Njeriu më i gjatë në botë, një turk i quajtur Sultan Kosen, mrekulloi fëmijët e një shkolle fillore, gjatë një vizite në Londër. 29-vjeçari, i gjatë 2,45 metra, u miqësua shumë shpejt me të miturit, madje pranoi të zhvillonte edhe një lojë basketbolli me ta… ku rezultati ishte i qartë.Vizita e tij në shkollën fillore u bë në kuadër të një programi edukues të rekordeve Guinness. Gjiganti, një fermer turk, pushoi së zgjaturi disa javë më parë, pasi një kurë eksperimentale me hormone dha më në fund rezultat.Ai kishte një tumor në tru, i cili kishte manipuluar funksionet e hipofizës dhe hipotalamusit, duke bërë që trupi të prodhonte pa ndalesë hormonin e rritjes.Pavarësisht heqjes së tumorit, rritja e tij vazhdoi deri në ndërhyrjen jetëshpëtuese të realizuar në një spital amerikan. Pa gjetjen e një kure, 29-vjeçari do të vdiste brenda pak vitesh, pasi organet nuk do të ishin në gjendje të përballonin rritjen e vazhdueshme të trupit të tij. Një amerikan, i quajtur Robert Wadlow, është njeriu më i gjatë që ka jetuar ndonjëherë. Ai ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, në vitin 1940, pasi kishte kapur gjatësinë e 2,72 metrave.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy