Sot natyra ishte e një mendjeje me kalendarin që shënonte 14 Mars, Ditën e Verës. Si çdo vit, qyteti i Elbasanit u bë kryeqyteti i festës. Mijëra qytetarë u derdhën në qytet dhe zonat periferike për të festuar. Festa e Verës nuk është vetëm për elbasanllinjtë, në këtë qytet festojne edhe qytetarë te tjere, te ardhur nga qytete te ndryshme te vendit.Festa sot nuk kuptohet pa ballokumen, embelsiren tradicionale te qytetit. Ne ritualin e festes qe perfshihet edhe takimi me natyren siç thone ne kete qytet. Te gjithe qytetaret pas festimeve ne qender te qytetit zhvendosen me familjare dhe miq, drejt zonat piktoreske ne perifere te qytetit apo drejt restoranteve, ku gatuhen ushqime te veçanta per kete dite. Zanafillën "Dita e Verës" e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Festë në Tiranë, njerëzit derdhen në rrugëNdërkohë, për të tetin vit radhazi Dita e Veres eshte festuar ne Tirane ku mijera njerez kane mbushur bulevardin "Dëshmorët e Kombit", per te shijuar aktivitet organizuar nga bashkia e Tiranes.Lulet simbol i kesaj feste kane zene vendin kryesor ne kete dite shoqeruar me embelsiren tradicionale, ballokumen nga Elbasani. Argetimet per femije kane qene te larmishme qe nga koncertet, te pikturat e te tjera aktivitete.Një risi për Diten e Verës në kryeqytet ka qene hapja e panairit me produkte shqiptare, i cili ka bashkuar bizneset nga te gjitha trevat shqiptare shoqeruar dhe nga ansambli i qytetit."Kësaj Dite Vere sot i shtohet një dimension më të vertetë thelbësor, që ka të bëjë më cilësinë e ushqimit, me cilësinë e jetës, ka të bëjë me mënyrën se si ne zgjedhim të jetojmë apo të shijojmë jetët tona. Sot nëpërmjet këtij panairi tregojmë se kemi një potencial të madh për të jetuar dhe shijuar më mirë jetët tona, pavarësisht nëse jetojmë brenda kufijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi apo Maqedonisë, duke qenë krenarë për atë që na bashkon, të kaluarën tonë dhe duke parë me besim nga ajo që në bashkon në të ardhmen tonë, që është cilësia e lartë dhe e patjetërsueshme e prodhimeve shqiptare", tha Basha.Ne lulishtet “3 Vëllezërit Frashëri" është kompozuar Qyteti i Artit, i rrethuar me piktura të nxënësve të Liceut Artistik 'Jordan Misja' dhe është shoqeruar me muzike 'rock'.Berisha: Në 2013 hapim rrugën
Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka kthyer ne tradite festimin e Ditës së Verës në Elbasan, këtë vit i ka dhënë festës tonë edhe me familjarë, duke marrë me vete jo vetëm bashkëshorten, por edhe dy nga mbesat e tij.
Së bashku ata kane festuar Diten e Veres me qytetaret e Elbasanit, duke u bere pjese e atmosferes se gezueshme dhe shumëngjyreshe, që çdo 14 mars e shndërron Elbasanin në kryeqytetin e Dites së Verës. Për kryeministrin Berisha, i cili, çdo vit viziton edhe panairin tradicional te qytetit, 14 Marsi eshte dita e riperteritjes se forcave dhe energjise, dy elemente keto qe kryeministri i sheh veçanerisht të ndërthurur, kur vlereson ekonomine shqiptare.
“Ne festojme me mire se kurre, sepse ne nje stuhi, ne nje krize te thelle shumeplaneshe qe ka pllakosur ekonomite e Europës dhe të botës, ekonomia shqipare mbetet dhe në vleresimin me serioz te bere vetem 3 dite me pare, ekonomi e qendrueshme, ekonomi qe rritet, ekonomi qe krijon vende pune dhe qe rrit gjithnje e me shume prodhimin”, tha Berisha.
Duke i premtuar kryetarit socialist te bashkise se Elbasanit mbeshtetjen e qeverise per projektet e zhvillimit te qytetit, kryeministri Berisha garantoi qytetaret se vitin e ardhshem udhetimi Tirane-Elbasan do te kryhet nepermjet tunelit, kohe kjo qe perkon edhe me nisjen e pergatitjeve per fushaten e ardhshme elektorale.
"Ne festojmë më mirë se kurrë, se vetëm pak javë na ndajnë nga dita kur drita e tunelit do të dalë në dy anët dhe vitin e ardhshem Tirana do te derdhet ne Elbasan me 14 mars", tha Berisha.Rama: Bashkë për Rilindjen
Kreu opozitës Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda ka preferuar të jetë pjesë e festës së Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.
Duke marrë shkak nga kjo festë zoti Rama u shpreh se nisur nga ditë të tilla më shumë se kurrë nevojitet Rilindja Shqiptare.
"Kjo ditë e bukur feste popullore, bashkë me kthimin e Diellit shërben për të lehtësuar qoftë edhe për një moment plagët sociale dhe hallet e njerëzve të zakonshëm, që në ditë si këto këto besoj që ndiejnë edhe më shumë nevojën për një Rilindje Shqiptare, që vuajnë papunësinë dhe kanë nevojë për punësim real, që duhet të paguajnë taksa më shumë se të pasurit dhe kanë nevojë për një taksim të ndershëm, që e kanë të pamundur të marrin shërbime në spitale sepse nuk kanë lekë dhe kanë nevojë për shërbime publike sipas nevojës.
Sipas traditës, kreu opozitës së bashku me bashkëshorten kanë vendosur në dorë veroren, si simbol i Ditës së Verës. Së bashku me deputetët qarkut të Elbasanit, Rama ka vizituar Panairin Tradicional të Ditës së Verës.