Franca nguli këmbë pranë Fuqive të Mëdha për të vënë në veprim protokollin e 13-të të Kongresit, e për ta detyruar Portën që të hynte në bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit në Prevezë nuk dhanë rezultat, ajo jo vetëm shprehu gadishmërinë e plotë, por edhe shpresën se kërkesa e Athinës për ndërmjetësimin e fuqive në favor të saj, do të pritej me dashamirësi.

Megjithëkëtë delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij të drejta, të mbështetura me qëndresën e organizuar të popullit shqiptar, do të ndikonin për një ndryshim në qëndrimin e Francës, e cila, ndonëse ishte përkrahëse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitë e tjera, nuk ishte e interesuar për prishjen e statuskuosë në Ballkan.

Në takimin që patën me ministrin e Jashtëm Francez, Vadingtonin, përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit të Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellë shqetësime në të gjithë Shqipërinë, dhe, pasi kundërshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet në favor të mbretërisë greke nuk do të shkaktonin kundërshtim nga ana e popullsisë, ata shprehën vedosmërinë e popullit shqiptar për t'i dalë zot vendit të tyre „në rast se nuk do të merreshin parasysh protestat dhe nuk do të njiheshin të drejtat e tij".

Përgjigjja zyrtare që Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portën e Lartë si të vetmin autoritet me të cilën mund të bisedohej për këtë problem dhe, e përcolli atë te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhëzime ambasadorit të tij në Stamboll që të mos u bëhej ndonjë padrejtësi të dyja palëve".

Shprehje akoma më e hapur e këtij qëndrimi ishte paraqitja e shtrembëruar e problemit shqiptar në gazetën zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombësinë shqiptare „vetëm një endërr të disa kokëkrisurve".

Duke iu përgjigjur kësaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze në artikullin e botuar në „Monitër Universel", në maj 1878, Abdyl Frashëri shkruante: „Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasë dhe Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë"?

Në maj të 1878-ës, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisë, Gjermanisë dhe të Austro-Hungarisë. Këto fuqi, ishin mbrojtëse më të vendosura të parimit të ruajtjes së Perandorisë Osmane, parim që u shërbente atyre për të ndaluar depërtimin e mëtejshëm të Rusisë dhe influencës së saj në Ballkan dhe për të vazhduar vetë grabitjen e Turqisë. Rrjedhimisht ato ishin kundër çdo lëvizjeje çlirimtare që mund ta prishte statuskuonë e me të edhe Perandorinë. Si pasojë edhe qëndrimi i tyre ndaj përfaqësuesve të Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njëjtë dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar për të evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe të padëshirueshme për të në Ballkan, si dhe për të qenë „korrekt" me zotimet e fshehta që kishte marrë ndaj Portës në çastin e marrjes së ishullit të Qipros, ishte bërë, sipas shprehjes së një gazete të kohës „garancia më e sigurtë" për Turqinë.




I trembur nga një kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretërisë greke i duheshin dhënë ato territore që mund ta forconin atë, por jo ato që ajo nuk mund t'i nënshtronte e t'i sundonte në rrugë paqësore. Prandaj ai përdori tërë ndikimin e vet që mbretëria greke të hiqte dorë nga pretendimet mbi Janinën dhe mbi territoret e Shqipërisë Jugore, të cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftë. Nga ana tjetër Anglia nuk ishte e interesuar aspak që të përkrahte qoftë edhe moralisht çështjen shqiptare. Ishin këto arsyet që nën maskën e ruajtjes së statu-kuosë, „të paqes dhe të drejtësisë", nuk u prit zyrtarisht delegacioni shqiptar. Lord Salisbëri më në fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo në Forejn Ofis, por në shtëpinë e tij. Pasi përfaqësuesit shqiptarë i parashtruan dëshirat e kombit të tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetësonte" ata duke u deklaruar se për këtë çështje do t'i jepte udhëzime ambasadorit të tij në Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisë) ndonjë gjë nga Epiri. Pra Anglia i përcolli emisarët shqiptarë pa marrë përsipër asnjë angazhim në përkrahje të të drejtave të popullit shqiptar.

Akoma më i keq qe qëndrimi që mbajtën ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, të cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atë.

Kabineti i Berlinit, vazhdonte të ishte për „inkurajimin e perspektivave" të zmadhimit të mbretërisë helene edhe në kurriz të tokave shqiptare, për ta përdorur atë si kundërpeshë ndaj pan-sllavizmit, këtij rreziku serioz" për Evropën Lindore. Me këtë shpjegohet edhe fakti që qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan të zhvillonin kurrfarë bisedimesh me përfaqësuesit nga Shqipëria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veçse një „shprehje gjeografike". Siç shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do të mbahej një qëndrim mjaft mospërfillës.

Kabineti i justifikoi qëndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpërdrejtë në punët që i përkisnin Lindjes" (gjë që nuk ishte aspak e vërtetë) dhe se meqë „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjë përfaqësues që kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes", nuk mund të priste as delegacionin shqiptar. Përsa i përket memorandumit që iu dorëzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilësojë me cinizëm si „aspak interesant" dhe se „në çdo radhë" të këtij ai shihte „vulën e një ekzagjerimi tendencioz".

I njejti qëndrim iu rezervua delegacionit edhe në kryeqytetin e Perandorisë Habsburge në Vjenë. Austro-Hungaria, e interesuar jo vetëm për ruajtjen statuskuosë por njëkohësisht edhe si një fuqi me synime të drejtpërdrejta në Ballkan, aspironte të shtrihej në pjesën Perëndimore të tij, duke përfshirë edhe tokat shqiptare deri në Vlorë. Si rrjedhim ajo e orientonte politikën e vet kundër lëvizjes shqiptare.

Në këto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritën përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare nën pretekstin se nuk ishin pranuar as përfaqësuesit e Rumelisë Lindore.

Ky qëndrim i kabineteve të Berlinit dhe të Vjenës ndaj emisarëve shqiptarë, që nuk ndryshonte në thelb nga ai i kabineteve të tjera dëshmonte se qarqet zyrtare të Fuqive të Mëdha vazhdonte me konsekuencë politikën e mosnjohjes së popullit shqiptar si komb më vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas të Perandorisë Osmane.

Lidhja Shqiptare nuk u tërhoq përballë këtij qëndrimi armiqësor e mospërfillës të Fuqive të Mëdha ndaj interesave të popullt shqiptar.Ajo iu përgjegj kësaj mospërfilljeje duke luftuar me armë në dorë për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Lidhja e Prizerenit Empty Re: Lidhja e Prizerenit 2/4/2013, 19:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit

130 vjet nga 10 Qershori i vitit 1878 kur nisën përpjekjet për formimin e një shteti autonom shqiptar


10 Qershor mbushen 130 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, që përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë
tonë kombëtare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon
me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare në
kuvendin shqiptar të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim
kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte
formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman
të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte përpjekja e
parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga
dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.Lidhja u formua pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili iu kishte dhënë
tokat shqiptare Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë pas Luftës
ruso-turke të viteve të ashtuquajtur "Kriza Lindore 1877-1888". Prijësit
shqiptarë nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan në
një qendër të Vilajetit të Kosovës, që sot gjendet në Maqedoni, për të
diskutuar rezistencën. Italia përkrahu një komitet italo-shqiptar për të
zgjeruar nacionalizmin shqiptar dhe fituar aleatë në Ballkan, kurse
Porta e Lartë bëri të njëjtën me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të
Drejtave Shqiptare në Stamboll më 1877. Anëtarët e Komitetit ishin Zija
Prishtina, Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, dhe Abdyl Frashëri.
Manifesti i këtij komiteti u bë statusi i Lidhjes.

Lidhja
Shqiptare e Prizrenit u mendua si një organizatë politiko-ushtarake që
do t'i ndihmonte shqiptarët për të fituar përkrahje ndërkombëtare,
megjithëse së pari si regjion autonom. Traktati i Shën Stefanit u
zëvendësua nga Traktati i Berlinit pas ndërhyrjes së Austro-Hungarisë
dhe Britanisë. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjëve
ballkanikë. Në korrik 1878, bordi 60 anëtarësh i Lidhjes, i udhëhequr
nga Abdyl Frashëri, iu dërgoj një letër Fuqive të Mëdha në Kongresin e
Berlinit, duke kërkuar zgjidhjen e çështjeve shqiptare pas luftës ruso-turke. Memorandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu jep
tokat shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi. Lidhja brengosej se shqiptarët
do të humbnin edhe Epirin ndaj Greqisë, prandaj edhe organizuan
rezistencë të armatosur në Janinë, Guci, Shkodër dhe Prizren. Rezistenca
ishte e fuqishme sa për të ndryshuar kufijtë e vendosur nga Forcat e
Mëdha dhe për të kthyer disa prej tokave të humbura, megjithëse disa
toka iu dorëzuan prapë se prapë Greqisë më 1881.

