Forumi Kuq E Zi
Shorti Champions, reagimet e tetë skuadrave  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shorti Champions, reagimet e tetë skuadrave  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shorti Champions, reagimet e tetë skuadrave  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shorti Champions, reagimet e tetë skuadrave  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Shorti Champions, reagimet e tetë skuadrave  ChampionsleagueallegriI vrenjtur në fytyrë, por gjithsesi optimist për shanset e Milanit për të kaluar në finale ishte trajneri Massimiliano Allegri, vetëm disa orë pasi shorti i Champions League i ofroi në çerekfinale rivalin më të vështirë të mundshëm, Barcelonën.

Ndërkohë, në kampin e Realit, Bajernit dhe Chelsea, reagimet ishin të mbushura me respekt për rivalët që në letër janë të kalueshëm. Këto ishin deklaratat e para të protagonistëve, pak pas mbajtjes së shortit.

Massimiliano Allegri, trajner i Milanit: “Shorti na vendosi përballë skuadrën më të fortë në botë, por besoj se jemi përmirësuar nga hera e fundit që jemi përballur me ta në grupe dhe kemi shanse reale për t’u kualifikuar. Shpresojmë që deri atëherë të rikuperojmë disa të dëmtuar, por do të bëjmë më të mirën sido që të jetë. Nga disa muaj më parë, vetëvlerësimi ynë është rritur shumë dhe kjo mund të na ndihmojë”.

Andoni Zubizarreta, drejtues i Barcelonës: “Milanin e njohim mirë, sepse kemi luajtur në grupe. Besojmë tek aftësitë tona, ndonëse është e qartë që nëse nuk arrijmë në finale, do të ulemi përballë televizorit e do të shohim të qetë finalen. Milani nuk ishte ekipi që dëshironim për rival, por është ai që na serviri shorti dhe kjo s’mund të ndryshojë. Gjithsesi, nuk mendoj se në përgatitjen e lojtarëve ndryshon ndonjë gjë, pasi të githë prisnin një rrugë të vështirë”.

Emilio Butragueno, drejtues i Real Madrid: “Në letër, të gjithë kërkonin APOEL-in, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Ata kanë bërë një Champions të mrekullueshëm dhe nuk janë rastësisht midis tetë ekipeve më të mira. Jam i sigurt që ndeshja në Qipro, përpara publikut të tyre, do të jetë shumë e vështirë. Duhet të përgatitemi me shumë respekt kundër tyre, ndryshe surpriza APOEL mund të vazhdojë”.
Andys Polodyrou, zëvendëspresident i APOEL: “Reali, një klub i nivelit botëror, por topi do të vazhdojë të rrotullohet në të njëjtën mënyrë. Ne do të vazhdojmë të luajmë si gjithmonë. Mbase këtë herë më e mira jonë mund të mos mjaftojë, por është e sigurt që gjithsesi do të bëjmë më të mirë”.

Karl Heinz Rummenigge, president i Bayern Munchen: “Nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se duhet të jemi të kënaqur nga fati, duke parë se cilat ekipe mund të ishin kundërshtarë të tjerë. Sidoqoftë, Marseille ka eliminuar deri këtu kampionët e Gjermanisë, Dortmundin dhe një ekip të madh si Interi, prandaj jemi të paralajmëruar”.

Didier Deschamps, trajner i Marseille: “Nuk prisnim një kundërshtar të lehtë në çerekfinale, kjo është e sigurt. Nga ana tjetër, Bayern është një prej rivalëve më të vështirë që mund të na sillte shorti. Është e qartë që nuk jemi ne favoritë për të kaluar më tej, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi shanset tona. Nëse luajmë siç dimë, me pak fat mund t’ia dalim mbanë”.

Ron Gourlay, shefi ekzekutiv i Chelsea: “Jemi të kënaqur me këtë short, por do të ishte e pafalshme të fillonim të mendonim për gjysmëfinalet, pasi kemi me të vërtetë një rival të vështirë si Benfica më parë. Jemi të kënaqur edhe për faktin që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojmë në shtëpi. Kuptohet, Barcelona apo Reali do të kishin qenë rivalë më të fortë, por Benfica përfundoi e para në grupin e Manchester United dhe kjo flet qartë për cilësinë e tyre”.

Ruy Costa, drejtor sportiv i Benfica: “Në të vërtetë, nuk kishim ndonjë preferencë përpara hedhjes së shortit, pasi të gjitha skuadrat ishin tepër të forta. Chelsea? Të gjithë e njohin potencialin e tyre, por ne jemi të përgatitur për gjithçka”.

Sfidat çerekfinale
1. APOEL Nicosia-Real Madrid
2. Marseille-Bayern Munchen
3. Benfica-Chelsea
4. Milan-Barcelona

Shorti i gjysmëfinaleve
Fituesja 3-Fituesja 4
Fituesja 1-Fituesja 2
TCH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons