John Demjanjuk, i shpallur fajtor për rolin e tij si gardian në një kamp nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur policia gjermane.
Ai ishte dënuar në maj të vitit të kaluar nga një gjykatë gjermane me 5 vjet burg, por ishte liruar pas apelimit të vendimit. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij për shkaqe natyrale.
Gjykata tha se Demjanjuk ishte një gardian në kampin nazist të Sobiborit, në Poloni, gjatë vitit 1943, akuzë e mohuar kjo nga personi, që pretendonte se kishte qenë i burgosur lufte.
Rreth 250 mijë persona humbën jetën në dhomat e gazit në Sobibor dhe Demjanjuk u dënua se kishte qenë personi që vrau 28.060 prej tyre. Familja e 91-vjeçarit deklaroi gjatë gjyqit se ai ishte shumë i sëmurë.
Ai ishte dënuar gjithashtu për të njëjtën akuzë nga një gjykatë në Izrael, në vitin 1986, por verdikti ishte rrëzuar pasi lindën dyshime mbi identitetin e tij.
I lindur në Ukrainë në vitin 1920, Demjanjuk u rrit nën ndikimin e regjimit sovietik. Ai ishte ushtar i Ushtrisë së Kuqe në vitin 1942, kur u kap nga gjermanët.
Gjatë proçesit, prokurorët argumentuan se ai ishte rekrutuar nga gjermanët për të qenë një gardian i kampit nazist dhe për të punuar në fushat e vdekjes, ku ai ka marrë pjesë në ekzekutimet masive.
Gjithësesi, nuk doli asgjë që të provonte kryerjen e një krimi të caktuar prej tij. Ishte hera e parë që një çështje e tillë ligjore u mbajt në një gjykatë gjermane.
Thelbësore për prokurorët ishte një kartë identiteti e shërbimeve naziste “SS”, që tregonte se Demjanjuk ishte caktuar tek kampi i Sobiborit. Avokatët mbrojtës ngritën dyshime mbi orgjinalitetin e kartës, por ekspertët thanë se ajo ishte autentike.
TCH