Lidhja e
Prizrenit kishte 16,000 anëtarë të armatosur nën kontroll, të cilat ia
kthyen armët forcave të Sulltanit të Perandorisë Osmane pas nënshtrimit
të saj në Kongresin e Berlinit dhe urdhrit të saj për shpërbërjen e
Lidhjes nga frika se, shqiptarët do të kërkonin pavarësi të plotë.
Forcat shqiptare arritën të vrasin Mehmet Ali Pashën (tek shqiptarët i
njohur si Maxhar Pasha) në Gjakovë në gusht 1878. Lidhja mori kontrollin
nga forcat e sulltanit në qytetet e Vushtrisë, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, dhe Gjakovës. Lidhja hodhi
poshtë autoritetin e sulltanit dhe kërkoi ndarje të plotë nga Perandoria
Osmane. Perandoria Osmane dërgoi prapë 15 batalione të rregullta osmane
në krye me Dervish Pashën (Ahmet Muhtar Pasha), të cilat u stacionuan
në Pejë, Gjakovë dhe Prizren në prill të 1881-ës. Më këtë, ai i kishte
shkëputur furnizimin frontit në Plavë e Guci. Pasi që forcat osmane nuk
dëshironin t'i ndihmonin malazezët më shumë edhe përkundër presionit të
Rusisë, forcat e lidhjes mbesin të pa furnizuara në front kundrejt
forcave malazeze.

Sipas vendimeve të kuvendit Forcat e Armatosura
të Lidhjes së Prizrent duhej të ishin diku 190.000 trupa të organizuar
në 380 batalione.

Veprime ushtarake të Lidhjes
Pasi u kthyen në krahinat e tyre delegatët që kishin marrë pjesë në
Kuvendin e Prizrenit, besëlidhjet lokale ose komisionet e vetëmbrojtjes,
që ishin krijuar më parë, u kthyen menjëherë në degë të Lidhjes
Shqiptare. Në ato krahina, ku ato mungonin u organizuan mbledhje të
posaçme, të cilat formuan degët lokale të Lidhjes. Për të shpejtuar
lidhjet ndërmjet tyre, komitetet krahinore shfrytëzuan edhe linjën
telegrafike, madje, nëpërmjet telegrafistëve atdhetarë, edhe shifrazhin
sekret telegrafik.

Në fund të gushtit u dërgua në Shqipëri
mareshali Mehmet Ali pashë Maxhari si komisar me fuqi të jashtëzakonshme
për kufijtë turko-malazezë, i shoqëruar nga një adjutant i sulltanit.
Ai u porosit që, para se të shkonte në kufi, ta bindte Komitetin e
Lidhjes të mos e kundërshtonte dorëzimin e Plavës e të Gucisë dhe të mos
i sillnin atij pengesa në zbatimin e Traktatit të Berlinit.

3Lidhja e Prizerenit Empty Re: Lidhja e Prizerenit 2/4/2013, 19:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Aksioni i Gjakovës

Mehmet Ali pasha arriti në Prizren më
25 gusht 1878 dhe ra menjëherë në kontakt me anëtarët e organeve
qendrore e ndërkrahinore të Lidhjes Shqiptare. Më 31 gusht, ai u nis për
në Gjakovë i shoqëruar nga tri batalione ushtarësh turq, duke kërkuar
nga Mitrovica që t'i dërgonin në ndihmë edhe një batalion tjetër. Edhe
në Gjakovë ai thirri më 1 shtator në një mbledhje krerët e degës së
Lidhjes, të cilët u përpoq t'i bindte që t'i nënshtroheshin vullnetit të
sulltanit. Por këtu ai gjeti një qëndrim më të rreptë. Me përjashtim të
kryetarit të degës së Lidhjes, Abdullah pashë Drenit, i cili si
përfaqësues i krahut sulltanist u bashkua me Maxhar Pashën, të gjithë
anëtarët e tjerë, të udhëhequr nga patriotët e vendosur Sulejman Vokshi e
Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman që të mos e vijonte më tej
rrugën drejt kufirit malazez. Sapo morën vesh nisjen e tij, udhëheqësit e
Lidhjes Shqiptare për Gjakovën, lëshuan kushtrimin, të cilit iu përgjigjën mijëra malësorë të
armatosur. Më 1 shtator, nën drejtimin e Ali pashë Gucisë, ata u
grumbulluan në malin Erenik, duke zënë rrugën që kalonte prej Gjakove në
Plavë e në Guci. Në këto rrethana, Mehmet Ali pasha e shtyu marshimin
për në kufi dhe u struk në sarajet e Abdullah pashë Drenit në Gjakovë.
Pas kësaj, për t'i dhënë një paralajmërim tjetër më të prerë, po atë
mbrëmje qytetarët e malësorët gjakovarë, rreth 4 500 veta të armatosur,
të cilët i qenë përgjigjur kushtrimit të Lidhjes Shqiptare, lanë malin
Ereç dhe zbritën në qytet, ku rrethuan sarajet e Abdullah pashë Drenit.
Të nesërmen, më 2 shtator 1878, një delegacion gjakovarësh u paraqit
përsëri te Abdullah pashë Dreni dhe i dha një ultimatum prej 24 orësh që
ta përcillte mareshalin nga kishte ardhur. Të dy pashallarët shpresuan
se me gjashtë kompanitë, rreth 600 veta që mbronin sarajet, me 30 trimat
që kishin me vete dhe me ndihmat që prisnin t'u vinin nga Mitrovica,
nga Prizreni dhe nga miqtë e tyre, do ta shtypnin kryengritjen. Në të vërtetë atyre u erdhën vetëm 70 malësorë nga Fandi i Gjakovës, të mashtruar prej priftit të tyre.


3 shtator, pasi mbaroi afati i ultimatumit, rreth 4 500 kryengritës, që
mbanin të rrethuar sarajet, filluan sulmin. Përleshja ishte e ashpër
dhe me humbje të mëdha për të dyja palët. Në mbrëmje, u bë një
armëpushim prej 24 orësh për të rifilluar bisedimet, të cilat vijuan
gjatë natës dhe gjatë ditës së nesërme, por pa ndonjë rezultat. Në
mbrëmjen e 4 shtatorit rifilluan luftimet. Më 5 shtator gjendja e të
rrethuarve u keqësua, pasi shumica e ushtarëve që mbronin sarajet u
dorëzuan. Batalioni që u nis nga Mitrovica për t'i ardhur në ndihmë
Maxhar Pashës u shthur rrugës dhe shumica e ushtarëve të tij, duke qenë
shqiptarë, u bashkuan me kryengritësit. Më 6 shtator 1878, pas një sulmi
të rreptë që ndërrmorën luftëtarët e Lidhjes Shqiptare, edhe mbeturinat
e kompanive turke që mbronin mareshalin osman u dorëzuan. Pastaj kryengritësit arritën t'u vënë zjarr sarajeve. Mehmet Ali pasha dhe
Abdullah pashë Dreni mbetën të vrarë gjatë sulmit të fundit. Me vrasjen e
tyre luftimet morën fund me fitoren e forcave të Lidhjes Shqiptare.
Gjatë këtij luftimi treditor të dyja palët patën humbje të mëdha, të
rrethuarit rreth 90 veta, forcat e Lidhjes rreth 500 veta.

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë

Gjatë
muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi përqendrimin e ushtrive në kufi,
duke e çuar numrin e tyre në 5 600 veta. Këtyre masave Lidhja e
Prizrenit iu përgjigj, duke vënë në gatishmëri luftarake forcat e saj të
armatosura.

Sipas vendimit që Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes
kishte marrë më 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak e Shtabi Ushtarak, nën
kryesinë e Ali pashë Gucisë, i krijuar nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, shpalli për zonën e Plavës e të Gucisë gjendjen e luftës.

Porta
e Lartë, për të mënjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinës që
në vend të krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë t'i jepte disa
vise sllave të Hercegovinës. Por propozimin e Stambollit, të cilin e
kundërshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.

31 tetor - 1 nëntor

Pas
disa ndeshjeve sporadike kufitare, që ndodhën gjatë tetorit, knjaz
Nikolla vendosi më në fund të kalonte në sulme të hapura. Më 31 tetor
dhe 1 nëntor 1879 forcat malazeze, duke dashur të tërheqin vëmendjen e
Fuqive të Mëdha dhe, njëherazi, të matnin pulsin e shqiptarëve, kryen dy
inkursione kundër vijës mbrojtëse të forcave të Lidhjes, të parin në
fshatin Pepaj dhe të dytin në fshatin Arzhanicë. Në këtë të fundit vranë në befasi 30 fshatarë dhe
dogjën mjaft shtëpi, por pas disa orë luftimesh u dëbuan nga forcat e
Lidhjes. Në të vërtetë këto qenë sulme demonstrative, të cilat
shqiptarët i përballuan pa ndonjë vështirësi. Edhe pse dështoi, sulmi
malazez nxiti një valë të madhe mobilizimi në të katër anët e
Shqipërisë. Me mijëra vullnetarë të tjerë vrapuan në krahinat e
Gjakovës, të Pejës, të Dibrës e të Shkodrës. Gatishmëria e shqiptarëve
qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, i vendosur në
Guci, u detyrua të pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua
ndiente nevojën dhe nuk kishte mundësi për t'i sistemuar. Në fillim të
muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenë rreshtuar gjatë vijës
kufitare, në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë, kurse forcat
shqiptare përballë tyre në fshatrat Guci, Kolenivicë, Martinaj, Plavë e
Nokshiç. Midis forcave malazeze dhe shqiptare në sektorin verilindor
kalonte lumi Lim vetëm me një urë prej druri. Zona malazeze ishte
kryesisht malore, ndërsa në atë shqiptare dominonte pllaja e Plavës.

4 dhjetor 1879

Më 4
dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh,
nën komandën e Mark Milanit, ndërrmori një sulm të furishëm në sektorin
e Nokshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i
Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman
Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve
kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm
rreth 2 mijë luftëtarë. Luftimet më të ashpra u bënë në luginën e
Nokshiqit, ku u angazhuan forca të shumta malazeze. Luftëtarët u
përleshën aq ashpër me njëri-tjetrin, sa që të dy palët lanë mënjanë
hutat dhe nxorën jataganët, duke u përleshur trup me trup. Përleshja
vazhdoi disa orë me radhë. Forcat vullnetare të Lidhjes ndalën sulmin e ushtrisë malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatë në Nokshiq, duke
e detyruar të tërhiqej brenda kufijve të Malit të Zi. Edhe pse të
dhënat për humbjet e të dy palëve janë kontradiktore, mund të nxirret si
përfundim se nga malazezët pati 300 të vrarë e të mbytur në lumë gjatë
tërheqjes, ndërsa nga shqiptarët 300-400 veta. Në këto luftime u vra
edhe një nga komandantët e shquar të ushtrisë së Lidhjes, Jakup Ferri.

Dështimi
i misionit të Ahmet Muhtar pashës e bindi përfundimisht knjaz Nikollën
të mos shpresonte më as te ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha. Si rrjedhim, ai
vendosi të ndërmerrte kundër forcave të Lidhjes Shqiptare një mësymje
të përgjithshme, e cila u zhvillua javën e parë të muajit janar 1880. Në
këtë mësymje u hodh pothuajse e gjithë ushtria malazeze, 25 batalione
me rreth 9 mijë veta, që u rreshtuan përballë Plavës e GucisëShtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashë Gucia, përqendroi në zonën
kufitare me Plavën e Gucinë 4 mijë luftëtarë vendas dhe 3 mijë
vullnetarë të tjerë, gjithsej 7 mijë veta.

6 janar - 9 janar

Komanda
malazeze kishte rreshtuar në vijën e parë të frontit, forcat vullnetare
të komanduara nga Mark Milani, të cilët do të fillonin sulmin sipas
taktikës së tyre tradicionale që kishte pasur kurdoherë sukses përballë
ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin përqendruar në një sektor të
ngushtë (Velikë-Pepaj), me qëllim që t'i shpartallonin shqiptarët që me
sulmin e parë, në drejtim të Plavës. Por, Shtabi Ushtarak Shqiptar ua
mori malazezëve në mënyrë të papritur iniciativën. Më 6 dhe 7 janar 1880
njësi të vogla shqiptarësh, me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e
komandës ushtarake malazeze, ndëermorën dy sulme në verilindje të Malit
të Zi, nga ana e Sanxhakut të Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se
shqiptarët do të vazhdonin të sulmonin nga verilindja, për t'u dalë
forcave të tyre prapa shpine e tërhoqi ushtrinë nga zona jugore dhe e
nisi drejt veriut. Duke përfituar nga kjo rrethanë, forcat shqiptare, të
rreshtuara në sektorin e Plavës, shpërthyen më 8 janar një sulm të
furishëm kundër pozitave të armikut që ndodhej në Velikë, në Pepaj e në
Arzhanicë.

Sulmin e nisën luftëtarët e Nokshiqit të komanduara
nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mësymja ishte e furishme dhe pas
luftimesh të ashpra e trup më trup forcat malazeze, të përbëra nga 4
mijë luftëtarë, u detyruan të tërhiqeshin. Ushtritë e Lidhjes, pasi thyen edhe njësitë malazeze të komanduara nga
Mark Milani, hynë në tokën malazeze, shtinë në dorë Arzhanicën, Velikën e
Pepajn dhe u drejtuan për në Murinë. Luftimet më të përgjakshme u bënë
në Velikë e në Pepaj, prandaj përpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre.
Ushtria malazeze u tërhoq në Sutjeskë. Por, Shtabi Shqiptar nuk kishte
ndërmend të vazhdonte përparimin në thellësi të tokës së Malit të Zi. Më
9 janar ai urdhëroi forcat shqiptare, që nuk hasën ndonjë kundërshtim
nga ushtritë malazeze, të tërhiqeshin në kufirin e vjetër.

Gjatë
betejës së Pepajt e të Velikës, të dyja palët patën dëme në njerëz, por,
sipas të dhënave të ndryshme, ato të Malit të Zi qenë më të shumta.
Shqiptarët lanë në këto luftime edhe dy kapedanët trima, Kurt Asllanin e
Nure Kurtin.Për këtë arsye knjaz Nikolla shpalli menjëherë se i kishte pezulluar
veprimet luftarake në kufi dhe se zbatimin e Traktatit të Berlinit në
këtë pikë po ua linte përsëri në dorë Fuqive të Mëdha. Madje ai kërkoi
nga konsulli britanik në Shkodër që të ndërhynte pranë autoriteteve
qeveritare të vilajetit, me qëllim që edhe shqiptarët t'i pezullonin
veprimet e mëtejshme luftarake.

4Lidhja e Prizerenit Empty Re: Lidhja e Prizerenit 2/4/2013, 19:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës

Në mbledhjen e përbashkët që
bënë në Shkodër, më 1 mars 1880, krerët e Hotit, të Grudës, të
Kelmendit e të Kastratit miratuan një peticion drejtuar Fuqive të Mëdha,
në të cilin deklaronin se do të rrëmbenin armët për të mbrojtur trojet e
tyre, në rast se Fuqitë e Mëdha do ta miratonin projektin "Korti".


11 prill 1880, Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës, formoi Shtabin
Ushtarak të vilajetit me detyrë që të merrte masat e duhura për
mbrojtjen e Hotit e të Grudës. Në krye të Shtabit Ushtarak u vu kolonel
Hodo Sokoli me anëtarëve si Selim Çoba, Filip Çeka, Shaban Bushati, Zef
Simoni, Selim Gjyrezi etj., dhe krerë malësorë si Dedë Gjoni dhe Ismail
Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga Gruda, Nikë Gila dhe
Nikë Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj.Më 18 prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha miratuan propozimin
italian, që njihet me emrin "vija Korti", për t'i dhënë Malit të Zi, në
vend të Plavës e Gucisë, viset e Hotit e të Grudës. Dorëzimi i këtyre
viseve u vendos të bëhej pas 4 ditësh, më 22 prill 1880.

Më 19
prill 1880, Hodo bej Sokoli dhe pas tij 1 500 veta deklaruan se nuk do
ta njihnin as atë, as Stambollin. Po atë ditë u nisën për në vijën e
kufirit vullnetarët e parë qytetarë, rreth 1 500 veta, të cilët u
bashkuan me mijëra vullnetarë malësorë që kishin vrapuar nga malësitë e
Veriut.

Në mbrëmjen e 21 prillit u nisën nga Shkodra, duke
lundruar në liqen, disa dhjetëra anije me vullnetarë shkodranë, rreth 3
mijë veta, të cilët, së bashku me Shtabin Ushtarak dhe komandantin e tij
Hodo Sokolin, u vendosën në Tuz. Në 22 prill 1880, sipas Protokollit të
Stambollit, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat e
tjera që i takonin Malit të Zi. Forcat shqiptare i zunë këto pika para
se të afroheshin ushtritë malazeze. Gjatë gjithë vijës mbrojtëse qenë
rreshtuar rreth 8 mijë vullnetarë shqiptarë, në gatishmëri për të
kundërshtuar përparimin e ushtrive malazeze.Pak më vonë, ushtritë malazeze, me rreth 10 mijë veta, arritën tek Ura e
Rzhanicës, pika më e përparuar e kufirit të vjetër. Aty u ndeshën me
pararojat e ushtrisë së Lidhjes Shqiptare, të përbëra nga disa qindra
qytetarë e malësorë, të cilët u bënë thirrje të ndaleshin, pasi banorët e
këtyre vendeve nuk i njihnin vendimet e Fuqive të Mëdha. Ushtritë
malazeze nuk u bindën, por kërkuan të marshonin për të marrë në dorëzim
kalanë e Tuzit. Atëherë, pararojat shqiptare hapën zjarr kundër
pararojave malazeze. Kështu, tek Ura e Rzhanicës filloi më 22 prill
përleshja e armatosur ndërmjet tyre.

Sapo shpërthyen krismat e
para, forcat vullnetare të Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Ismail
Markut e Baca Kurtit, u hodhën në sulm të furishëm kundër forcave
kryesore malazeze që ndodheshin në Helm, në breg të lumit Cem. Të dyja
palët luftuan me vendosmëri për disa orë rresht. Më në fund, ushtritë malazeze u thyen dhe u tërhoqën për në Podgoricë, duke lënë disa të vrarë e të plagosur.

Duke
parashikuar një sulm të ri nga ana malazeze, Komiteti Ndërkrahinor i
Shkodrës vendosi t'i mbante forcat luftarake në kufi dhe të siguronte
armë martina për vullnetarët shqiptarë të pajisur pjesërisht me huta dhe
pjesërisht me jataganë. Për këtë qëllim u ftuan krahinat e vilajetit që
të shtonin ndihmat financiare. Mbi shtresat e pasura të Shkodrës u
shpall një tatim i jashtëzakonshëm në të holla e në drithë. Në këto
rrethana Preng pashë Bibë Doda, duke parë se me qëndrimin e vet të
lëkundur po cilësohej nga opinioni publik si bashkëpunëtor i Cetinës,
pranoi ftesën e Komitetit Ndërkrahinor për të mobilizuar mirditorët dhe
për t'i sjellë në Tuz.Menjëherë pas disfatës që pësoi më 22 prill 1880, knjaz Nikolla
protestoi pranë Fuqive të Mëdha dhe këto më 24 prill i drejtuan qeverisë
osmane një notë kolektive, me të cilën e shtrëngonin që t'i dëbonte
forcat shqiptare nga kufiri për t'u hapur rrugën forcave malazeze.


fillim të muajit maj, pas ardhjes së forcave mirditore, në vijën
kufitare numri i vullnetarëve u rrit në rreth 9 mijë veta, përveç 7 mijë
të tjerëve që qëndronin në gatishmëri në shtëpitë e tyre për t'u nisur
në luftë sapo të lëshohej kushtrimi. Sipas njoftimeve që kishte Shtabi
Ushtarak, përtej kufirit qëndronin rreth 20 batalione malazeze me
afërsisht 9 mijë veta të armatosur me martina dhe të pajisura me topa e
artileri.Shtabi i Shkodrës dhe Shtabi i Kosovës i propozojnë Komitetit Kombëtar
të Lidhjes për sulm, mirëpo Komiteti e refuzon këtë me mendimin që
presioni, që ushtronte përqendrimi i forcave kufitare në Hot e Grudë,
ishte i mjaftueshëm për t'i detyruar Fuqitë e Mëdha të rishikonin
Protokollin e Stambollit.

Pasi pranuan në parim të hiqnin dorë
edhe nga Protokolli i Stambollit, Fuqitë e Mëdha miratuan më 15 qershor
1880 propozimin e Anglisë e të Austro-Hungarisë për t'i dhënë Malit të
Zi, në vend të Hotit e të Grudës, qytetin bregdetar të Ulqinit së bashku
me rrethinat e tij.

5Lidhja e Prizerenit Empty Re: Lidhja e Prizerenit 2/4/2013, 19:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sot, 130-vjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare

Statusi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit


Dr. Rexhep KRASNIQI

Ne
Qershorin e vjetit 1878 u majt mledhja e parë e Kushtetutes nen
drejtimin e Iljas Pashes prej Dibret dhe, mu ne nji maxhi të Prizrenit u
shpallen, per të paren herë, venimet e Lidhjes. Me perjashtimin e
Shkodres e cila, me anen e nji telegramit, u bashku njizanit me venimet e
Lidhjes ku e tanë perfaqsija e venit të Verilindjes Shqipnisë, si
p.sh.: Prizreni, Gjakova, Peja, Gucija, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina,
Gilani, Shkupi, Tetova, Kerçova, Monastiri, e Dibra, ishin mledhë e
betu ne ket Kuven.Fryti i ketyne bisedimevet kjenë, ne radhë të parë, dy venime me nji
randesi të madhe per Lidhjen e Prizrenit: I pari venim u murë gjatë e
gjanë me udhëzimin e qevevrisjes per tokat shqiptare të daluna prej
venimevet të Lidhjes Shqiptare, Venimi i dytë: Kishte me u dhanë "BESA"
me anen e nji shkrimit per "Paqe e murojtje" dhe me keto dy venime doli
ideja politike e "Bashkimit komtar". E poashtu, veprimet luftarake
kishin me u vu nen drejtimin e "Rregullores te Kushtetutës", e cila
kishte me venosë qetsinë e rregullin publik, dhe ne rast nevojet, edhe
murojtjen e venit.

Ketu poshtë po rrjeshtojmë dokumentat dhe
venimet e maruna të cilat kan me dritçu opinionin publik shqiptar. Keto
dokumenta janë xjerrë prej Konsullates Austro-Hungare në Shkoder.TAALIMAT (UDHËZIME).

Neni 1.


Në Prizren ka me u
themelu nji Komitet Qendror prej njerzvet të besushem e Deputetëvet të
Sanxhakut, të Prefekturavet e Nen-Preketuravet, per të drejtu çeshtjet
dhe punet zyrtare me njerzit e besushem të qytetevet e të krahinavet, me
anen e të cilvet t'u bahet e dijtun per me zbatu venimet e Lidhjes të
perpilume njizanit. Per letërshkembimin midis Lidhjes e personavet të
nryshem, secili ka me perdorë "Unazen" e vet si nenshkrim.

Neni 2.

Tëgjithë ata deputetë qi nuk kan me mujtë me qindru në Komitetin Qendror, menjiherë, posa te kthehen ner venet e tyne per me formu komitetet e
prefekturavet, mrena 10-15 ditvet e kan per detyrë me i vu ne kamë të
gjithë burrat e aftë per sherbimin ushtarak. Per ket hap, ka me u njoftu
menjiherë Komiteti Qendror i cili ka me u dhane udhëzimet e duhuna.

Neni 3.

Secila krahinë ka me ba mobilizimin ushtarak të burravet dhe me i da ata ne dy grupe krejtësisht të plotsume.

Neni 4.

Kurë
ke me u plotsu formimi i trupavet të zgjedhuna ushtarake, urdhenat e
Komitetit Qendror kan me i shku Nen-Komitetevet te nryshme per seecilen
krahinë e simas listavet të perpilume per t'u ba gadi per t'u drejtu kah
venet e caktume.

Neni 5.

Simas venimevet të perditëshme të
Kongresit per t'a ba forcen anmike të deshtojë, ka me u ba mobilizimi i
pergjithëshem ner krahinat ma t'aferta me nji ushtri të mjaftushme.
Nersa krahinat e largta kan me u njoftu prej Komitetit Qendror per të
kenë gadi e, pa humë kohë, i tanë kontigjenti (grupi) ka me unisë atje
ku duhet.
Neni 6.

Komandantat, majorat sidhe oficerat e tjerë të caktumë per secilen krahinë, kan me u zgjedhë prej popullit.

Neni 7.

Kontigjentat
(grupet ushtarake) e krahinavet të nryshme kan me u inspektu prej
Komitetit Krahinor të Sanxhakut. Oficerat kanë me kenë vazhdimisht nen
urdhenat e tyne pa asnji kundërshtim.

Neni 8.

Masi
delegatet të kethehen ner venet e tyne, e kan per detyrë me i raportu
Komitetit Qendror sistemin sidhe numrin e armvet të vume ne dispozicjon
prej popullit.
Neni 9.

Burrat e krahinavet t'aftë per sherbimin
ushtarak, kan me u dergu menjiherë tek fushat e betejës. Ai qi ka me
kundershtu ketij urdheni ose, per të gjatë marshimit, ka me kerku me j'a
kethy shpinen burravet besnikë të tij, ose vehet ne t'ikun para
anmikut, ka me u gjyku simas rrethanavet me djegejen e shtepijat ose ka
me u denu me vdekje. Ne anen tjetern, ai njeri i cili nuk ka shtepi,
porse ka me u gjetë i mshehun ne shtepijat e familjarvet të tij ose edhe
të kushurijvet, të gjithë njerzit e tij, ciletdo ata qofshin, kan me u
denu ne menyrë të rreptë prej ligjit.

Neni 10.

Kurë
nji ushtar, ose vehet ne t'ikun para anmikut, ose gjatë marshimit
mshehet ner krahinat e tjera, ka me u kapë menjiherë prej popullit të
venit e
me j'a dorezu Komitetit Qendror. Kunder ketij kan me u marë masa neshkimore të rana.

Neni 11.

Kryetaret
e lagjevet bashkë me Imamet e qytetevet e të katunevet sidhe njerzit e
qeverisë, e kan per detyrë me i dorezu Kuvenit listen e burravet besnikë
e t'af'e per zherbim ushtarak ne qytetet e katunet e tyne pa mshehë
kerkend. Ne rast të kundert kundershtaret e ketij urdheni kan me u denu
rreptesisht.

Neni 12.

Si oficerat e naltë ashtu
edhe nen-oficerat kan me dorezu listen e numrit të njisivet ushtarake
nen urdhenat e tynhe me perpikni. Ai oficer, me dije ose padije,
shtremnon ose zmadhon numrin e tyne, ka me u denu per abuzim e mosbindje ndaj detyrës tij.

Neni 13.

Ner gazermat
kryesore kan me u organizu qendra të ndryshme per damjen e plaçkes
s'anmikut, të cilat kan me regjistru e kan me da gjanë e gjallë të
zaptume prej tij gjatë vazhdimit të luftes ner fushat e betejes.

Neni 14.

Kurë
nji ose ma shumë njisi të "Shtabit të Pergjithëshem" u nepet urdhëni
per operacjone ushtarake, por kan xanë per vedi nji sasi prej gjasë së
gjallë, kan me j'a dorëzu nenpunsavet të caktumë të cilet ma anej, kan
me j'a shperda njsivet të tjera qi kan metë pa gja porse janë pjesë e
poasaj komande. Nenpunsat e kan per detyrë m'e da ket plaçkë jo vetem atyne qi kan
luftu, porse edhe krytarvet të familjevet t'atyne qi kan humë jetën tuj
luftu, dhe kejo detyrë u besohet oficeravet të njisivet të nryshme. Ai
njeri i cili metet mrapa ne gazermat, nuk ka të drejtë me marë gja prej
plaçkes. Kush ka pasë mundësinë me ba plaçkë por asht mujtë prej anmikut
nersa njisi tjera qi nuk kan marë pjesë n'atë betejë por kan pasë
mundesinë me u ardhë ne nihmë atyne tuj e shpetu plaçken e bame ne
luftë, ka me j'ua da edhe ketyne njisoj. Seecila plaçkë, me lopë ose gja
të gjallë ne doren e plaçkitsavet bahet pasuni e tyne.

6Lidhja e Prizerenit Empty Re: Lidhja e Prizerenit 2/4/2013, 20:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Neni 1.

Lidhja e jonë formohet me qellim qi t'i
kundershtoje çdo qeverijet, perveç asaj të Portes Naltë dhe të veprojë
aktivisht me të gjitha mjetet per të murojtun integritetin (tansinë) e
venit.

Neni 2.

Qellimi i jonë ma i naltë asht me
murojtë të drejtat perandorake të personit të paperlyshem të madhnisë
tij Sulltanit, sunimtarit t'onë. Pranej na, të gjithë ata që i
kundershtojnë kesaj dhe dishirojnë me shkaktu trazime, per ma teper, ata
qi perpiqen me dobsu autoritetin e qeverisë s'onë, si dhe ata qi i
perkrahin kësilloj njerzish, kemi me i konsideru si anmiq të komit e
t'atdheut dhe, perderisa keta nuk permirësohen, kemi me i dëbu prej
visevet t'ona bashkë me ata qi munohen me cenu nerin e banorvet besnikë
të venit t'onë.
Neni 3.

Perfaqsusat e rrethevet tjera qi dishirojn me u
bashku me Lidhjen t'onë, na kemi me kenë të gatshem me i pranu. Keta kan
me u regjistru ne Listen e Lidhjes si miq të qeverisë e të venit t'onë.

Neni 4.

Ne
lidhje të ngushtë me ligjet e nalta të besimit mysliman (sherijatit),
na kemi me murojtë jeten, pasuninë dhe nerin e shokvet besnikë të
besimit jo-mysliman, ashtu si per vehten t'onë, por kundra
kryengritsavet kemi me vepru simas rrethanavet të venit.
Neni 5.

Të gjitha shpenzimet per majtjen e trupavet të
rekrutume ner rrethet, kan me u pagu në bazë të udhëzimevet qi kan me u
dhanë veçan. trupat vullnetare qi kan me ardhë prej sëjashtmi kan me u
pranu me andje ne gjinin e kontigjentavt t'ona.

Neni 6.

Tuj
pasë parasyshë gjendjen e Ballkanit, na nuk kemi me leju ne asnji
menyrë hymjen e trupavet të huaja ne venin t'onë. Qeverinë Bullgare nuk
kemi m'e pranu as edhe per emen. Ne qoftëse Serbija nuk ka me i leshu me
të mira viset t'ona të zaptume padrejtësisht, na kemi me mobilizu
kundra saj fuqina vullnetare dhe kemi me u perpjekë deri ne fund per
t'ja arrijte me i zbraze keto vise prej sish. Po keshtu kemi me vepru
edhe kundra Malit të Zi.
Neni 7.

Kurë po shofim se bashkëvenasit e bashkfetarët
t'onë po vujnë ne Ballkan, me dishiren e tyne janë radhitë të gjithë ne
Lidhjen t'onë e, tuj kenë se detyrat e tyne janë me nji randësi të
veçantë, na po lidhemi me ta e, simas rrethanavet të kohes e të venit,
nuk kemi me mungu per t'u dhanë nihmen t'onë dhe per t'u marë vesht mes
nesh.

Neni 8.

Ne qoftëse repartet e rrethevet,
nersa zbatojnë qellimet e Lidhjes, kan me hasë ner veshtirsina të çfardo
llojit ata qofshin atbotë, kojshitë e rrethevet, posa t'a marin
udhëzimin e duhun, kan me u shpejtu per t'u dhanë atyne nihmen e
nevojshme per t'ja merrijtë qellimit.
Neni 9.

Ai qi braktisë Lidhjen t'onë - Zoti na rujtë -
dhe ka me ba krimin e "spiunit", ose ai qi u shmanget zbatimit
t'urdhënavet t'eprorvet, ka me u neshku rreptësisht.

Neni 10.

Banori
i nji krahine i cili ka me hy me Lidhjen t'onë, cilido qoftë dhe i çdo
besimit qoftë, edhe po pat ba lutje per t'u zhgarku prej detyrës tij me
lejen e Lidhjes, nuk mundet me udhtu as kah Serbija e as kah Mali i Zi.
Kundraveprusi ka me u njehë fajtor në bazen e artikullit të caktumë të
spiunazhit.

Neni 11.

Kush prej nesh qi asht marë
me sherbimin e Lidhjes simas zotsisë tij por nuk ka mujtë m'e kry
detyren ashtu si duhet dhe asht tregu i pakujdesëshem ose i pabindun, ose qi shperdoron zyren dhe detyrimet e tija ndaj sherbimit,
sidhe ai qi ka guxu me kry ndonji veper çnjerzore e të panershme ka me
marë neshkrimin e meritumë dhe pasunija e tij ka me u konfisku.

Neni 12.

Nisja
e trupavet, mobilizimi e perdorimi i tyne, sidhe masat e tjera
perkatse, kan me u rregullu ne bazë të udhëzimevet të cilat kan me u
pregaditë veças.

Neni 13.

Per dergimin e
urdhënavet perkatse (dokumenta origjinale), me sigurinë ma të madhe, ka
me j'u kushtu vemendja ma e zgjutë per letërshkembimin perkates.
Neni 14.

Vetkuptohet ne ket mes se qeverisja, n'asnji
menyrë, nuk ka me u perzi ner çeshtjet e Lidhjes. Ne anen tjeter, as
Lidhja e jonë nuk ka me u perzi n'asnji menyrë ner çeshtjet e mrendëshme
t'administrates qeveritare, po nuk kje fjala per masa dhunet të
provume.

Neni 15.

Ka nji kopje të ketyne venimet të posaperpilume asht per t'u shperda ner venet e duhuna.

Neni 16.

Ne bazë të aktit të Lidhjes, të cilin e kemi perpilu na, deputetet e
kreshnikevt trima të Shqipnisë Veriore t'Epirit e të Bosnjes, t'atyne
burravet të cilet, ç'prej dites qi kan le, nuk njofin tjeter mjeshtri
perveç asaj t'armvet dhe qi janë gadi me derdhë gjakun per shtetin,
komin e Atdheun, kemi zgjedhun si kryqytet "PRIZRENIN" e poashtu,
fatbardhësisht kemi me pranu kurr e asnjiherë qi ndonji sunimtar i hujë
me na tiranizu dhe me shtypë banoret e tokavet t'ona. Kejo, Lidhja e
Jonë, ka me kalu brez mas brezit, tek femijtë e femijvet t'onë, dhe ai
qi shkeputet prej saj, ka me u kunsideru si "trathëtar i Fesë Islame",
dhe ka me u mallku e me u perbuzë prej anes s'onë. Na po lidhemi me
"BESË" per me ndjekë porositë qi permajnë keto venime dhe per dishmi, po
vejmë të gjithë nenshkrimet t'ona. 5-18 Qershor, 1878.

(Vazhdojnë 47 nenshkrime).
Kesisojit, Shqipnija j'u nenshtru venimevet të Lidhjes Shqiptare per tri
vjet rresht, 1878 - 1881, qendra e së ciles ishte ba Prizreni. Qendra
të dyta per Shqipninë Veriore u themelunë në Gjakovë, Guci, Shkoder e
Diber. Per pjesen jugore u banë qendrat: Preveza, Janina e Gjinokstra
48). Ndersa Elbasani, per poziten e favorshme gjeografike ne kethizë të
Shqipnisë, mori detyren e nji qendre nerlidhëse midis Veriut e Jugut të
venit. 49)

Lidhja u dergoi perfunimet e venimet shqiptare
Ambasadavet të ndryshme të Fuqivet të Medha ne Stamollë sidhe Kongresit
të Berlinit, ne të cilen shprehesh kjartas dishira dhe venimi i popullit
shqiptar per të drejtat e tija komtare. Nerkaq, bashkësija myslimane,
të lidhun edhe me parinë e malcisë permi Shkoder, kishin venosë me u ba
pjesë aktive ne Lidhjen e Prizrenit. Ket venim ata j'a dergune Lidhjes
per njoftim.Kundra dishires qeverisë turke, ne ket mes, u banë demonstrata popullore
të cilat moren formen komtare. Gjatë vazhdimit të ketyne
demonstratavet, u dergunë telegrame Kongresit të Berlinit tuj shprehë
dishiren e perbetume të popullit shqiptar kundra venimevet të padrejta
per shkeputjen e tokavet shqiptare. 50)

Aty kah marimi i
Qershorit 1878, u bashkunë me Keshillin e Naltë të Lidhjes Prizrenit
perfaqsusat e Shkodres, nji prej Podgorice si edhe: Kater bajraktarë si
perfaqësusa të Malcisë Madhe, e të tjerë prej Hotit, Grudes, Kastratit,
Kelmenit, Rrjollit, Shkrelit, Shllakut, Temalit, Sumes, Shales, Shoshit e
poashtu edhe tre delegatë të Mirdites të cilet, n'emnin e bajraqevet qi
ata perfaqsojshin, u bashkunë me "Besen Shqiptare të Lidhjes". Nerkaq,
dy perfaqësusa të Lidhjes Prizrenit, u dergunë n'Elbasan per të paraqitë
pjesen Veriore të Shqipnisë në lidhje me "Besen Shqiptare" per të marë
venime të perbashkëta me perfaqsusat e Toskenisë. Masi moren fund bisedimet, meten vetem perfaqsusat e qytetevet:
Monastir, Diber, Shkup, Prishtinë e Novipazar, të cilet tuj u bashku me
perfaqësusat e Lidhjes, formunë "Komitetin për murojtjen e tokavet
shqiptare" sidhe drejtimin e Levizjes.

Nersa parija po priste
venimet e maruna ne Kongresin e Berlinit, caktunë me ba pregaditjet per
murojtjen e venit; s'parit kundra Serbisë e Malit të Zi. Lidhjes j'u
desht me marë per të fornizu trupat vullnetare si me ushqime, veshmathje
e poashtu me armë e muncjon.

Ne Shkup, Mitrovicë e Novipazar,
kishin pesë grumullu sasina të konsiderushme armesh, municjon e mjete
ushqimore. Gjithashtu, ishte pasë marë venimi ne bazë të cilit trupat
vullnetare shqiptare, ne rast nevojet, mund të mershin prej ketyne
grumbullimevet. Me ket lloj venimi, trupat vullnetare të parregullta u jepesh mundesija me i kundershtu me armë ne dorë
ushtrisë turke e cila, simas planit të Kongresit të Berlinit, kishte me
shtrengu popullaten shqiptare per me i çu urdhenat ne ven. Nersa njisitë
lokale qeveritare kerkunë me vu ne kontakt me Lidhjen Shqiptare siç
vertetohet edhe me anen e dokumentavet perkatëse, moren urdhen prej
Stamolles me anë telegramesh, per me shtypë e me nalu çdo levizje
luftarake të shqiptarvet kundra sebvet e malazezvet.

Themelimi i
Levizjes Prizrenit me degët e saja ne tanë Shqipninë, duhet konsideru
njeherit edhe si nji shtytje e influences hujë. Si duket, influenca dhe
shtytja e ketyne forcavet të huja nuk kishte me pasë suksesin e pritun
po të mos ishte meshtetë edhe ne nijesitë e popullit shqiptar dhe
venimet e maruna per t'u difu të gatshme me u hjedhë ne luftë per lirinë
e tyne komtare si shej i zgjimit dhe i bashkëpunimit komtar. 51)Lidhja e Prizerenit Www_sm



Lidhja e Prizerenit Xx

Lidhja Shqiptare e Prizrenit


« Përgjigju #4 më: 10-06-2008, 10:14:21 »



Vazhdojnë 5 (pesë) nene tjera. I tanë ky materjal asht perkëthim prej turqishtes në gjermanisht.

Kararname (Akti i venimevet)

I
komitetit të Prezrenit per murojtjen e venit, i nenshkrumë prej 47
Deputetëvet Myslimanë të Prizrenit, Gjakoves, Pejes, Gucisë,
Novipazarit, Senices, Teshlixhes, Mitrovices, Vuçiternit, Prishtinës,
Gilanit, Shkupit, Tetoves, Kerçoves, Gostivarit, Dibres Siperme e të
Poshtme:

Neni 1.

Lidhja e jonë formohet me qellim
qi t'i kundershtoje çdo qeverijet, perveç asaj të Portes Naltë dhe të
veprojë aktivisht me të gjitha mjetet per të murojtun integritetin
(tansinë) e venit.

Neni 2.

Qellimi i jonë ma i
naltë asht me murojtë të drejtat perandorake të personit të paperlyshem
të madhnisë tij Sulltanit, sunimtarit t'onë. Pranej na, të gjithë ata që
i kundershtojnë kesaj dhe dishirojnë me shkaktu trazime, per ma teper,
ata qi perpiqen me dobsu autoritetin e qeverisë s'onë, si dhe ata qi i
perkrahin kësilloj njerzish, kemi me i konsideru si anmiq të komit e
t'atdheut dhe, perderisa keta nuk permirësohen, kemi me i dëbu prej
visevet t'ona bashkë me ata qi munohen me cenu nerin e banorvet besnikë
të venit t'onë.

Neni 3.

Perfaqsusat e rrethevet
tjera qi dishirojn me u bashku me Lidhjen t'onë, na kemi me kenë të
gatshem me i pranu. Keta kan me u regjistru ne Listen e Lidhjes si miq
të qeverisë e të venit t'onë.

Neni 4.

Ne lidhje të
ngushtë me ligjet e nalta të besimit mysliman (sherijatit), na kemi me
murojtë jeten, pasuninë dhe nerin e shokvet besnikë të besimit
jo-mysliman, ashtu si per vehten t'onë, por kundra kryengritsavet kemi
me vepru simas rrethanavet të venit.

Neni 5.


gjitha shpenzimet per majtjen e trupavet të rekrutume ner rrethet, kan
me u pagu në bazë të udhëzimevet qi kan me u dhanë veçan. trupat
vullnetare qi kan me ardhë prej sëjashtmi kan me u pranu me andje ne
gjinin e kontigjentavt t'ona.

Neni 6.

Tuj pasë
parasyshë gjendjen e Ballkanit, na nuk kemi me leju ne asnji menyrë
hymjen e trupavet të huaja ne venin t'onë. Qeverinë Bullgare nuk kemi
m'e pranu as edhe per emen. Ne qoftëse Serbija nuk ka me i leshu me të
mira viset t'ona të zaptume padrejtësisht, na kemi me mobilizu kundra
saj fuqina vullnetare dhe kemi me u perpjekë deri ne fund per t'ja
arrijte me i zbraze keto vise prej sish. Po keshtu kemi me vepru edhe
kundra Malit të Zi.

Neni 7.

Kurë po shofim se
bashkëvenasit e bashkfetarët t'onë po vujnë ne Ballkan, me dishiren e
tyne janë radhitë të gjithë ne Lidhjen t'onë e, tuj kenë se detyrat e
tyne janë me nji randësi të veçantë, na po lidhemi me ta e, simas
rrethanavet të kohes e të venit, nuk kemi me mungu per t'u dhanë nihmen
t'onë dhe per t'u marë vesht mes nesh.

Neni 8.

Ne
qoftëse repartet e rrethevet, nersa zbatojnë qellimet e Lidhjes, kan me
hasë ner veshtirsina të çfardo llojit ata qofshin atbotë, kojshitë e
rrethevet, posa t'a marin udhëzimin e duhun, kan me u shpejtu per t'u
dhanë atyne nihmen e nevojshme per t'ja merrijtë qellimit.

Neni 9.

Ai
qi braktisë Lidhjen t'onë - Zoti na rujtë - dhe ka me ba krimin e
"spiunit", ose ai qi u shmanget zbatimit t'urdhënavet t'eprorvet, ka me u
neshku rreptësisht.

Neni 10.

Banori i nji
krahine i cili ka me hy me Lidhjen t'onë, cilido qoftë dhe i çdo besimit
qoftë, edhe po pat ba lutje per t'u zhgarku prej detyrës tij me lejen e
Lidhjes, nuk mundet me udhtu as kah Serbija e as kah Mali i Zi.
Kundraveprusi ka me u njehë fajtor në bazen e artikullit të caktumë të
spiunazhit.

Neni 11.

Kush prej nesh qi asht marë
me sherbimin e Lidhjes simas zotsisë tij por nuk ka mujtë m'e kry
detyren ashtu si duhet dhe asht tregu i pakujdesëshem ose i pabindun,
ose qi shperdoron zyren dhe detyrimet e tija ndaj sherbimit, sidhe ai qi
ka guxu me kry ndonji veper çnjerzore e të panershme ka me marë
neshkrimin e meritumë dhe pasunija e tij ka me u konfisku.

Neni 12.

Nisja
e trupavet, mobilizimi e perdorimi i tyne, sidhe masat e tjera
perkatse, kan me u rregullu ne bazë të udhëzimevet të cilat kan me u
pregaditë veças.

Neni 13.

Per dergimin e
urdhënavet perkatse (dokumenta origjinale), me sigurinë ma të madhe, ka
me j'u kushtu vemendja ma e zgjutë per letërshkembimin perkates.

Neni 14.

Vetkuptohet
ne ket mes se qeverisja, n'asnji menyrë, nuk ka me u perzi ner çeshtjet
e Lidhjes. Ne anen tjeter, as Lidhja e jonë nuk ka me u perzi n'asnji
menyrë ner çeshtjet e mrendëshme t'administrates qeveritare, po nuk kje
fjala per masa dhunet të provume.

Neni 15.

Ka nji kopje të ketyne venimet të posaperpilume asht per t'u shperda ner venet e duhuna.

Neni 16.

Ne
bazë të aktit të Lidhjes, të cilin e kemi perpilu na, deputetet e
kreshnikevt trima të Shqipnisë Veriore t'Epirit e të Bosnjes, t'atyne
burravet të cilet, ç'prej dites qi kan le, nuk njofin tjeter mjeshtri
perveç asaj t'armvet dhe qi janë gadi me derdhë gjakun per shtetin,
komin e Atdheun, kemi zgjedhun si kryqytet "PRIZRENIN" e poashtu,
fatbardhësisht kemi me pranu kurr e asnjiherë qi ndonji sunimtar i hujë
me na tiranizu dhe me shtypë banoret e tokavet t'ona. Kejo, Lidhja e
Jonë, ka me kalu brez mas brezit, tek femijtë e femijvet t'onë, dhe ai
qi shkeputet prej saj, ka me u kunsideru si "trathëtar i Fesë Islame",
dhe ka me u mallku e me u perbuzë prej anes s'onë. Na po lidhemi me
"BESË" per me ndjekë porositë qi permajnë keto venime dhe per dishmi, po
vejmë të gjithë nenshkrimet t'ona. 5-18 Qershor, 1878.

(Vazhdojnë 47 nenshkrime).

Kesisojit,
Shqipnija j'u nenshtru venimevet të Lidhjes Shqiptare per tri vjet
rresht, 1878 - 1881, qendra e së ciles ishte ba Prizreni. Qendra të dyta
per Shqipninë Veriore u themelunë në Gjakovë, Guci, Shkoder e Diber.
Per pjesen jugore u banë qendrat: Preveza, Janina e Gjinokstra 48).
Ndersa Elbasani, per poziten e favorshme gjeografike ne kethizë të
Shqipnisë, mori detyren e nji qendre nerlidhëse midis Veriut e Jugut të
venit. 49)

Lidhja u dergoi perfunimet e venimet shqiptare
Ambasadavet të ndryshme të Fuqivet të Medha ne Stamollë sidhe Kongresit
të Berlinit, ne të cilen shprehesh kjartas dishira dhe venimi i popullit
shqiptar per të drejtat e tija komtare. Nerkaq, bashkësija myslimane,
të lidhun edhe me parinë e malcisë permi Shkoder, kishin venosë me u ba
pjesë aktive ne Lidhjen e Prizrenit. Ket venim ata j'a dergune Lidhjes
per njoftim.

Kundra dishires qeverisë turke, ne ket mes, u banë
demonstrata popullore të cilat moren formen komtare. Gjatë vazhdimit të
ketyne demonstratavet, u dergunë telegrame Kongresit të Berlinit tuj
shprehë dishiren e perbetume të popullit shqiptar kundra venimevet të
padrejta per shkeputjen e tokavet shqiptare. 50)

Aty kah marimi i
Qershorit 1878, u bashkunë me Keshillin e Naltë të Lidhjes Prizrenit
perfaqsusat e Shkodres, nji prej Podgorice si edhe: Kater bajraktarë si
perfaqësusa të Malcisë Madhe, e të tjerë prej Hotit, Grudes, Kastratit,
Kelmenit, Rrjollit, Shkrelit, Shllakut, Temalit, Sumes, Shales, Shoshit e
poashtu edhe tre delegatë të Mirdites të cilet, n'emnin e bajraqevet qi
ata perfaqsojshin, u bashkunë me "Besen Shqiptare të Lidhjes". Nerkaq,
dy perfaqësusa të Lidhjes Prizrenit, u dergunë n'Elbasan per të paraqitë
pjesen Veriore të Shqipnisë në lidhje me "Besen Shqiptare" per të marë
venime të perbashkëta me perfaqsusat e Toskenisë.

Masi moren
fund bisedimet, meten vetem perfaqsusat e qytetevet: Monastir, Diber,
Shkup, Prishtinë e Novipazar, të cilet tuj u bashku me perfaqësusat e
Lidhjes, formunë "Komitetin për murojtjen e tokavet shqiptare" sidhe
drejtimin e Levizjes.

Nersa parija po priste venimet e maruna ne
Kongresin e Berlinit, caktunë me ba pregaditjet per murojtjen e venit;
s'parit kundra Serbisë e Malit të Zi. Lidhjes j'u desht me marë per të
fornizu trupat vullnetare si me ushqime, veshmathje e poashtu me armë e
muncjon.

Ne Shkup, Mitrovicë e Novipazar, kishin pesë grumullu
sasina të konsiderushme armesh, municjon e mjete ushqimore. Gjithashtu,
ishte pasë marë venimi ne bazë të cilit trupat vullnetare shqiptare, ne
rast nevojet, mund të mershin prej ketyne grumbullimevet. Me ket lloj
venimi, trupat vullnetare të parregullta u jepesh mundesija me i
kundershtu me armë ne dorë ushtrisë turke e cila, simas planit të
Kongresit të Berlinit, kishte me shtrengu popullaten shqiptare per me i
çu urdhenat ne ven. Nersa njisitë lokale qeveritare kerkunë me vu ne
kontakt me Lidhjen Shqiptare siç vertetohet edhe me anen e dokumentavet
perkatëse, moren urdhen prej Stamolles me anë telegramesh, per me shtypë
e me nalu çdo levizje luftarake të shqiptarvet kundra sebvet e
malazezvet.

Themelimi i Levizjes Prizrenit me degët e saja ne
tanë Shqipninë, duhet konsideru njeherit edhe si nji shtytje e
influences hujë. Si duket, influenca dhe shtytja e ketyne forcavet të
huja nuk kishte me pasë suksesin e pritun po të mos ishte meshtetë edhe
ne nijesitë e popullit shqiptar dhe venimet e maruna per t'u difu të
gatshme me u hjedhë ne luftë per lirinë e tyne komtare si shej i zgjimit
dhe i bashkëpunimit komtar. 51)

N'se nryshimet midis Gegvet ne
veri e Toskvet ne Jugë, midis myslimanvet e kristjanvet, midis
malizorvet e bujqvet fusharakë sidhe qytetarvet, nuk kishin me dalë aq
fort të zmadhume, sidhe n'anën tjeter, po të mos eksistonte sadopak nji
nijesi komtare e perbasket sado e vogel qi t'ishte ne lidhje me
pjekuninë politike me të gjitha keto mungesa të dukëshme ne sytë e
njeriut, prap se prap, keto rrethana e veprime të shumfishta, shprehin
kjartas se ka "Nji komb shqiptar"52. Sepse, jo vetem keto, por edhe
gjuha e perbashket shqipe, zakone e doke të perbashkëta dhe dendësisht e
banume per të paraqitë nji ven komplet. Por edhe ne bazë të historisë
perbashket, duhet të formonte ekzistencen e vertetë të ketij "Komi
shqiptar".

Elementat e emancipimit (zhvillimit politik) të vume
ne veprim me anen e Lidhjes të cilat, me kalimin e kohes, moren trajtat e
shprehjes komtare53. Si rrjedhim i kesaj levizje, duhet me çmu edhe
themelimin e Shoqatës literare shqiptare në Stamollë, e cila mori
persiper me perhapë gjithkund e me skjaru ne Shqipni çeshtjen t'onë
komtare. 54)

(Marrë nga libri "Kongresi i Berlinit e Verilindja e Shqipnisë"

fq.74-86, studim me të cilin Dr.Rexhep Krasniqi mbrojti doktoraturën më 1934.).



7Lidhja e Prizerenit Empty Re: Lidhja e Prizerenit 2/4/2013, 20:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Muzeu Historik Kombëtar hapi dje ekspozitën kushtuar 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit nëpërmjet një ekspozite origjinale fotografike


Muzeu
Historik Kombëtar hapi dje, ekspozitën kushtuar 130-vjetorit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Ekspozita me fotografi nga kjo ngjarje
historike, është fryt i punës 2 mujore të bërë nga ideatorët e Muzeut
Historik Kombëtar. Ekspozita me anë të 16 stendave fotografish,
objekteve historike dhe skulpturave, pasqyron këtë ngjarje historike,
duke bërë një kalim në kohë jo vetëm në rend kronologjik, por dhe në atë
tematik të ngjarjeve që kanë ndodhur. Drejtori i Muzeut Historik
Kombëtar, Kasem Biçoku, theksoi se në këto punime janë fokusuar qëllimet
kryesore, si dhe ngjarjet më të rëndësishme që ndryshuan rrjedhën e
historisë. Lidhja e Prizrenit u mbajt më 10 Qershor të vitit 1878, nën drejtmin e Iljaz Pashë Dibrës në qytetin e
Prizrenit, nga ku mori dhe emrin. Ky institucion u krijua tre ditë para
zhvillimit të Kongresit të Berlinit dhe është Kuvendi i dytë kombëtar
për nga rëndësia historike e tij, pasi krijoi dhe Lidhjen Kombëtare më
23 prill të 1881, i cili shënon bashkimin politik dhe ushtarak më të
madh të krijuar ndonjëherë në historinë e re të shqiptarëve. Këto ishin
disa nga arsyet, të cilat nga ana e këtij muzeu, u ngrit një ekip pune
që u mor me ideimin e këtij projekti dhe bëri të mundur realizimin
konkret me stenda fotografish. E gjithë ekspozita është e ndërtuar me
gjithsej 16 stenda, materiale historike ose objekte të ndryshme të
pjesëtarëve të kësaj lidhjeje si: një shtëpi në miniaturë e selisë
qendrore të Lidhjes së Prizrenit, mjete luftarake, pistoleta dhe pushka,
xhamadani i Mic Sokolit, tryeza punës e Sami Frashërit, si dhe disa
libra objekte të përdorura prej tij. Ndër to, kryesorja ishte një
skulpturë e titulluar "Beslidhja" që mban emrin e Asim Lokjas. Skulptura
paraqet një lidhje duarsh, simbol i unitetit të këtij Kuvendi. Ky punim është i vendosur që
prej vitit 1981 në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ekspozita nxjerr në pah
disa periudha të momenteve më të rëndësishme historike, të punës së
patriotëve dhe vullnetarëve të kësaj lidhjeje në vitin 1878 - 1881, ku u
realizuan 2 qëllime kryesore që ishin: mbrojtja e trevave shqiptare të
katër vilajeteve të Shqipërisë dhe realizimi i idesë së patriotëve
shqiptarë për bashkimin e 4 vilajeteve në një të vetëm. Këtu bëjnë pjesë
mbrojtja e viseve të Shqipërisë së Epërme të Plavës dhe Gucisë (Tetor
1879 - Janar 1880), viset e Hotit dhe të Grudës (pranverën e vitit
1880). Të dy këto krahina arritën të mbroheshin nga këto forca
vullnetare, pasi në atë periudhë nuk kishte një strukturë drejtuese. Kjo
lidhje u bë shtylla kryesore për mbrojtjen e viseve të Ulqinit përgjatë
(gusht - tetor më 1880), gjithashtu të trojeve të Shqipërisë së Poshtme
ku bënte pjesë Çamëria, vise këto të përfituara nga shovinistët grekë
sipas Traktatit të Berlinit. Në një intervistë për ATSH-në, Enver Kushi,
shkrimtar dhe muzeolog në Muzeun Kombëtar tha se, ''Abedin Pashë Dino,
është një nga figurat më të kompletuara, pasi ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm të mbrojtjes
së Shqipërisë së Poshtme. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur dhe
pjesëtarë të tjerë si, Pashko Vasa që botoi "E vërteta mbi Shqipërinë
dhe shqiptarët", Iliaz Pashë Dibra (kryetar i Kuvendit), Sami Frashëri
dhe Hoxha Tahsim, që arritën me anë të përpjekjeve të tyre, mbrojtjen e
këtyre trojeve, si dhe krijimin e një qeverie të përkohshme që arriti të
zëvendësonte organet e pushtetit osman. Të gjithë këta kanë qenë
shpirti i kësaj lidhjeje dhe në të njëjtën kohë janë memorizuar si
intelektualë klasi". Në një prej stendave të kësaj ekspozite, titulluar
Shqipëria në shek XIX, pasqyrohet zhvillimi ekonomik që patën trevat
shqiptare të asaj kohe, si funksionimi i doganave dhe mjeshtërive nga
ana e artizanëve shqiptarë, si dhe ndërtimi i urave dhe godinave. Në një
tjetër është projektuar momenti i Luftës ruso-osmane, shkaku ose
origjina e situatës së komplikuar që dhe në ditët e sotme evidentohet
për Gadishullin e Ballkanit, si origjina dhe shkaku i problematikave të ndryshme. Ky ishte një nga shkaqet që lindi nevojën,
që patriotët të kundërpërgjigjen me krijimin e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, ose siç njihet ndryshe nga burime historike si Lidhja e
Prizrenit. Këtu u morën një sërë vendimesh të rëndësishme, të cilat të
përfshira në dokumentin e quajtur Kararname (libri vendimeve), si
Talimati (libri urdhëresave) dokument tjetër që ishte një akt nënligjor
për zbatimin e vendimeve të Kuvendit e bashkangjitur me nënshkrimet e
delegatëve. Ky Kuvend nuk ishte vetëm një organizatë, që u mor vetëm me
mbrojtjen e territoreve të Shqipërisë, por u cilësua si një organizatë
që në fazën finale arriti të krijojë dhe një qeveri të përkohshme dhe
mjaft të rëndësishme. "Por siç është evidentuar hapësira kohore dhe
personalitete të ndryshëm historike, janë deformuar jo pa qëllim. Pra,
qëllimi kryesor i kësaj ekspozite, është të dalin në pah me vërtetësi
dhe mjaft personalitete të historisë, të cilët janë lënë në errësirë për
arsye të caktuara. Në projektimin e kësaj ekspozite, është ndjekur
kriteri kronologjik dhe ai tematik, për pasqyrim jo vetëm në rend kohor, por dhe në atë të
ngjarjeve historike që kanë ndodhur", tha Sali Kadria, muzeolog dhe
kordinator i projektit. Artisti i Popullit, Reshat Arbana, recitoi poezi
të zgjedhura nga Vaso Pasha, pjesë nga Histori e Skënderbeut e Naim
Frashërit, si dhe nga Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës. Në realizimin e
kësaj ekspozite dhanë kontribut edhe Enver Kushi, Sali Kadria,
Sotirulla Hoxha, Fatmir Boshnjaku, Entela Kasemi, Nazmi Behari dhe
Ardian Pojani. Drejtori i Muzeut, Kasem Biçoku, i shprehu mirënjohjen e
tij zonjës Liljana Verdho që me rastin e këtij përvjetori botoi me logon
e Muzeut Historik Kombëtar librin e saj "Skënderbeu në shtypin e
Lëvizjes Kombëtare (1880-1912)". Të pranishëm në këtë aktivitet ishin
dhe studiues të Institutit të Historisë, Gjuhësisë dhe Letërsisë, të
Institutit të Kulturës Popullore si dhe të Ministrisë Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve. Pas koncertit të mbajtur ditën e djeshme në Teatrin e
Operas dhe Baletit, ky ishte aktiviteti i dytë i dedikuar kësaj
ngjarjeje historike. Përgjatë ditës së djeshme dhe të sotme, në kuadër të muajit
të kulturës Shqipëri-Kosovë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës
"Arbnori" në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, do të
shfaqet një montazh me filma historikë si: "Skënderbeu", "Liri a
Vdekje", "Nëntori i Dytë", "Mësonjëtoria", "Kush vdes në këmbë" etj., si
dhe do të shfaqet drama "Epoka para Gjyqit" kushtuar Lidhjes së
Prizrenit.

Anri Bala/ATSH

Të gjithë materialet e botuara, janë marrë nga Gazeta Rilindja Demokratike

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons